Policia shqiptare e mohoi, zyrtari i PD-së: Skandal! E arrestuat ish-luftëtarin e UÇK

2 Gusht 2020, 13:36| Përditesimi: 2 Gusht 2020, 14:07

  • Share

E ndërsa policia e shtetit shqiptar e mohoi që të jetë i vërtetë denoncimi për arrestimin e një ish-luftëtari të UÇK-së, Kreshnik Çollaku nga Partia Demokratike e bën fakt të kryer duke e cilësuar si skandal. Drejtuesi i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD shprehet se arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.

"Kur Tirana sillet si shërbëtore e Beogradit. Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK. Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.

Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë. Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë.

Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar. Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.

Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën. Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit.

Tirana Zyrtare po kthehet një shërbêtore e rêndomtë e Beogradit. Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi.

Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shêrbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht cfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare" shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Po vinte me pushime, luftëtari i UÇK-së ndalohet në Morinë pas urdhrit serb! Policia shqiptare e mohoi! Ministrja e Kosovës: Fola me Cakajn, u lirua


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?