Ministrja e Jashtme e Kosovës: Ish-luftëtari i UÇK-së u ndalua në Shqipëri, telefonova Cakajn, veproi shpejt dhe u lirua

2 Gusht 2020, 13:51| Përditesimi: 2 Gusht 2020, 14:11

  • Share

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stbulla deklaron se ish-luftëtari i UÇK-së Murtez Kastrati është ndaluar nga policia shqiptare, ashtu sikur denoncoi kreu i veteranëve. Haradinaj-Stbulla thotë se ka pasur një komunikim për rastin me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili vijon më tej ajo, ka vepruar shpejt, dhe më pas ka sqaruar se ndalimi është bërë për verifikim dhe më pas është liruar.

Ministrja e Jashtme e Kosovës i kërkon qeverisë shqiptare që të azhornojë kërkesat e Serbisë përmes Interpolit, që kërkon arrestimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së. Meliza Haradinaj-Stbulla e mbyll reagimin e fortë duke kërkuar që përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk duhet të bëhet vetëm me deklarata.

"Me të lexuar njoftimin nga z. Hysni Gucati, rreth ndalimit të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Murtez Kastratit, kam kontaktuar menjëherë homologun shqiptar z.Gent Cakaj, i cili ka vepruar shpejtë dhe ka sqaruar që z. Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para 2 orësh. Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës.

Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në bashkëpunim të ngushtë me homologun Cakaj, do të veprojmë konform kompetencave tona ligjore e kombëtare, që të mos lejojmë turpërimin e maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë. Përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk është vetëm çështje deklaratash" shkruan ministrja e Jashtme e Kosovës.


Lajmi kryesor:

Po vinte me pushime, luftëtari i UÇK-së ndalohet në Morinë pas urdhrit serb! Policia shqiptare e mohoi! Ministrja e Kosovës: Fola me Cakajn, u lirua


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?