Sociale

Gripi i shpendëve/ Vihet në karantinë ferma 'Rea’s' në Rrashbull të Durrësit! Ministria e Bujqësisë ndalon importin e shpendëve nga 9 shtete

4 Mars, 08:41| Përditesimi: 4 Mars, 19:12

  • Share

TIRANE- Në Rrashbull të Durrësit, pularia “Rea’s” është vendosur në karantinë, pasi u raportua për ngordhje masive të pulave e zogjve. Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se kjo fermë është prekur nga gripi i shpendëve, njohur në gjuhën veterinare si sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1.

Në njoftim thuhet se “ferma është vendosur në karantinë”. Pulat dhe vezët do të asgjësohen por ende nuk ka të dhëna për numrin e krerëve. Transparenca për publikun, në këtë rast mungon, pasi media nuk u lejua të xhironte në ambientet e kësaj pularie. Ministria e Bujqësisë nuk informon për numrin e shpendëve dhe as vendin e groposjes së tyre. Veç “Rea’s” deri më tani nuk ka dyshime për ferma të tjera të prekura por 68 stabilimente janë njoftuar të marrin masa mbrojtëse.

"Në kuadër të transparencës për publikun informojmë se në datën 3.3.2025 është konfirmuar me anë të testit RT-PCR sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, në vendin tonë.

Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, se në Qarkun Durrës, në subjekti “Rea’s” shpk, me vendodhje në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, ka patur ngordhje shpendësh:, thuhet në njoftim. 

Ministria e Bujqësisë gjithashtu ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla, zogjve, shpendëve, të vezëve, të mishit dhe nënprodukteve të tjera nga Çekia, Polonia, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Moldavia, Italia dhe Bosnje-Hercegovina pasi këto shtete janë të prekura nga influenca aviare.

Gripi i shpendëve është i rrezikshëm sepse mund të prekë dhe njerëzit ku më të rrezikuarit janë fermerët dhe punëtorët e stabilimenteve. Virusi transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejt me shpendët e infektuara si dhe përmes mishit ose vezëve të pa gatuara. Specialistët thonë se nuk ka rrezik nëse ushqimet janë të gatuara në temperaturë të lartë. Gjithsesi në rastet kur virusi i tipit H5N1 kalon tek njerëzit jep simptoma që prekin kryesisht traktin respirator, ethe dhe kollë por dhe pneumoni.

Ende nuk dihet numri i pulave që kanë ngordhur, teksa subjekti ka rreth 227 708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rrashbull dhe një kapanon në Njësinë Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre.

"Është ngritur qendra e krizës në Ministrinë e Bujqësisë për menaxhimin e situatës së gripit të shpendëve Pulat dhe vezët do të asgjësohen por ende nuk ka të dhëna për numrin e pulave të ngordhura dhe për numrin e vezëve që do të asgjësohen", thuhet më tej në njoftim.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

Pas konfirmimit, është mbajtur në MBZHR, është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë menjëherë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200, datë 3.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Infuencës aviare ne shpendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve e gjalla”.

Lidhur me rastin, informojmë publikun se strukturat qëndrore dhe rajonale ka vendosur fermën në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar brenda ditës, për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar më herët në faqen zyrtare për konstatimin dhe ndjekjen e gjithë protokolleve veterinare për marrjen e masave në kohë.
AKVMB ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

Aktualisht të pranishëm në terren janë strukturat veterinare Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me autoritetet me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të cdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimin rigoroz të masave të biosigurisë, kufizimin e ekspozimit të shpendëve të tyre në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët bartës të virusit.

Kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në një numër të lartë shpendësh oborresh, për prodhim, si dhe atyre të egër në mbarë botën. Sipas Organizatave Botërore të Shëndetit të Kafshëve, asaj të Njeriut e me tej janë me qindra vatra aktive të virusit në shpendë dhe në specie të tjera.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/03/2025 01:52

    Nese vezet pasterizohen,nuk ka rrezik,por nuk e di nese vezet pasterizohen ne Shqiperi,

    Përgjigju
  • Konsumatori: 04/03/2025 22:43

    Shikoni në SPAR se po shiten vezët e kësaj kompanie..a është e lejueshme pas këtij lajmi??? Madje i kanë dhe në ofertë me ulje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?