Unifil në Liban, foto arkiv

Bota

UNIFIL akuzon Izraelin për sulm ndaj paqeruajtësve në Liban: Çdo veprim i tillë përbën shkelje të Rezolutës 1701 dhe ligjit ndërkombëtar

3 Shtator, 10:19| Përditesimi: 3 Shtator, 14:20

  • Share

Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) ka akuzuar Izraelin për sulm ndaj personelit të saj, duke e cilësuar si një nga sulmet më serioze që nga armëpushimi që i dha fund luftës me Hezbollahun në nëntor. Sipas UNIFIL, 4 granata u hodhën pranë forcave paqeruajtëse në Vijën Blu. 

"Dje në mëngjes, dronët e ushtrisë izraelite hodhën katër granata pranë forcave paqeruajtëse" pranë Vijës Blu, vijës së demarkacionit të OKB-së midis Izraelit dhe Libanit", tha UNIFIL në një deklaratë sot, duke denoncuar "një nga sulmet më serioze" kundër personelit të saj që nga nëntori. j

Sipas UNIFIL, një granatë goditi brenda 20 metrave dhe tre të tjera brenda afërsisht 100 metrave nga personeli dhe automjetet e OKB-së. UNIFIL tha se ushtria izraelite ishte informuar paraprakisht për punën e pastrimit të rrugëve në zonë, në juglindje të fshatit Marwahin. 

"Çdo veprim që rrezikon paqeruajtësit dhe asetet e Kombeve të Bashkuara, si dhe çdo ndërhyrje në detyrat e tyre të caktuara, është e papranueshme dhe përbën një shkelje serioze të Rezolutës 1701 dhe ligjit ndërkombëtar. Është përgjegjësi e IDF-së të sigurojë sigurinë dhe mbrojtjen e paqeruajtësve që ata kryejnë detyrat e caktuara nga Këshilli i Sigurimit", thuhet në deklaratë.

Vetëm javën e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zgjati unanimisht misionin paqeruajtës në Liban deri në fund të vitit 2026. E themeluar në vitin 1978, UNIFIL patrullon kufirin jugor të Libanit me Izraelin.

Ora 14:17
Ministri italian i Mbrojtjes: Sulmi i ushtrisë izraelite ndaj UNIFIL-it nuk ishte një gabim, por një zgjedhje

1756901970_crosetto.jpg

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto tha se sulmi izraelit ndaj UNIFIL nuk ishte një gabim por një zgjedhje. Duke folur për Il Foglio, lidhur me incidentin pranë Vijës Blu, kufirit midis Izraelit dhe Libanit ku vepron misioni i Kombeve të Bashkuara, me një kontingjent të konsiderueshëm italian brenda tij, ai tha: 

"Ky është një akt i rëndësishëm dhe serioz. Dhe ndryshimi nga incidentet e kaluara është se kjo ngjarje, e cila preku UNIFIL-in dhe gjithashtu kontingjentin tonë, nuk është një gabim, diçka që ndodhi pavarësisht nga vullneti i IDF-së, por, sipas asaj që UNIFIL ka komunikuar, një zgjedhje e saktë. 

Po aq e saktë nga ana e tyre sa është e pakuptueshme dhe e papranueshme nga ana jonë. Do t'i shpreh me gjithë forcën e mundshme homologut tim izraelit mosmiratimin tonë të plotë (dhe më shumë) për atë që ndodhi.", u shpreh ai. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?