Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto tha se sulmi izraelit ndaj UNIFIL nuk ishte një gabim por një zgjedhje. Duke folur për Il Foglio, lidhur me incidentin pranë Vijës Blu, kufirit midis Izraelit dhe Libanit ku vepron misioni i Kombeve të Bashkuara, me një kontingjent të konsiderueshëm italian brenda tij, ai tha:
"Ky është një akt i rëndësishëm dhe serioz. Dhe ndryshimi nga incidentet e kaluara është se kjo ngjarje, e cila preku UNIFIL-in dhe gjithashtu kontingjentin tonë, nuk është një gabim, diçka që ndodhi pavarësisht nga vullneti i IDF-së, por, sipas asaj që UNIFIL ka komunikuar, një zgjedhje e saktë.
Po aq e saktë nga ana e tyre sa është e pakuptueshme dhe e papranueshme nga ana jonë. Do t'i shpreh me gjithë forcën e mundshme homologut tim izraelit mosmiratimin tonë të plotë (dhe më shumë) për atë që ndodhi.", u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
UNIFIL akuzon Izraelin për sulm ndaj paqeruajtësve në Liban: Çdo veprim i tillë përbën shkelje të Rezolutës 1701 dhe ligjit ndërkombëtar
Xh.D/ReportTv.al