Ministria e Drejtësisë si institucion i vetëm që ligjëron përkthyesit zyrtarë për Report Tv pranon se has në vështirësi në gjetjen e përkthyesve të gjuhëve të huaja. Më e vështirë për tu gjetur janë përkthyesit e gjuhëve të rajonit si asaj maqedonase dhe asaj serbo-kroatisht.
Në regjistrin elektronik të përkthyesve zyrtarë vihet re se mungesat më të mëdha për përkthyes janë në gjuhët: sllovene, çeke, portugeze, lituaneze (nuk ka asnjë), arabe, daneze, ukrahinase me vetëm një përkthyes zyrtar, si dhe për kinezçen, e gjuhën bullgare etj.”
Por për çfarë i shërbejnë një vendi përkthyesit zyrtar?
“Për shumë dokumenta, pasi dihet që qarkullimi I dokumentave është I lirë, qytetarët paraqiten të bëjnë dokumenta për shkollë ,për punë, për martesa Të gjitha këto dokumente kërkojnë përkthim zyrtar. Dokumente të cilat apostilohen më vonë dhe çohen për t’u përdorur në shtetin përkatës" thotë Mimoza Sadushaj, Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve
Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve Mimoza Sadushaj tregon se problemi më i madh është kur përkthyesi nevojitet për çështje institucionale.
“Problematika është situata vetëm në rastin e paraqitjes nëpër Gjykata, në përkthimin e dokumentave që bëhen nga ministritë. Ligji për Noterinë ka parashikuar që përveç përkthyesve zyrtar, që përpara noterit paraqitet një person I cili e di gjuhën, e deklaron që e di gjuhën, noteri I merr identitetin e plotë dhe bën vërtetimin e nënshkrimit të tij dhe bën përkthimin e kësaj gjuhe të rrallë” vijon Mimoza Sadushaj, Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve.
Në këtë vit akademik u vërejt interes i ulët edhe i maturantëve që zgjodhën studimin e gjuhëve të huaja në universitete. Në të gjitha raundet nuk pati asnjë student të regjistruar në gjuhën greke dhe për atë ruse. Aktualisht Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka 7 departamente atë të gjuhës angleze, italiane frënge, gjermane, spanjolle, sllavo-ballkanike dhe asaj Greke.
Megjithatë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja nuk është i vetmi burim i prurjeve të përkthyesve zyrtarë dhe në këtë fakultet nuk ka Departamente apo pedagog për të mësuar e studiuar gjuhët e rralla që na nevojiten për të punuar si përkthyes zyrtar.”
Lista e përkthyesve zyrtar në Shqipëri
Gjuha angleze 345 përkthyes
Gjuha italjane 264 përkthyes
Gjuha gjermane 54 përkthyes
Gjuha frenge 82 përkthyes
Gjuha greke 76 përkthyes
Gjuha spanjolle 19 përkthyes
Gjuha turke 36 përkthyes
Gjuha polake 5 përkthyes
Gjuha ruse 15 përkthyes
Gjuha ukrainase 1 përkthyes
Gjuha rumune 15 përkthyes
Gjuha maqedonase 5 përkthyes
Gjuhët serbe/kroate/malazeze/boshnjake 7 përkthyes
Gjuha bullgare 13 përkthyes
Gjuha holandeze 2 përkthyes
Gjuha arabe 6 përkthyes
Gjuha portugeze 1 përkthyes
Gjuha hungareze 2 përkthyes
Gjuha kineze 4 përkthyes
Gjuha çeke 2 përkthyes
Gjuha norvegjeze/suedeze/daneze 2 përkthyes
Gjuha perse 3 përkthyes
Gjuha rome 2 përkthyes
Gjuha vllahe 1 përkthyes
Gjuha sllovene 1 përkthyes
Gjuha koreane 1 përkthyes
Gjuha japoneze 1 përkthyes
Gjuha e shenjave 4 përkthyes
Shumica e ketyre gjuheve me mungesa nuk shkojne e nuk vlejne me larg se kufijte e tyre gjeografike/politike,perjashtim mund te beje ndoshta arabishtja e mandarin,nje tjeter problem eshte qe edhe sikur te kesh perkthyes,sa dokumente kane per te perkthyer t'a zeme ne nje muaj?! Asnje nuk deshiron te punoje part/time perkthyes edhe sikur vendi i ofruar eshte ne ministri.Se treti,te rinjte kur mendojne gjuhet e huaja,vendi i pare i punes qe mendojne se ku do te perfundojne pas diplomimit,nuk jane min.e drejtesise per dokumente,min.e jashtme si perkthyes delegacionesh e aktivitetesh politike,apo min.e kultures,si perkthyes librash e filmash,(ato jane caktuar per mikun e mikut),por mesues gjuhesh te huaja diku ne ndonje qytet,apo fshat ne ndonje kend te humbur e te haruar te Shqiperise me nje page po aq mizerabel.Thjesht mungon interesi e motivimi.
Përgjigju