Kronikë

Ministria e Arsimit jep 'OK': Nxënësit e sistemit parauniversitar, javën tjetër mësim në shkolla

29 Prill 2021, 17:53| Përditesimi: 29 Prill 2021, 18:11

  • Share

Ministria e Arsimit jep "OK" për rikthimin në shkolla të sistemit parauniversitar. Kjo do të nisë nga java që vjen.

“Më në fund, procesi mësimor për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar nga klasa 1-12, do të zhvillohet në mjediset fizike të shkollave çdo ditë të javës, ndërkohë që të gjitha institucionet tona arsimore janë gati për këtë skenar që në fillim të javës tjetër duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik sikurse janë përcaktuar qartë nga MSHMS”¸ shprehet Ministrja Kushi dhe nënvizon se njësoj si në fillim të këtij viti shkollor, do të lihet në fleksibilitetin e shkollave për të hartuar specifikisht grafikun mbi zhvillimin e procesit mësimor sipas skenarit të parë: qoftë ai me një, dy apo me shumë turne, në varësi të numrit të nxënësve apo kushteve të shkollës. 

Ndërsa thekson se kanali i dedikuar “RTSH Shkolla” dhe platforma online “Akademi.al” do të vazhdojnë të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve për të mbështetur procesin mësimor, 

Kushi thotë se përpara është  sfida e madhe e provimeve të Maturës Shtetërore dhe mbyllja me sukses e këtij viti shkollor e për këtë ka pasur një apel. 

“Kam shumë besim se ju do të vazhdoni të punoni intensivisht që maturantët tanë të dalin faqebardhë. Ju lutem, t’i shfrytëzoni këto javë që kanë mbetur për të identifikuar dhe plotësuar të gjitha mangësitë që mund të jenë krijuar gjatë mësimit online.  Përfaqime të sinqerta për të gjithë ju, nxënës të dashur, që deri më tani ia dolët të përballeni e të përshtateni shumë shpejt me një vit aspak të lehtë! Një bravo të madhe edhe për përgjegjshmërinë që vazhdoni të reflektoni çdo ditë në shkollat tona dhe jashtë tyre!”, i drejtohet Ministrja Kushi të gjithë nxënësve. 


Lajmi kryesor:

COVID-19/Komiteti i Ekspertëve vendos kthimin e shkollave në normalitet: Sistemi parauniversitar të kthehet në klasa! Ministria e Arsimit jep 'OK' (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?