Bota

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Portat e ferrit janë hapur në qytetin e Gazës

5 Shtator, 18:05| Përditesimi: 5 Shtator, 18:09

  • Share

Foto: Israel Katz

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se “portat e ferrit janë hapur” në qytetin e Gazës, duke paralajmëruar një valë të re sulmesh intensive për të pushtuar zonën.

Në një postim në platformën X, Katz tha se ushtria izraelite do të godasë ndërtesat e larta në qytet.

Ai theksoi se Hamasi duhet të dorëzojë armët dhe të lirojë të gjithë pengjet, përndryshe do të “eliminohet”.

“Kur portat të hapen, ato nuk do të mbyllen më, dhe sulmet e ushtrisë izraelite do të intensifikohen”, deklaroi Katz, duke shtuar se ofensiva do të prekë një qytet ku ndodhen rreth një milion palestinezë.


Lajmi kryesor:

700 ditë nga nisja e luftës, Ushtria izraelite: Kontrollojmë 40% të qytetit të Gazës! Katz: Janë hapur portat e ferrit


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?