Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku zbuloi sot projektin për lidhjen e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë. Duke folur në konferencën ndërkombëtare për Energjinë që u zhvillua në Pallatin e Brigadave, Balluku u shpreh se Shqipëria do të shndërrohet në qendër të furnizimit me gaz në rajon.
"Varësia nga gazi rus ka lënë të ekspozuar mjaft vende të rajonit e Evropës duke kërcënuar sigurinë energjetike. Projekti ynë ku një nga komponentët kryesorë është lidhja e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë ka tërhequr vëmendjen e aktorëve më të mëdhenj të sektorit të gazit. Deri para pak kohësh injektimi i gazit të lëngshëm nga Vlora në TAP do ishte pritur me shumë skepticizëm. Sot për shkak të pasojave të krizës energjetike, është e mundur e i zbatueshëm, por dhe çelësi fitues i këtij projekti. Sot do zhvillojmë një projekt që do transformojë pozitën tonë e do pozicionojë vendin tonë jo vetëm si qendër të furnizimit me gaz por si një kontributor në sigurinë energjetike të rajonit e pse jo të Evropës”, tha Balluku.
Lajmi kryesor:
Kompani lider në tregun amerikan e evropian të energjisë në Tiranë! Rama: Trashëguam sistem të falimentuar energjetik, sot synojmë pavarësinë totale! Shumë shpejt bëhemi eksportues
//ReportTv.al