Nga operacioni për shuarjen e zjarreve

Kronikë

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e zjarreve: 19 vatra në vend orët e fundit, 3 prej tyre aktive! 445 forca, 48 mjete dhe 2 avionë suedezë në operacion

8 Gusht, 10:09| Përditesimi: 8 Gusht, 10:11

  • Share

1753618722_WhatsAppImage20250727at13.17.02.jpeg

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, operacioneve dhe dëmeve të shkaktuara deri tani.

“Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: 48 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, të ndihmuar nga FA me 73 forca ushtarake, 8 automjete zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri, si dhe dy avionë suedezë të aktivizuar në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile”.

Gjatë orëve të fundit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informon se janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive.

Në Dhivër të Finiqit vatra mbetet ende aktive dhe 120 forca nga disa rrethe punojnë në terren. Edhe në Lofkend të Mallakastrës e njëjsa situatë, me 130 forca në terren dhe 11 mjete. E treta mbetet aktive vatra në Mirditë, në fshatin Malaj, ku punojnë

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes për zjarret:

"Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive.

Vatrat aktive:

- Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetur nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura.

- Fshati Lofkënd, bashkia Mallakastër: Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër te cilat 2 të FA si dhe 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale, me mbështetje edhe nga ajri, të cilët po punojnë edhe sot për izolimin e plotë të tij.

- Në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe shkurre. Është punuar deri në orët e vona nga shërbimi vendor i MZSH,  shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, pa mundur ta izolojnë vatrën. Rrezik për banesa nuk ka.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: 48 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, të ndihmuar nga FA me 73 forca ushtarake, 8 automjete zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri, si dhe dy avionë suedezë të aktivizuar në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët. U drejtohet sërish banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo vatër të mundshme".


Lajmi kryesor:

8 zjarre aktive në disa qarqe të vendit, vijojnë flakët në Tragjas të Vlorës, Mallakastër, Bërzhitë e Gjirokastër! Ndihmuan tre avionë nga Suedia e Kroacia


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?