Lulzim Basha

Politikë

Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'

2 Dhjetor 2021, 12:54| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 15:57

  • Share

Kuvendi është shoqëruar me debate të shumta lidhur me diskutimet e ligjit për "Për parandalimin  e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar", që në fund u miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës me 106 vota pro.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka folur për ato që ai i quan skema mafioze të pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimeve në kryeqytet, por jo vetëm. Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se krimi i organizuar ka sekserë në qeveri. Basha deklaroi gjatë seancës plenare se nuk ka asnjë rastësi në veprimtarinë e pastrimit të parave. Sakaq, ai shtoi se nuk ka nevojë të kërkojmë për gjurmë kur ujku është në këtë sallë.

"Po hedhin kat mbi kat paratë e drogës duke goditur konkurencën dhe ekonominë. Asnjë sipërmarrës i ndershëm nuk përballet dot sipas rregullave të tregut, sepse qeveria i përgjigjet klaneve të drogës. Këto janë të evidentuara nga DASH dhe Këshilli i Europës. Shqipëria është në zonën gri të vendeve për pastrim parash. Sipas DASH citoj 'Shqipëria mbetet e pambrojtuar për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit dhe institucioneve të dobëta qeveritare. Rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në 2017-2019 nuk justifikojnë paratë. Janë pastruar për 3 vjet 1.6 miliardë euro para të pista përmes ndërtimit. Një shumë e frikshme që mban në këmbë ekosistemin e kalbur ku gjallon krimi e korrupsioni.'"-tha Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit që të pranohet kërkesa për vettingun në politikë ndërsa shtoi se lufta kundër pastrimit të parave duhet të nisë nga salla e parlamentit. Gjithashtu ai u shpreh se kjo çështje duhet të trajtohet me kurajë, pa frikën e fatit personal të askujt. Kreu i PD tha se për përballjen me këtë gangrenë të rëndë, ka një rrugë, ka një zgjidhje, një pikënisje. Vettingu në politikë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i kërkoi Bashës nga foltorja e Kuvendit që të kallëzojë penalisht Berishën që e akuzon për çështjen Toyota Yaris. Berisha në ‘Foltoret’ e tij ka thënë se Basha ka ndarë paratë e Toyota Yaris me Taulant Ballën. Sakaq, iu përgjigj kreut të PD edhe për deklaratën se lufta ndaj pastrimit të parave duhet të nisë nga parlamenti. Balla ftoi opozitën të votojë ligjin për pastrimin e parave.

“Basha të kallëzojë Berishën, nëse Basha ka bashkëpunuar me mua në atë çështje. 30 vjet Sali Berisha çfarë s’ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju. Dhe për gjërat që me të padrejtë na keni akuzuar ne tani dëgjoni Saliu që t’ua thotë ju. Meqë po flasim për pastrim parash, zotëria që bën zhurmë ka qenë avokat në gjyqin e humbur nga z. Basha.(i drejtohet Gazment Bardhit). Sa i përket ligjit, ju ftoj ta votoni. Lidhet me vetingun e politikanëve. Kemi forcuar konceptimin e personit të ekspozuar politikisht dhe personat e lidhur me të. Pse nuk e votoni ju këtë?” - tha Balla në Kuvend.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Kuvend se qeveria do të angazhohet më  fort kundër pastrimit të parave. Ibrahimaj theksoi se kanë ndërmarrë një nismë ligjore të rishikimit të ligjit organik, të drejtorisë së parandalimit të parave. Ajo bëri me dije se qëllimi i këtij ligji është fuqizimi i mekanizmit parandalues së pastrimit të parave.

“Angazhim i premtuar për tu përmbushur brenda vitit. Qëllimi madhor është fuqizimi i mekanizmit parandalues në pastrimin e parave duke kontriuuar në fushën e sigurisë kombëtare dhe globale. Ky ligj sjell rishikimin e rikategorizimit e subjekteve raportuese. Në vitin 2012 Shqipëria kishte një mungesë të theksuar strategjike në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në vitin 2020 jemi vlerësuar për mungesë efektiviteti të masave të marra. Reforma në Drejtësi nuk ishte e lehtë, por u zbatua. Përfshirja në listën gri është një proces që e kalojnë shumë shtete. Open Data është strategjia politike ku duhet të veprohet për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave, dhe ne e kemi bërë këtë”-tha Ibrahimaj.

Ministrja iu përgjigj edhe kryedemokratit Basha i cili tha se kullat e larta në Tiranë po bëhen me paratë e drogës. Ibrahimaj tha se në perceptimin e saj, ndërtimi i kullave tregon zhvillim.

"Do të zhvillojmë intensifikimin e luftës sonë në pastrimin e parave. Kjo qeveri ka rritur vendet e punës, të ardhurat për frymë, zhvillimin ekonomik. Kullat në Tiranë, në perceptimin tuaj tregojnë pastrim parash, ndërsa në perceptimin tim tregojnë zhvillim, ecurinë ekonomike që nuk duket vetëm me sy, por dhe me shifra."-tha Ibrahimaj.

Pas diskutimeve me votat e mazhorancës dhe opozitës u miratuan 3 projektligje.

-Akt normativ  “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin me vaksina Phizer" miratohet me 112 pro dhe 2 abstenim

-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar”” miratohet me 106 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

-Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit” miratohet me 111 pro dhe 3 kundër

 

Debati i Ibrahimaj

Ora 15:53
Mazhoranca dhe opozita miratojnë 3 projektligje

Parlamenti i Shqipërisë kaloi sot 3 projektligje me votat e mazhorancës dhe opozitës. Me 112 vota pro u miratua marrëveshja për disa ndryshime për për furnizimin me vaksinës “Pfizer”, ndërsa me 106 vota u kalua projektligji për pastrimin e parave.

3 projektligjet e miratuara

Akt normativ  “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin me vaksina Phizer" miratohet me 112 pro dhe 2 abstenim

Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar”” miratohet me 106 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit” miratohet me 111 pro dhe 3 kundër

(Kliko këtu për aktivitetin e Kuvendit në seancën plenare datë 2 dhjetor 2021)

Ora 14:03
Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave, Salianji: Problem përfshirja e personave të ekspozuar politikisht! Do ta votojmë pro

 

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se opozita do të votojë pro projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave. megjithatë ai theksoi se do ta votojnë këtë ligj jo sepse besojnë te vullneti politik për ta zbatuar, por 't’ju hequr një instrument propagande që ju do ta përdorni që këta kanë ndonjë merak'. Sipas Salianjit problem është përfshirja e personave të ekspozuar politikisht të përfshirë në pastrimin e parave.

"Ka një problematik të madhe me personat e ekspozuar politikisht, të cilët janë të përfshirë në pastrimin e parave dhe ju të detyruar keni sjellë një ligj. Për arsye që vjen si rekomandim të përfshirjes në listën gri ne do ta votojmë pro, pavarësisht qëndrimit të gjithsecilit brenda grupit parlamentar. Do ta votojmë pro, jo se besojmë se ju keni vullnet politik për ta zbatuar, jo se besojmë se ky ligj ka munguar për të luftuar pastrimin e parave në këtë vend, por do ta votojmë për t’ju hequr një instrument propagande që ju do ta përdorni që këta kanë ndonjë merak. I vetmi merak që kemi ne është çuarja përpara ligjit e çdo personi të përfshirë në këtë veprimtari”, tha Salianji.

Ora 13:34
Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave, Ministri i Drejtësisë: Do ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i kërkoi sot deputetëve në Kuvend që të votojnë projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke theksuar se me rregullimet e propozuara, do të ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta. Sipas Manjës, po ashtu zvogëlohet edhe rreziku i financimit të terrorizmit. Ai theksoi se ndër të tjera është pjesë e një pakete ndryshimesh me rekomandime dhe se është edhe pjesë e detyrimeve që ka Shqipëria për hapjen e negociatave.

"Shqipëria nuk mund të jetë një vend që mund të kryhen veprimtari të paligjshme të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Me këto rregullime ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta ligjore. Ndryshimet e propozuara zvogëlojnë rreziqet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është ai i zgjerimit të rrethi të personave të ekspozuar politikisht, shtohen kategori të tjera të subjekteve, pavarësisht se me sa pushtet ekonomik apo politik janë. Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore do mundësojë nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim të shtuar", tha Manja.

Ora 13:07
Basha: Lufta kundër pastrimit të parave duhet të nisë nga parlamenti! Pranoni vettingun në politikë

 

Kryedemokrati Lulzim Bsha bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit që të pranohet kërkesa për vettingun në politikë ndërsa shtoi se lufta kundër pastrimit të parave duhet të nisë nga salla e parlamentit. Gjithashtu ai u shpreh se kjo çështje duhet të trajtohet me kurajë, pa frikën e fatit personal të askujt. Ndër të tjera Basha tha se për përballjen me këtë gangrenë të rëndë, ka një rrugë, ka një zgjidhje, një pikënisje. Vettingu në politikë.

"Kjo omerta merr fund, kur në këtë sallë, edhe ata nga ky krah i parlamentit, që nuk duan të digjen si i njomi me të thatin, do të pranojnë se kjo e keqe, që sot pretendoni të ndaloni me këto propozime në ligj, e ka origjinën të e keqja më e madhe që ka kapur shtetin. Te korrupsioni, i cili përpara se të pastrohet në mënyrë të ndjeshme nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duhet të shfaroset së pari nga kjo sallë. Duke pastruar këtë sallë nga të gjithë ata që bëhen pengesë e zhvillimit normal politik, ekonomik dhe social të vendit për shkak të të aëuzimeve që kanë kryer duke shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten, në dëm të qytetarëve të shtetit më të varfër të Europës. Për përballjen me këtë gangrenë të rëndë, ka një rrugë, ka një zgjidhje, një pikënisje. Pranoni për veten tuaj, pranoni për politikanët atë që kërkoni të bëni të detyrueshëm për noterët, që ju keni sjellë si propozim në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave. Vettingun. Për më tepër, në dallim me noterët, përgjegjësitë e politikanëve janë shumë më të mëdha, impaktet e vendimeve të politikanëve janë shumë më serioze, ndaj edhe cilësia e politikanëve, pastërtia e figurës së politikanëve, që doemos reflekton edhe vendimmarrjen kundrejt interesit të publikut, e bën të moralshme edhe përpara qytetarëve, që të jemi ne të parët që të kalojnë nga ky filtër. Që kurrsesi nuk mund t’ua imponojmë të tjerëve dhe t’ia shmangim vetes. Pra, kjo çështje është shumë e thjeshtë, dhe duhet të trajtohet me kurajo, pa frikën e fatit personal të askujt. Për të ndalur pastrimin e parave, dhe deformimet e panumërta që pandëshkueshmëria dhe korrupsioni dhe lidhjet me krimin kanë prodhuar në ekonomi dhe në shoqëri, duhet të fillojmë me pastrimin e politikës. Kjo është çështja kryesore, këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja."-tha Basha.

Ora 12:35
Tabaku: Konkurrenca e pandershme po falimenton bizneset! Pastrimi i parave, imazhi i turpit të qeverisë

1638450215_cf7b145ec4cb4a1da9fad6d85c1c2b39.jpg

Deputetja e PD, Jordia Tabaku, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se konkurrenca e pandershme po mbyll dhe po falimenton qindra biznese të ndershme. Tabaku theksoi se pastrimi i parave, është imazhi i turpit të qeverisë shqiptare. Më tej ajo tha se kjo është zyrtare.

"DASH etiketon turizmin, ndërtimin dhe lojërat e fatit. Pastrimi i parave është zyrtar. DASH shkon edhe më larg. Thotë se edhe me fonde publike, me koncesione, me PPP, pastrohen para’. Pjesa e investimit e atyre që janë persona jopublikë, investitorët privatë e kanë të gjithën pjesën e tyre për të pastruar para’. Opozita do ta kishte mirëpritur këtë ligj nëse në vazhdën e diskutimeve do të kishte një paketë të plotë që e trajtonte këtë çështje. Unë që lexova ligjin, diskutuam në komision, nuk arrij dot të kuptoj. Qindra mijëra biznese janë duke u mbyllur si rezultat i pastrimit të parave. Po dalin nga tregu si rezultat i konkurencës së pandershme. Ky ligj megjithëse do të jetë shumë bukur në listën e atyre gjërave që ne plotësojmë dhe do të vendoset një shenjë që është plotësuar edhe ky detyrim përsëri në praktikë nuk do të ndodhë asgjë, si me korrupsionin ashtu edhe me pastrimin e parave. "-tha Tabaku.

Ora 12:32
Akuzat për 'Toyota Yaris', Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën për deklaratën

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i kërkoi Bashës nga foltorja e Kuvendit që të kallëzojë penalisht Berishën që e akuzon për çështjen Toyota Yaris. Berisha në ‘Foltoret’ e tij ka thënë se Basha ka ndarë paratë e Toyota Yaris me Taulant Ballën. Sakaq, iu përgjigj kreut të PD edhe për deklaratën se lufta ndaj pastrimit të parave duhet të nisë nga parlamenti. Balla ftoi opozitën të votojë ligjin për pastrimin e parave.

“Basha të kallëzojë Berishën, nëse Basha ka bashkëpunuar me mua në atë çështje. 30 vjet Sali Berisha çfarë s’ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju. Dhe për gjërat që me të padrejtë na keni akuzuar ne tani dëgjoni Saliu që t’ua thotë ju. Meqë po flasim për pastrim parash, zotëria që bën zhurmë ka qenë avokat në gjyqin e humbur nga z. Basha.(i drejtohet Gazment Bardhit). Sa i përket ligjit, ju ftoj ta votoni. Lidhet me vetingun e politikanëve. Kemi forcuar konceptimin e personit të ekspozuar politikisht dhe personat e lidhur me të. Pse nuk e votoni ju këtë?” - tha Balla në Kuvend.

Ora 12:30
Ministrja e Ekonomisë i përgjigjet Bashës: Forcojmë luftën kundër pastrimit të parave! Kullat në Tiranë janë zhvillim, jo si në perceptimin tuaj

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Kuvend se qeveria do të angazhohet më fort kundër pastrimit të parave. Ibrahimaj theksoi se kanë ndërmarrë një nismë ligjore të rishikimit të ligjit organik, të drejtorisë së parandalimit të parave. Ajo bëri me dije se qëllimi i këtij ligji është fuqizimi i mekanizmit parandalues së pastrimit të parave. Ministrja iu përgjigj edhe kryedemokratit Basha i cili tha se kullat e larta në Tiranë po bëhen me paratë e drogës. Ibrahimaj tha se në perceptimin e saj, ndërtimi i kullave tregon zhvillim.

“Angazhim i premtuar për tu përmbushur brenda vitit. Qëllimi madhor është fuqizimi i mekanizmit parandalues në pastrimin e parave duke kontriuuar në fushën e sigurisë kombëtare dhe globale. Ky ligj sjell rishikimin e rikategorizimit e subjekteve raportuese. Në vitin 2012 Shqipëria kishte një mungesë të theksuar strategjike në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në vitin 2020 jemi vlerësuar për mungesë efektiviteti të masave të marra. Reforma në Drejtësi nuk ishte e lehtë, por u zbatua. Përfshirja në listën gri është një proces që e kalojnë shumë shtete. Open Data është strategjia politike ku duhet të veprohet për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave, dhe ne e kemi bërë këtë. "Do të zhvillojmë intensifikimin e luftës sonë në pastrimin e parave. Kjo qeveri ka rritur vendet e punës, të ardhurat për frymë, zhvillimin ekonomik. Kullat në Tiranë, në perceptimin tuaj tregojnë pastrim parash, ndërsa në perceptimin tim tregojnë zhvillim, ecurinë ekonomike që nuk duket vetëm me sy, por dhe me shifra."-tha Ibrahimaj.

Ora 12:10
Basha nga foltorja e Kuvendit: Krimi i organizuar ka sekserë në qeveri! Po hedhin kat mbi kat me paratë e drogës

 

Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se krimi i organizuar ka sekserë në qeveri. Basha deklaroi gjatë seancës plenare se nuk ka asnjë rastësi në veprimtarinë e pastrimit të parave. Sakaq, ai shtoi se nuk ka nevojë të kërkojmë për gjurmë kur ujku është në këtë sallë.

"Po hedhin kat mbi kat paratë e drogës duke goditur konkurencën dhe ekonominë. Asnjë sipërmarrës i ndershëm nuk përballet dot sipas rregullave të tregut, sepse qeveria i përgjigjet klaneve të drogës. Këto janë të evidentuara nga DASH dhe Këshilli i Europës. Shqipëria është në zonën gri të vendeve për pastrim parash. Sipas DASH citoj 'Shqipëria mbetet e pambrojtuar për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit dhe institucioneve të dobëta qeveritare. Rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në 2017-2019 nuk justifikojnë paratë. Janë pastruar 1.6 miliardë euro para të pista përmes ndërtimit. Një shumë e frikshme që mban në këmbë ekosistemin e kalbur ku gjallon krimi e korrupsioni.'"-tha Basha.

Ora 11:24
Braçe: Të kushtëzojmë çdo aktivitet me vaksinim të detyruar! Në Kuvend ka deputetë të pavaksinuar

 

Deputeti i PS, Erion Braçe, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se shteti ka në stok 550 mijë doza vaksinash, ndërsa shumë njerëz ende nuk janë vaksinuar. Braçe theksoi se sot do firmoset një tjetër marrëveshje për të marrë vaksina, por nga tjetër nuk vaksinohen qytetarët. Sakaq, ai theksoi se të gjitha aktiviteteve duhet t'ju vendoset kusht vaksinimi.

"Ka deputetë në këtë sallë që nuk janë vaksinuar. Po humbim kohë, të kushtëzojmë aktivitetet me vaksinimin, këtu po shkon gjithë Europa. Blejmë vaksina, bëjmë thirrje për vaksinim, e njerëzit nuk vaksinohen. Virusi vazhdon të qarkullojë te të pavaksinuarit. Vaksinim me detyrim për çdo aktivitet. Duke filluar nga kjo sallë, në administratën e shtetit dhe të gjithë të tjerët."-tha Braçe.

Ora 11:16
COVID/ Ministrja e Shëndetësisë: Jemi përballë një valë të re potenciale, zgjidhje nuk janë vendimet ekstreme! Vaksinimi dhe masat e thjeshta, të vetmet 'armë' efikase

 

Teksa varianti Omicron i COVID ka ngjallur jo pak frikë e panik në botë e Europë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar edhe një herë se e vetmja 'armë' për të fituar këtë 'luftë' është vaksinimi. Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu tha se vendi ndodhet përballë një vale të re të potencial e të COVID, duke theksuar se zgjidhje nuk janë masat ekstreme, por vaksinimi dhe respektimi i masave të thjeshta: distancimi, higjiena dhe mbajtja e maskës.

"Në kushtet kur e gjithë bota është në alert të shtuar për shkak të variantit të ri Omicron, lipset të jemi të gjithë bashkë për ta përballuar edhe këtë sfidë të radhës. Teksa është duke u vlerësuar forca goditëse e një vale të re potenciale, për të mos kaluar në kufizime drastike, të gjithë ekspertët në botë po rekomandojmë të vetmen mbrojtje që ka sot, vaksinën. 94% e pacientëve të shtruar në spitalin infektiv janë të pavaksinuar, vaksinimi ul me 84% riskun e shtrimit në spital. Unë e kuptoj ndikimin që ka lodhja nga pandemia, por detyra jonë është të mbrojmë jetën e qytetarëve. Në Shqipëri 47% është mbulesa vaksinale me të paktën një dozë. Nga sot çdo qytetar plus 18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës nëse kanë kaluar 6 muaj nga aplikimi i të dytës. Nevojitet që nj shumicë dërrmuese e qytetarëve të vaksinohen për të luftuar me pandeminë dhe për tju rikthyer normalitetit. Kemi shumë më tepër prë të bërë përballë skepticizmit dhe infodemisë. Ne kemi garantuar vaksinat dhe janë të disponueshme për çdo qytetar për të gjithë popullatën target. Kemi financuar për blerjen e vaksinave anti-COVID 36 mln dollarë kemi parashikuar edhe 26 mln dollarë për vitin e ardhshëm. Marrëveshja që sjellim sot për miratim, lehtëson procedurat për vaksinat Pfizer që dhurohen nga shtete që kanë disponibilitet vaksine dhe ndryshimet ën marrëveshje na ndihmojnë në rritjen e disponibilitetit të vaksinave në një kohë shumë të shpejtë. Duhet që zinxhiri ynë i solidaritetit të jetë më i fortë për të përballuar kohë e vështirë që na pret. Nuk ka kohë për të humbur në këtë betejë për jetën. Nuk janë zgjidhje vendimet ekstreme dhe ne do të jemi shumë të kujdesshëm me masat që do të marrim. Vaksinimi i kombinuar me masat e thjeshta, distanca, higjienë edhe mbajtja e maskës, janë armët që kemi në dorë dhe duhet t'i përdorim për t frenuar përhapjen e pandemisë", tha Manastirliu.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?