Lyudmila Navalnaya, nëna e politikanit të ndjerë opozitar rus, Aleksei Navalny, që vdiq në një burg në Arktik, thotë se asaj i është treguar trupi i djalit të saj në qytetin rus të Salekhard.
Pëmes një videoje në kanalin YouTube të Navalny, ajo shpjegon se pavarësisht se i është treguar trupi i djalit të saj, nuk ia kanë kthyer.
Navalnaya gjithashtu pohoi në video se hetuesit po e “kërcënonin” atë të pranonte një funeral të fshehtë për djalin e saj, ose “ata do të bëjnë diçka me trupin e djalit tim”.
“Ata po më shantazhojnë, duke më vendosur kushtet se ku, kur dhe si duhet të varroset Alexey”, tha ajo.
Shtetet e Bashkuara fajësojnë Moskën për vdekjen e udhëheqësit opozitar në një burg të largët në Arktik. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Ëidakusëara, zoti Navalny po vuante një dënim të zgjatur në burg, që është parë gjerësisht si një ndëshkim për kritikat e tij prej vitesh ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është shprehur kundër një hetimi ndërkombëtar në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës, Alexei Navalny.
“Për Navalnyn, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punat tona të brendshme”, ka thënë ai.
“Ne refuzojmë një hetim ndërkombëtar për vdekjen e tij”. Kështu u shpreh Lavrov, në një konferencë në Rio de Janeiro ku ndodhet së bashku me ministrat e Jashtëm të vendeve G20.
“Askush nuk e di se çfarë iu bë Navalnyt në Gjermani", shtoi më tej ai.
Nena eshte nene dhe i dhimset djali Por opozitari putinit esht nje naziskin Qe donte ti debonte emigrantet Por politika eshte putane dhe smerret vesh nga eshte e drejta
Përgjigju