Ministri rus, Lavrov: Jemi kundër një hetimi ndërkombëtar për vdekjen e Navalnyt

22 Shkurt, 18:11| Përditesimi: 22 Shkurt, 18:15

  • Share

1708621986_lavrov.GIF

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është shprehur kundër një hetimi ndërkombëtar në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës, Alexei Navalny. 

“Për Navalnyn, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punat tona të brendshme”, ka thënë ai.

“Ne refuzojmë një hetim ndërkombëtar për vdekjen e tij”. Kështu u shpreh Lavrov, në një konferencë në Rio de Janeiro ku ndodhet së bashku me ministrat e Jashtëm të vendeve G20.

“Askush nuk e di se çfarë iu bë Navalnyt në Gjermani", shtoi më tej ai. 

 


Lajmi kryesor:

E ëma thotë se ka parë trupin e pajetë të Alexey Navalnyt, tregon se është kërcënuar: Kremlini do ta varrosë në fshehtësi


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?