Kompani lider në tregun amerikan e evropian të energjisë në Tiranë! Rama: Trashëguam sistem të falimentuar energjetik, sot synojmë pavarësinë totale! Shumë shpejt bëhemi eksportues

27 Prill 2022, 09:56| Përditesimi: 27 Prill 2022, 11:44

  • Share

Shndërrimi i Shqipërisë në eksportuese të energjisë brenda kësaj dekade, është ky synimi i qeverisë, që e shprehu sot kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën ndërkombëtare të energjisë që u zhvillua te Pallati i Brigadave me kompani lider në SHBA e BE.

Rama u shpreh se këto kompani janë të gatshme për t'u përfshirë në zbatimin e këtij plani për ta shndërruar Shqipërinë në kampione të Ballkanit për energjinë.

Kryeministri përmendi edhe hidrocentralin e Skavicës, që tha se do t'i japë vendit një shtytje të madhe të pavarësisë energjetike.

E pranishme në takim ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila u shpreh se  diversifikimi i burimeve të energjisë është një nevojë emergjente që u bë edhe më e qartë me pushtimin rus të Ukrainës dhe se koha nuk pret më.

Ora 11:41
Kriza energjetike, Rama përmënd Trump: I parapriu rrezikshmërisë së varësisë nga gazi rus

 

Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste rreth krizës energjetike përmëndi ish-presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili sipas tij e kishte parashikuar rrezikshmërinë e varësisë ndaj gazit rus.

 “Dua të kujtoj këtu, ish Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë një takimi që patëm në NATO. Ai mbajti një fjalim se sa e rrezikshme ishte të mbështetesh te gazi rus, dhe të gjenim më të mirin, më të pastrin, gazin e lëngët amerikan”, tha Rama.

Ora 10:21
Ministrja e Energjisë: Projekt për lidhjen e TAP me portin e lundrueshëm LNG nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë! Kthejë Shqipërinë në qendër të furnizimit me gaz në rajon

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku zbuloi sot projektin për lidhjen e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë. Duke folur në konferencën ndërkombëtare për Energjinë që u zhvillua në Pallatin e Brigadave, Balluku u shpreh se Shqipëria do të shndërrohet në qendër të furnizimit me gaz në rajon.

"Varësia nga gazi rus ka lënë të ekspozuar mjaft vende të rajonit e Evropës duke kërcënuar sigurinë energjetike. Projekti ynë ku një nga komponentët kryesorë është lidhja e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë ka tërhequr vëmendjen e aktorëve më të mëdhenj të sektorit të gazit. Deri para pak kohësh injektimi i gazit të lëngshëm nga Vlora në TAP do ishte pritur me shumë skepticizëm. Sot për shkak të pasojave të krizës energjetike, është e mundur e i zbatueshëm, por dhe çelësi fitues i këtij projekti. Sot do zhvillojmë një projekt që do transformojë pozitën tonë e do pozicionojë vendin tonë jo vetëm si qendër të furnizimit me gaz por si një kontributor në sigurinë energjetike të rajonit e pse jo të Evropës”, tha Balluku.

Ora 10:20
Projektet dhe investimet madhore/ Rama: Para disa vitesh trashëguam një sistem të falimentuar energjetik, sot synojmë pavarësinë totale

 

Kryeministri Rama në fjalën e tij në konferencën e sotme me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë në botë, tha se me projektet që ka në vazhdim Shqipëria synon të bëhet një vendi eksportues dhe i pavarur energjitikisht.

“Disa ditë më parë pata nderin të vizitoja presidentin Aliyev dhe me kënaqësi ndjeva dhe dëshmova në fjalët e tij inversin e lartë që ka për tu përfshirë në tubacionin Joniano- Adriatik i cili mund të jetë një tjetër ndryshues i madh i lojës për rajonin tonë, por që në të njëjtën kohë mund të jetë dhe një fuqi, energji e re për Europën që sa më shpejt të jetë e mundur të fitojë një pavarësi prej gazit rus. Në anën tjetër, me shumë kënaqi dëshmoj progresin e kryer në punën për shndërrimin e impiantit të Vlorës, termocentralit të Vlorës në një impiant prodhim energjie, në përpunim të energjisë së impiantit dhe po ashtu, të dëshmojë gjithashtu shumë gjëra që po ndodhin me energjinë diellore në Shqipëri. Shumë punë po kryhet për atë energjinë e erës dhe goxha punë masive që është në vijim për ëndrrën e gjatë të hidrocentralit të Skavicës, i cili do rrisë me 20% prodhimin e energjisë nga uji, hidro-ja pra dhe në të njëjtën kohë do të na lejojë dhe na japë neve një shtytje përpara drejt pavarësisë energjetike. Të tëra këto së bashku tregojnë një potencial konkret për të shndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në një eksportues neto të energjisë, gjë që është madhore për një vend si Shqipëria dhe kemi rrugë. Vetëm disa vite më parë, kur na është dashur të marrim përsipër një sistem tërësisht të falimentuar të energjetikës, ku vetëm 50%, pra gjysma e faturave të energjisë elektrike paguhej dhe gjysma e energjisë së prodhuar humbej, me një borxh të OSSHEE që shkonte thuajse 5% të PBB sonë si shtet dhe me një kulturë administrative të sektorit energjetik, por edhe të konsumimit të energjisë së prodhuar, gjë e cila mbështetej tërësisht në një anarki, si dhe mungesë investimesh që e karakterizonin sektorin tonë prej vitesh, gjë që kompaninë e shpërndarjes së energjisë si punë të të tërëve e sistemit tonë të shpërndarjes në detyrën dhe punën, një hallkë e dobët e zinxhirit ekonomik dhe të ekzistencës sonë. Sot jemi këtu, ka mijëra arsye për të parë drejt të së ardhmes, jo një e ardhme e largët, por të afërt me optimizëm të vërtetë dhe me buzëqeshje të madhe në fytyrë sepse nuk ka më dyshim që edhe pse kompanitë e përfaqësuara këtu në këtë sallë vlejnë miliarda, ata nuk paguajnë bileta avioni, pra hiç asgjë për të ardhur në Shqipëri. Jam i sigurt që të gjithë zotërinjtë e pranishëm në këtë sallë janë këtu për shkak të arsyeve të biznesit dhe për shkak se kompanitë e tyre, janë këtu për të investuar dhe për të na u bashkuar neve që të bëjmë, jo vetëm Shqipërinë, por dhe gjithë rajonin të ecë përpara. Të gjitha këto tregojnë një potencial konkret për ta shndërruar Shqipërinë Brenda kësaj dekade në eksportuese energjie. Para disa vitesh na është dashur të marrin në dorë një sistem të falimentuar. Borxhi i OSHEE shkonte në 5% të PBB tonë si shtet. Por të ardhmen e shohim me buzëqeshje”, tha Rama.

Ora 10:10
Yuri Kim: Pushtimi rus i Ukrainës ka treguar nevojën për diversifikimin e burimeve të energjisë! Koha për të vepruar

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e pranishme në konferencën ndërkombëtare për energjinë, u shpreh se pushtimi rusi i Ukrainës ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë. Ajo theksoi se tashmë është koha për të vepruar.

"Pak prej nesh mendonin se do ishim ulur në këtë konferencë ndërkombëtare për energjinë. Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë dhe energjinë. Pushtimi i Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i burimeve të energjisë nuk pret më, ndaj lind nevoja të kemi më shumë gazsjellësa. Shpresojmë që diskutimet sot të prodhojnë ide reale. Siguria energjetike ka qenë gjithnjë  e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bëjnë edhe më të dukshme.  Tani është koha për të vepruar", tha ambasadorja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 27/04/2022 19:13

    DUHEN SHUME PARQE EOLIKE,,,,SEPSE KEMI SHUME ERE NE LEZHE --SHKODER,,VLORE,,KUKES....

    Përgjigju
  • Tomor Labi: 27/04/2022 14:00

    Keto jane fantazi delirante te piktorit sepse ne duhet te ndertojme rreth 600 MW centrale qe te fitojmepamvaresine pra Skavicen 350 mw fotovoltaiket 200 mw vetem diten eoliket 200 mw vetem diten dhe ndoshta vloren 120 mw pastaj te projektojme e te ndertoime 600 mw fuqi te instaluaren qe piktori me mendjen e tij pjellore mbasi i zbulon dhe pastaj mbas 15 vjetesh pro te shikojme eksportin.Fantazi. Persa i perket reformes fantastike ne administraten e energjetikes eshte nje ender por qe vendosjen e bukuroshes Balluku mbeses se Beqirit gjakatar dhe mendjemath si drejtuse e dikasterit do te behemi "ylli ndricues" i energjrtikrd ne Ballkan e me tutje ne Bote. Cfare fantazi e cfrenuar demagogjike.

    Përgjigju
  • Grupi: 27/04/2022 13:25

    Se mos kishin merak shqiptaret qe duan te shkojne vullnetar ne ukraine dhe te lene kockat. Ky eshte shkaku i luftes, burimet e energjise. E shkatruan ukrainen duke e nxitur ne lufte, saksione rusise dhe gazi amerikan ne europe. Mund te na thone keys strateget se sa eshte diferenca e cmimit dhe kush do i paguaje kostot? Jam pro perendimor por mbi te gjitha jam shqiptar dhe me vjen keq per veten dhe popullin shqiptar, perpara se te me vije keq per tjeter kend. Zonja Kim, ku jane rezultatet e reformes ne drejtesi? Perse nuk thoni asnje fjale per korupsionin e sotem dhe e keni kthyer non graten ne barcalete? Do e ndihmoni ndonjehere sinqerisht kete vend apo do e lini ne dore te Rames, Sali Qametit, Ilir dhe Muna Floririt, Tom Doshit, Kuneterve te Bashes, Fatmir Gerdecit, Shkelzenit dhe Argites, Fatmir Xhafes dhe Jamarber Malltezi?

    Përgjigju
  • Paul: 27/04/2022 12:37

    AMERIKA DO BENTE MIRE TE NA RIKTHEHET J AMERIKA DO ISHTE MIRE TE NA RIKTHENTE PUSET E NAFTES QE NA I KA MARRE ME KOMPANINE BANKERS...RAMA DUHET TE VEPROJE KETU....

    Përgjigju
  • Persh nga Tirana: 27/04/2022 12:02

    Nuk besoj se le greku te behen progrese te tilla. Na ka pushtuar agjentura greke. Eshte ulur te ne kembekryq. Edhe amerikanet e degjojne.Nuk guxojme te themi nje fjale per gjuhen apo historine shqipe , jo me projekte te tilla. Na vodhi gjysmen e detit. Tani do marre edhe Butrintin dhe Sazanin. Po saboton cdo investim ne Jug. Un propozoj ta luftojme me armen. Ja vdekje ja Liri. Mjaft me sheqerlleqe. Ndryshe nuk ngrejme koke.

    Përgjigju
  • Torino: 27/04/2022 11:54

    Sot me shume se kurre me vijnë ne mend fjalet e dikujt:Pavaresia ekonomike eshte dhe pavaresi politike!Le te dale dikush e ta hedhe poshte kete fraze!Po pres.....

    Përgjigju
  • Drini: 27/04/2022 11:15

    Eshte mire kur nje PIKTOR ben strategjine e vendit ne ekonomi dhe sidomos ne energjitike.

    Përgjigju
  • Petrit: 27/04/2022 11:01

    Do jete nje arritje e madhe per ne nese behemi eksportues te energjise pasi kjo gje do na fuqizoje shume e do ndikoje ne rritjen e ekonomise se vendit tone

    Përgjigju
  • Dritan: 27/04/2022 10:52

    Sistem te falimentuar energjitik se iknin dritat dit per dit , ishin telat e varur skishe ku kaloje kabul kabul

    Përgjigju
  • Xhenisa: 27/04/2022 10:50

    Hidrocentrali i Skavicës mezi po pres te mbaroje se eshte me te vertete nje shtyse e madhe , se kemi dhe hidrocentrale te tjera qe i keni rregulluar

    Përgjigju
  • Aldi: 27/04/2022 10:50

    Ju sapo erdhet ne pushtet niset te ndryshonit ne sektorin e energjise elektrike se e ka pas lene rahmetliu bloze

    Përgjigju
  • Elio: 27/04/2022 10:49

    E ke gabim zoti rama , ju nuk jeni nje lojtar i vogel por nje lojtar shume i zgjuar qe po ben shume ndryshime strategjike per mire

    Përgjigju
  • Farie: 27/04/2022 10:47

    Jo une ne fakt nuk e mendoja ndonjeher qe shqiperia do merrte pjese ne nje konference te tille e sidomos per energjine elektrike se ka qene ku thrret qameti me perpara e te arrish ne kete pike

    Përgjigju
  • Era: 27/04/2022 10:44

    Duke u nisur nga keto projekte besoj se svonon dita qe shqiperia te jete eksportuese e energjise elektirke , do ishte shum zjarr se do marri shume zhvillim

    Përgjigju
  • Bojken: 27/04/2022 10:43

    Kjo eshte te punosh me fakte dhe prova jo me llafe grash

    Përgjigju
  • Genti: 27/04/2022 10:43

    E kujt do ja priste mendja qe shqiperia do arrinte ne ate faze , arritje.

    Përgjigju
    • Persh: 27/04/2022 12:12

      Per cdo gje te mire duhet te pyesim cfare kemi shitur. Falem detin, hyme ne NATO. Mos eshte valle ky cmimi per Butrintin. Po per Be mos duhet te japim Sazanin ?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?