“Sa të jem ministër gjithmonë do ta promovoj. Për mendimin tim ka ardhur momenti që përdoruesit e rrugës të kontribuojnë për mirëmbajtjen e rrugës”, ka thënë ish-ministri Damian Gjiknuri në shtator 2018.
Idenë e paraardhësit të saj të shumëkundërshtuar nga opozita, e rrëzon ministrja aktuale. Belinda Balluku tha ekskluzivisht në Report Tv, se autostrada Tiranë-Elbasan nuk do të jetë me pagesë për qytetarët.
“ Kur rrugët janë të njoftuara për pagesë dhe ne e themi paraprakisht. Rruga e Elbasanit nuk është në planet tona me pagesë”, tha Balluku.
Rruga që përfundoi në 2019-ën që u vonua me 4 vjet për shkak të shembjeve dhe rrëshqitjeve të dherave, i kapërceu të gjitha parashikimet financiare. 32 kilometrat e këtij aksi i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 400 milionë dollarë, nga 300 që ishte parashikuar.
Tirane - Elbasan do mirembajtje , pasi po degradohet dita dites... Te pakten te pastrohet nga shkurret dhe plehrat se eshte turp, sidomos ajo trafikndarja ne mes qe po mbulohet nga shkurret
PërgjigjuPo shko para ministries transportit edhe protesto! Mos bej si I keq ne komente pa sense!
Investimi per rrugen Elbasan -Tirane eshte i madh dhe ka rruge alternative sic eshte krraba dge mire do ishte qe te pakten tek tuneli te ishte trau me pagese 1000 leje te vjetra si kontribut per mirembajthen.Ne BE ka tarifa per trafikun she jo te mos paguajme.
PërgjigjuShyqyr doli nje vendim per te miren e ketij komuniteti. Ju falenderoj te pakten menduat njehere per kete komb. Urime edhe uroj qe te kete lehtesime per te gjithe popullin sa me pare.
Përgjigju