Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka mbërritur në gjimnazin e Fierit, Janaq Kilica ku u helmuan mbi 40 nxënës si pasojë e sprajit piper të hedhur për herë të dytë brenda 10 ditësh nga një nxënës problematik i kësaj shkolle. Ajo tha se në shkollë do të shohen dy oficerë të tjerë për ruajtjen e sigurisë së nxënësve si dhe do të vendosen kamera sigurie në ambientet e saj.
"Duket që ka një irritim të orageve të frymëmarrjes. Duket se ka qenë një paijsje që kanë përdorur. Kjo ka shkuar në përmasat e një krimi. Policia dhe prokuoria kanë marrë të gjitha masat. Do e gjejnë edhe personin që e ka hedhur sprajin edhe kësaj radhe si herën e kaluar. Kemi oficerin e sigurisë në shkollë dhe do i shtojmë edhe dy të tjerë., kamerat, do vendosim edhe të tjera. Do i marrim të gjitha masat që të mos ketë kështu problemesh. Masat ndaj nxënësve do i marrë shkolla dhe nëse ka qenë edhe dikush tjetër i përfshirë do merret edhe drejtori i policisë. Nuk e dimë çfarë është përdorur. Kemi marrë masat që herën e parë. Nxënësi që e ka hedhur e ka pranuar. Janë policia dhe prokuroria të përfshirë. Kanë ardhur 60 në spital që janë larguar, tani 16 që po marrin ndihmën mjekësore", tha Besa Shahini.
Lajmi kryesor:
2 herë brenda 10 ditësh, nxënësi problematik hedh spraj piperi në klasë, helmohen rreth 60 gjimnazistë në Fier (VIDEO)
//ReportTv.al