Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se opozita do të votojë pro projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave. megjithatë ai theksoi se do ta votojnë këtë ligj jo sepse besojnë te vullneti politik për ta zbatuar, por 't’ju hequr një instrument propagande që ju do ta përdorni që këta kanë ndonjë merak'. Sipas Salianjit problem është përfshirja e personave të ekspozuar politikisht të përfshirë në pastrimin e parave.
"Ka një problematik të madhe me personat e ekspozuar politikisht, të cilët janë të përfshirë në pastrimin e parave dhe ju të detyruar keni sjellë një ligj. Për arsye që vjen si rekomandim të përfshirjes në listën gri ne do ta votojmë pro, pavarësisht qëndrimit të gjithsecilit brenda grupit parlamentar. Do ta votojmë pro, jo se besojmë se ju keni vullnet politik për ta zbatuar, jo se besojmë se ky ligj ka munguar për të luftuar pastrimin e parave në këtë vend, por do ta votojmë për t’ju hequr një instrument propagande që ju do ta përdorni që këta kanë ndonjë merak. I vetmi merak që kemi ne është çuarja përpara ligjit e çdo personi të përfshirë në këtë veprimtari”, tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'
//ReportTv.al