Ministria e Infrastrukturës njoftim zyrtar për mosnisjen e tragetit 'Rigel III': Goditi kalatën Nr.8, u dëmtua duke pësuar çarje

9 Dhjetor 2021, 15:54| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 16:00

  • Share

 Ministria e Infrastrukturës njoftim zyrtar për mosnisjen e tragetit 'Rigel III'. Ajo njofton se anija u përplas në port.

"Në datë 9.12.2021, rreth orës 01:43, në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti i linjës Bari-Durrës, "RIGEL III", si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës, ka goditur kalatën nr.8 në pjesën e kiç në bordin e djathtë, duke shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit.

Autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port, për menaxhimin e situatës me pasagjerët, duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurtë në kalatë në terminal. Agjencia detare ka kompensuar pasagjerët për biletat që kishin prerë dhe ka mundësuar nisjen e tyre me tragetin “RIGEL 7” sot në mbrëmje! Është ngritur grupi i punës për hetimin e incidentit të ndodhur dhe u morën masa për riparimin e dëmeve", thuhet në njoftim. 


Lajmi kryesor:

Porti i Durrësit/ Trageti goditi kalatën Nr.8 dhe u ça, anulohet lundrimi për 184 pasagjerë që u bllokuan 24 orë në terminal: Kompania s'na kompensoi


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?