Politikë

Ministrja e Ekonomisë i përgjigjet Bashës: Forcojmë luftën kundër pastrimit të parave! Kullat në Tiranë janë zhvillim, jo si në perceptimin tuaj

2 Dhjetor 2021, 12:30| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 13:54

  • Share

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Kuvend se qeveria do të angazhohet më fort kundër pastrimit të parave. Ibrahimaj theksoi se kanë ndërmarrë një nismë ligjore të rishikimit të ligjit organik, të drejtorisë së parandalimit të parave. Ajo bëri me dije se qëllimi i këtij ligji është fuqizimi i mekanizmit parandalues së pastrimit të parave. Ministrja iu përgjigj edhe kryedemokratit Basha i cili tha se kullat e larta në Tiranë po bëhen me paratë e drogës. Ibrahimaj tha se në perceptimin e saj, ndërtimi i kullave tregon zhvillim.

“Angazhim i premtuar për tu përmbushur brenda vitit. Qëllimi madhor është fuqizimi i mekanizmit parandalues në pastrimin e parave duke kontriuuar në fushën e sigurisë kombëtare dhe globale. Ky ligj sjell rishikimin e rikategorizimit e subjekteve raportuese. Në vitin 2012 Shqipëria kishte një mungesë të theksuar strategjike në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në vitin 2020 jemi vlerësuar për mungesë efektiviteti të masave të marra. Reforma në Drejtësi nuk ishte e lehtë, por u zbatua. Përfshirja në listën gri është një proces që e kalojnë shumë shtete. Open Data është strategjia politike ku duhet të veprohet për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave, dhe ne e kemi bërë këtë. "Do të zhvillojmë intensifikimin e luftës sonë në pastrimin e parave. Kjo qeveri ka rritur vendet e punës, të ardhurat për frymë, zhvillimin ekonomik. Kullat në Tiranë, në perceptimin tuaj tregojnë pastrim parash, ndërsa në perceptimin tim tregojnë zhvillim, ecurinë ekonomike që nuk duket vetëm me sy, por dhe me shifra."-tha Ibrahimaj.


Lajmi kryesor:

Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?