Ministri i mbrojtjes dha dorëheqjen, Kurti: Shkak arsyet familjare, e falënderoj për punën që ka bërë

8 Gusht 2023, 12:54| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 13:07

  • Share

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen nga posti. Në një reagim në Facebook, Kurti falënderon Mehajn për punën që ka bërë në krye të ministrisë, ndërsa bën zyrtare Ejup Maqedonci do jetë ministri i ri.

"Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës. Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë. Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari", shkruan Kurti. 


Lajmi kryesor:

Ndryshime në qeverinë e Albin Kurtit, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj! E zëvendëson koloneli i FSK-së


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?