TIRANE-Ish-luftëtari i UÇK-së, Murtez Kastrati ditën e sotme teksa po vinte me familjen për pushime në Shqipëri u ndalua në doganën e Morinit për mbi 2 orë, pasi emri i tij rezultoi se ishte në listën e dërguar nga Serbia për urdhër-arreste te Interpol-i. Lajmin i pari e dha kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kosovë, Hysni Gucati përmes një postimi në Facebook duke denoncuar veprimin e policisë shqiptare.
"Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjestarëve të UÇK-së në Interpol, nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjestarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera.
Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla", shkruante Hysni Gucati.
Policia shqiptare e përgënjeshtroi lajmin. Report Tv kontaktoi me drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit në Tiranë, por edhe të kufirit në pikën e Morinës dhe të dy institucionet e mohuan lajmin duke deklaruar se denoncimi nuk është i vërtetë. Por përgënjeshtrimin e policisë së Shqipërisë e hodhi poshtë ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stbulla, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se pasi mësoi rastin telefonoi homologun e saj Gent Cakaj.
Pas telefonatës, Meliza Haradinaj-Stbulla shprehet se Gent Cakaj veproi shpejt dhe sqaroi që Kastrati u ndalua për verifikim dhe lirua, ndryshe nga sa deklaroi drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit shqiptar. Ministrja e Jashtme e Kosovës e mbyll reagimin e fortë duke kërkuar që përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk duhet të bëhet vetëm me deklarata.
Ndalimin e ish-luftëtarit të UÇK-së e ka dënuar edhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Drejtuesi i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD Kreshnik Çollaku u shpreh se arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim. Reagimet kanë qenë të shumta edhe në Kosovë.
Deputeti i AAK-së në Kosovë, Gazmend Syla ka reaguar pas ndalimit nga organet e Republikës së Shqipërisë të ish-luftëtarit të UÇK-së, Murtez Kastrati.
Syla i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i shkruan se sa më shumë të mbahet Murtez Kastrati në burgjet shqiptare, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që luftuan për ta bërë Shqipërinë.
Ai i ka kërkuar Ramës që të hiqen nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia. Sipas deputetit të Kosovës, arrestimi i Kastratit nga autoritetet shqiptare është një skandal.
“Letër e hapur ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u arrestua ushtari i UÇK-së nga Lipjani, Murtez Kastrati. Arsyeja? Fletarresti i lëshuar nga Serbia. Z. Rama, Serbia është në ofensivë që nga shporrja nga Kosova dhe ky lajm përbën skandal. Ti këtë e di fort mirë. Z. Rama, ne ushtarët e UÇK-së i dimë vijat e kuqe me shtetet në rajon, Shqipëria nuk mundet e as nuk bën të jetë e tillë. Edhe këtë, ti e di fort mirë. Z. Rama, sa më shumë që mbahet Murtez Kastrati në burgjet tuaja, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që sa të jetë jeta jetë luftuan për ta bërë Shqipërinë. Prandaj, z. Rama, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ushtarë i UÇK-së, kërkoj nga ju që të lirohet menjëherë Murtezi dhe të hiqni nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia. Qoftë ky turpi fundit!” ka shkruar Syla në rrjetet sociale.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Murtez Kastrati nga Lipjani, është ndaluar ditën e sotme nga policia shqiptare bazuar në një fletëarrest serb, për pjesëmarrjen e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës.
Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani u ndalua sot nga policia e Shqipërisë, pasi shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe shumë ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol. I menjëhershëm ishte reagimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan. Në njoftim sqarohet se Murtez Kastrati ishte duke ardhur me familjen për pushime, teksa u ndalua nga policia e Shqipërisë. “Ne Veteranët e UÇK-së bajm thirrje organeve kompetente, Kombtare e nderkombtare, qe mos ti besojn akuzave të rrejshme të shtetit Serb, se tasht ma veq asht deshmu me keto gënjeshtra. Mbesim me shprese qe z. Murtez Kastrati të lirohet dhe të vazhdoj me aktivitetet e tia familjare e shoqrore” mbyllet reagimi.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stbulla deklaron se ish-luftëtari i UÇK-së Murtez Kastrati është ndaluar nga policia shqiptare, ashtu sikur denoncoi kreu i veteranëve. Haradinaj-Stbulla thotë se ka pasur një komunikim për rastin me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili vijon më tej ajo, ka vepruar shpejt, dhe më pas ka sqaruar se ndalimi është bërë për verifikim dhe më pas është liruar.
Ministrja e Jashtme e Kosovës i kërkon qeverisë shqiptare që të azhornojë kërkesat e Serbisë përmes Interpolit, që kërkon arrestimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së. Meliza Haradinaj-Stbulla e mbyll reagimin e fortë duke kërkuar që përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk duhet të bëhet vetëm me deklarata.
"Me të lexuar njoftimin nga z. Hysni Gucati, rreth ndalimit të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Murtez Kastratit, kam kontaktuar menjëherë homologun shqiptar z.Gent Cakaj, i cili ka vepruar shpejtë dhe ka sqaruar që z. Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para 2 orësh. Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës.
Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në bashkëpunim të ngushtë me homologun Cakaj, do të veprojmë konform kompetencave tona ligjore e kombëtare, që të mos lejojmë turpërimin e maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë. Përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk është vetëm çështje deklaratash" shkruan ministrja e Jashtme e Kosovës.
E ndërsa policia e shtetit shqiptar e mohoi që të jetë i vërtetë denoncimi për arrestimin e një ish-luftëtari të UÇK-së, Kreshnik Çollaku nga Partia Demokratike e bën fakt të kryer duke e cilësuar si skandal. Drejtuesi i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD shprehet se arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.
"Kur Tirana sillet si shërbëtore e Beogradit. Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK. Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.
Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë. Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë.
Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar. Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.
Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën. Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit.
Tirana Zyrtare po kthehet një shërbêtore e rêndomtë e Beogradit. Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi.
Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shêrbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht cfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare" shkruan ai.
Kan dash ti marin na nje leke.... se surruhet per gje tjeter.... hahaha
PërgjigjuPo beni lojen e serbit ju vllezer kosovar... Ku qendron e keqja e verifikimit... Pastaj ju vet koqovaret thoni se uftetaret e UÇK jane kriminela ,ku me dosjet tueja te perkthyera dhe te sistemuara nga Luli i PD i keni derguar ne Hage!!!
PërgjigjuShqiptare.Policia ka bere verifikime. Une me pashaporte amerikane dhe me ndaluan per verifikime gjoja se kisha emrin ne listen e Interpolit.U bene verifikimet dhe me lane te lire. Ky luftetari I UCK nuk ka pse te merzitet se nuk e arrestoi njeri kot. Pyetja eshte pse Interpoli pranon te fuse ne sistem emrat qe I vine nga lista e shtetit serb per luftetaret e UCK
Përgjigjupo pra si bini dot gomarit i bini samarit,meruni me interpolin qe ka fut listen e personave po keni bol.. jo me policine shqiptare qe zbaton marreveshjen me interpolin,dhe ky hysniu po do ta bej mire punen e tij te shkoj te bej takime me perfaqesuesit e interpolit dhe te meret vesh me ta
PD dhe LSI janë Parti BANDË dhe SERB të UDB PUTANËS !!! PD KURVA dhe LSI PUTANA , janë TURPI i SHQIPËRISË !!! PD KORRUPSIONI , dhe LSI PLAÇKITJA , NUK duhet tē flasin fare për raste të tilla , sepse i kanë TRADHTUAR SHQIPTARËT E SHQIPËRISË dhe KOSOVËS për 30 VJET RRESHT , duke SPIUNUAR LUFTËTARËT E UÇKsë , duke VJEDHUR dhe PLAÇKITUR SHQIPËRINË , dhe duke i futur SHQIPTARËT e SHQIPËRISË dhe KOSOVËS në VËLLA,-VRASJE !!! PD , LSI , PDIU , PDBNJ , PAA , PAD , LZHK , janë BANDA KRRIMINALE , ORGANIZATA MAFIOZE , dhe KOPE HAJDUTËSH të TMERRSHËM dhe të RRËZIKSHËM për KOMBIN SHQIPTAR !!! RROFTË SHQIPËRIA
PërgjigjuNe radh te par u dhjefsha pd-ne dhe ate ministren e pd se te shqiperise---nuk me duhet fare sa esht apo jo e vertet..po pse ishte i uck se dhe...ka ber vezen e kuqe detyren ka ber ndaj atdheut dhe si e ka ber ka hedhur ndonje plumb a jo...po sikur te kish sinjale se ta zem kishte lend narkotike bomba molotov....apo eshte i uck lere te iki...pd...parti e mar fund...posht pd ja shqiperis e mortjes sali krimineli qe ben te pa munduren te fus shqiptaret ne luft...edhe sot esht dora e drakules ...
PërgjigjuIsh ushtar i UCKse nuk eshte status i vecante
Ky Zotria,e kishte te shkruar se kishte qen luftetar i UCK ? dhe neqoftese ,e ka patur te shkruar,prap duhej verifikuar per vertetsin,Boll na e bet Qimen,Tra .
PërgjigjuPo mir mer rob te trashe, diferencen mes ndalimit per verifikim e arestimit dini ta beni? Po ca lesh burgu mer budall? Po pse e kishte te shkruar ne balle ai qe ishte ish-luftetar i UCK-se?! Ky kryetari ne vend te protestoj pa vend te bej punen qe ka mare persiper e ti nis listen e ish luftetarve te UCK-se policise Shqiptare e jo ta bej Serbia punen e tij! Keta UFOT e PD nuk po i quj se keta e kan te shkrujt ne balle debillekun!
PërgjigjuI ke ra pikes,nuk i heq presje asaj qe ke thene
Fiks e vertete kjo qe thua!
A thua te je jete kaq budall Edi?! Se besoj, por ashtu si dhe Nano po pergatitet per tja dhuruar qeverisjen Met-Bashes, ndryshe nuk shjegohen gjithe keto bllofe kundra vetes, qe nga Turi qe u hoqi trurin mijera votuesve te rinj, e deri tek zbatimi i urdhera-arrestet e Vucicit...
PërgjigjuTurp me pak fjal,arrestimi ish luftëtarit uck mos Beni veprime qe percajn shqiptarët anej dhe ktej kufirit o shtet
PërgjigjuRama na foli si patriot ne parlament,ne Kosove e tani arreston luftetaret e UCK-se dhe me paturpsi e mohon vet policia e shtetit.
PërgjigjuE. Para eshte kosova ajo qe nuk i hek kufit me shqiprin sa her me kan lan mua tu flet neper burgjet e kosoves me gjith kamion, tani kur tju djeg b.... atyre e pd ton per pushtet duhet mos te zbatohen Doganat
PërgjigjuJane policet servila,se me pak lek ky dote kishte kaluar pa pik problemi!a dote ishte qene me e ndershme qe ai polic hajdut ,maskara,anti shqiptare qe te komunikonte me koleget e tyre Kosovare per mos arrestimin e ketij Luftetari te UÇKse.turp dhe turp I madh per keti drejtuesat e kesaj pike.per mendimin tim duhet te ndahen perseri policia e kosoves ne vend te tyre dhe keto policet tane ne anen tone per te eleminuar keto poshtersirat e hajduteve,dhe servilave te policis shqiptare turp turm per ket maskaradhek qe kane bo.
PërgjigjuHe mo se nuk u ndalua Hashim Thaci, apo Isa Mustafa por nje qytetar i zakonshem, cfare u be se u sqarua ngjarjet, apo u ndalua dielli, po Tabakhonhja e pd leshelis a thua se ka marre vesh se nuk rrin ajo pa hedhur helm kobre mbi veprimet e policise, kjo neperke e djallezuar.
Fqinjët tan Serbt e Grekt kan qan dhe do jen armiqt e shqiptarve. Po bajn gjithqka për me fut sherr mes shqiptarve
PërgjigjuTurp dhe vetem tur tju vij ke ndaloni ju mor
PërgjigjuKy eshte shteti i Rames
Përgjigjushko mor pirdhu cop trapi
Kur i del PD në mbrojtje menjëherë. merret vesh se Beogradi ja ka nis lajmin. Sa qejf keni të zhurmoni e të përcillni përçarje o njerëz pa dinjitet? Nuk vihet në pushtet duke u gëzuar për gjëra të tilla! As mos u mprifni! Fundja ka marrëveshje midis shteteve dhe bëhen sqarime, por ju më shumë ja ngrini vlerat Serbisë duke e përmendur minut për minut. Injorojeni e do shikoni!
PërgjigjuPse e beni qimen tra sepse paska qene ish luftetar i UCK-se dhe nuk duhet te verifikohet se kush person eshte? Po policia e Kosoves nuk i verifikon personat qe vijne nga Shqiperia? Apo jo moj z. Meliza qe merr deren ne krah sepse keshtu te fryn PD-ja
PërgjigjuO vemje te pd,po qe ne sistem i kerkuar nga interpoli do ndalohet per tu verifikuar o plehra pak rendesi ka ca eshte shqiptar i kosoves apo cdo shqiptar tjeter
PërgjigjuFiks, te tjera jane pallavra. Po mbrojne gjoja UCK-n ata qe i kane quajtur terrorist, ata qe i kane carmatosur e burgosur, ata qe u kane zene prite e i kane vrare. Neveri per hipokritet e te pafytyret!
E Kreshniko edhe ti ke vrima e celesit, nuk te fusin ne liste o Collako, nuk behesh dot deputet, mbaje mend kohen kur ishe zv minister se nuk vjen me ajo kohe per ty, rro me kujtime,
PërgjigjuTe gjithe ne Kosove duhet te shpetojne nga sindroma e Stokholmit, dhe mos e permendin me Sebine ore e cast se tashme jane te pavarur.
PërgjigjuKete katunarin faqekuq,Kreshnikun,duhet me e akuzu per shpifje.
Përgjigjusorry katunarit faqekuq te PD-es,paska qene e vertete.
E more i marr shko e mbrojn prap hashimin, një nga një ka me ju fut në dorën e serbis ...!
PërgjigjuTe jesh ish ushtar i uck nuk do te thote te kesh pasaporte diplomatike,kontrolle si te gjithe,bravo policia