Politikë

Ministrja e Mjedisit: S’duhet të na zërë gjumi, kemi trashëguar më shumë 100 vend depozitime të paligjshme mbetjesh në terren

22 Tetor 2021, 12:26| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 13:01

  • Share

Sot kemi 6 impiante pastrimi për mbetjet të cilat mbulojnë 74% të popullsisë. Kështu bëri me dije ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mireal Kumabro gjatë një takimi me kryebashkiakët. Nga ana tjetër ministrja Kumbaro, tha se trashëguar më shumë se 100 venddepozitime mbetjesh të paligjshme, të cilat duhet të pastrohen.

‘Në fakt dy pika fundore ka pasur në 2013, Bushati dhe Sharra, ishin një masakër ambientale. Sot kemi 6 impiante pastrimi, të cilat mbulojnë 74% të popullsisë. Më parë nuk ishte prioritet menaxhimi i mbetjeve. Kemi mbetje që i trashëgojmë që nga para ’90. Reforma territoriale na tregoi se çfarë masakre ishte bërë me mospastrimin e mbetjeve nga komunat. Nuk ka pasur një metodologji sesi do të menaxhoheshin mbetjet në një kohë më afatagjatë.

Kjo lihet në mënyrë individuale të bashkive. Kësaj i shtohet edhe mos mbledhja e tarifave të pastrimit. Kufizohej shërbimi tek koshat dhe vetëm në zona urbane.  Sot kemi hyrë në një stad të ri zhvillimi ku ka evoluar menaxhimi integruar i mbetjeve por edhe ndërgjegjia e shoqërisë.  Për të shkuar tek zbatimi i parimit se ndotësi paguan, ne do të kemi edhe disa pika se kush do të paguaje dhe si do të paguajë. Tani që flasim po ndërtohet landifili i Vlorës, inceretaori i Elbasanit, planifikimi i investimeve që do të ndërtohet inceneratori i Fierit si dhe i Tiranës që do të mbulojë Durrësin dhe Tiranën.

Administrimi i mbetjeve detyre e bashkisë, por pasojat e mira dhe të këqija janë të qytetarëve. Territorin e bashkisë duhet ta mbushim me eko-parqe dhe jo me landfille. Nuk duhet të na zërë gjumi, sa kohë që kemi trashëguar më shumë se 100 vend-depozitime të paligjshme, të cilat vetëm ne do t’i pastrojmë. Jemi të gjithë në terren duke punuar.’- tha Kumbaro.


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i mbetjeve/ Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Po përdorni vend depozitime kriminale, Himara modeli i të fjeturit gjumë! Qeveria nuk kalon asnjë buxhet pa pastrimin


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?