Kronikë

Merr fund 'makthi' i pushuesve në jug, jo më radhë trafiku! Balluku: Bypass-i Vlorës hapet më 16 korrik

8 Korrik 2021, 21:15| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 23:16

  • Share

Duke filluar nga 16 korriku, qytetarët që kanë zgjedhur jugun e vendit për kaluar pushimet, do të mund të kalojnë tashmë nga Bypassi i Vlorës, duke shmangur në këtë mënyrë trafikun e rënduar që krijohet gjatë seonit veror. Ministrja e Transporteve, Belinda Balluku, inspektoi mbrëmjen e sotme punimet në Bypass, ndërsa tha se do të jetë i kalueshëm për automjetet më 16 korrik.

Balluku theksoi se punimet pritet të mbarojnë më 15 korrik, ndërsa më 16 korrik do të bëhet përurimi i rrugës. Ky segment do të jetë një alternativë më shumë për pushuesit për të udhëtuar më lehtësisht drejt bregdetit të jugut. Bypassi i Vlorës do të hapet përkohësisht për të lehtësuar trafikun gjatë sezonit veror, ndërsa më pas do të mbyllet deri në përfundimin e plotë të punimeve.

"Kjo rrugë do të jetë e përfunduar më 15 korrik, mbyllen të gjitha punimet, mbrëmjen e15 korrikut do të punohet me policinë për kolaudimin dhe më pas me përfaqësuesit europian pasi ata janë mbështetësit financiar të këtij projekti dhe me kryeministrin, më 16, të premten, kur njerëzit do të aksesojnë jugun nëpërmjet kësaj rruge, më 16 pasdite, me kryeministrin dhe përfaqësues të delegacionit Europian, do të hapim këtë rrugë për kalim. Do të shkojnë në jug pa patur nevojë të kalojnë nga qyteti i Vlorës që do të mbete një sajt turistik, por jo një rrugë kalimi për në jug", tha ministrja.

Gjatë inspektimeve, Ministrja e vuri theksin te siguria rrugore, ndërsa tha se i është kërkuar edhe Policisë së Shtetit që të inspektojë rrugë përpara se ajo të bëhet e kalueshme për automjetet, në mënyrë që të bëhen ndryshimet që mund të jenë të nevojshme.

"Ecuria e punimeve është shumë e mirë, në kantiere po punohet ditën edhe natën. Ne jemi të përqendruar te siguria rrugore dhe shikoj që dukshëm janë përmbushur disa nga kushtet e sigurisë rrugore, i kemi kërkuar Policisë së Shtetit që të vijë par ase të dorëzohet vepra dhe do inspektojmë rrugën dhe ata do të na japin sugjerimet e tyre për ndryshimet që mund të jenë të nevojshme", u shpreh Balluku.

 Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.Në projektin janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që  do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?