Politikë

Menaxhimi i mbetjeve/ Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Po përdorni vend depozitime kriminale, Himara modeli i të fjeturit gjumë! Qeveria nuk kalon asnjë buxhet pa pastrimin

22 Tetor 2021, 09:29| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 17:46

  • Share

TIRANË-Në Kryeministri ishin bërë gati për 'gijotinën' ndaj Kryebashkiakëve të cilët e kanë lënë situatën me menaxhimin e mbetjeve në vend 'për faqe të zezë'. Dushin e ftohtë e nisi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila si provë përdori foto pirgjesh me plehra që ishin shkrepur vetëm në territoret që administrohen nga 61 të zgjedhur në vend.

Pas saj 'stafetën' e mori Rama por që ultimatumet dhe 'dushin e ftohtë' i kishte më të forta për kryebashkiakët. Kryeministri foli me emra, duke 'ngritur në qiell' Pjerin Ndreun e Lezhës dhe duke bërë për 'një lek' atë të Himarës, Jorgo Goro, duke e cilësuar si 'shembullin e të fjeturit gjumë para plehrave'.

Rama u përmendi prokurorinë disa herë dhe ndjekjen penale, teksa nuk ngurroi t'i paralajmëronte se qeveria do të shkonte deri aty sa do i merrte vetë në menaxhim bashkitë nëse situata nuk ndryshonte.

Për Ramën justifikimi se 'nuk ka para' nuk vlen. Sipas tij asgjë nuk është më e shtrenjtë sesa imazhi që prishet për shkak të papastërtisë. Kryeministri ua tha qartë të zgjedhurve vendorë se asnjë buxhet i tyre nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet edhe pastrimi, qoftë edhe me koston që të jetë gjëja e vetme që bëhet.

Arsenalin e përdorur për krerët e bashkive Rama e bëri edhe më të rëndë në fund kur u përmendi satelitin në orbitë. Ai u tha se pas marsit askush prej tyre nuk do t'i shpëtojë më 'syrit nga hapësira', edhe pse i 'zhgënjeu' serish kur ua bëri të qartë se nga orbita plehrat nuk pastrohen por duhet sërish vullnet dhe punë. 

Mesazhet e Qeverisë i dhanë efektet e tyre menjëherë. Jorgo Goro direkt pas mbledhjes bëri autokritikë duke premtuar se 'do përmirësohemi', ndërkohë që Pjerin Ndreu me modesti tha se ka ende punë për tu bërë.

Edhe pse nuk ua dha ta qartë si ultimatum, Kryeministri Rama i tha 60 kryetarëve të bashkive, pasi Voltana Ademi e Shkodrës mungonte, se kjo punë që të përmirësohet kërkon vetëm 100 ditë punë. Nëse do të ketë reflektim kjo mbetet për tu parë. E rëndësishme është që në qytetet tona, në bregdetin dhe malet tona të mrekullueshme, pamje të tilla që të vjen turp të mos i shikojmë më. 

 

Ora 13:45
Jorgo Goro pranon me përulësi kritikat e Ramës për menaxhimin e mbetjeve: Do përmirësohemi

 

Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u cilësua sot nga kryeministri Edi Rama si 'shembulli i keq' për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve urbane. Në mbledhjen me kryebashkiakët, Rama nuk kurseu kritikat për Goron, kritika që ky i fundit duket se i pranon me përulësi. Pas mbledhjes në kryeministri, i pyetur nga gazetarët, ai reagon shkurt teksa thotë vetëm : "Ja vlen, do përmirësohemi"

Ora 13:28
Rama e ‘ngriti ne qiell’ për pastrimin e plehrave, Ndreu modest: Nuk jam shumë i kënaqur, kam ende shumë punë për të bërë

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i cili u komplimentua nga kryeministri Edi Rama për menaxhimin e plehrave në këtë qytet, tha se ka akoma punë për të bërë dhe se janë disa problematika të pazgjidhura edhe në zonat rurale. Ndreu tha se në zona turistike u vendosën orare ku detyroheshin bizneset që të dilnin me qese, e të grumbulloheshin plehrat.

'Në zona turistike të jetë një pastërti shembullore, duke vendos orare ku detyrohen bizneset që të dalin me qese. Ne dolëm bashkia më e mirë vitin e kaluar, por sivjet dolëm akoma dhe më mirë. Mendoj se ka akoma punë për të bërë, nuk jam i kënaqur besoj se duhet akoma më mirë.

Më vjen mirë për komplimentet e kryeministrit, pasi jemi bashki ekselente. Nuk është një situatë perfektë. por mendoj se do të jemi akoma më mirë, pasi do të ndërtojmë një sistem shumë të fortë për të menaxhuar mbetjet. Kjo ka të bëjë edhe me edukatën qytetare, por ne kemi marrë edhe nxënësit e qytetit të Lezhës për të bërë pastrime. Mendoj se qytetarët e Lezhës janë model. Jemi zonë turistike, ku janë ndërthurur, turizmi detar, religjioz, dhe historik.

Problemi që ne kemi janë akset nacionale të rrugëve. Nuk na takojnë ne por kompanitë koncensionare që merren me atë punë duhet të bëjnë diçka. Tani ose duhet të shtojmë punonjësit ose nuk vazhdojmë dot kështu. Sepse është e pafalshme që ne të kemi të gjithë territorin e pastër ndërsa kur vjen puna tek akset nacionale gjendja të mos jetë aq e mirë.'- tha Ndreu.

Ora 13:13
Rama-kryebashkiakëve: Në mars çojmë satelitin në orbitë dhe situatën me venddepozitime kriminale të plehrave do jua sjellë në tavolinë! Por ambientet nuk ua pastron dot

Në mars Shqipëria do të ketë satelitin e saj në orbitë dhe këtë detaj Rama ua tha edhe kryebashkiakëve në takimin e sotëm. Sipas tij një tjetër funksion i satelitit do të jetë edhe paraqitja e situatës me pastrimin në vend.

"Sateliti do të na tregojë në kohë reale situatën. Do të jetë pjesë e punës së satelitit informimi. Nuk do të ketë më nevojë për inspektorë. Të mos kemi më ndërmjetës. Pamjet do t'i keni në tavolinë. Por ama as sateliti nuk na e pastron dot territorin", tha Rama.

Ora 13:05
Rama si ndahet Jorgo Gorës: Të çohet në 4 të mëngjesit e t’i mbledhë me një trastë plehrat, i mbledh më shpejt se më atë dumdum-in e vjetër

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë kritika të ashpra në drejtim të kryetarit të bashkisë së Himarës Jorgo Goro, sa i përket pastrimin të qytetit. Rama tha se sikur edhe Jorgo vetë të zgjohet në mëngjes e të mbledhë plehrat në Pedonale, i mbaron më shpejt se ai dumdum i vjetër që bën mbledhjen e mbejteve.

‘Ministrja do të vijë në gjithë territorin dhe do të shihen problemtatikat në terren sepse janë specifike. Nuk e konceptoj dot që një pedonale që përshkohet në këmbë, sikur Jorgua e Gjergji të çohet në 4 mëngjesit dhe me një trastë në dorë të mblidhte mbetjet. Çohem unë para atij dhe pastaj vjen një dumdum dhe nuk e di ça viti është e mbledh plehrat. Duke qenë se jeni të zgjedhur nuk mund të bëja dot transferimin e Pjerinit në Himarë dhe Jorgos në Lezhë. Puna është që të kemi dy Pjerinë dhe jo dy Jorgo.’- tha Rama.

Ora 12:58
Rama: Kush nuk pastron ambientin do t'i merret në administrim bashkia dhe do të çohet në prokurori

 

Kryeministri Rama tha se kushdo prej kryebashkiakëve që nuk bën pastrimin e territorit do të pësojë sanskione.

"Sanksione deri në marrjen në administrim të bashkisë, sigurisht me ccuarjen e kreut të Bashkisë në Prokurori. Do ta bëjmë këtë nëse nuk do ta gjejmë partnerin e duhur në territori dhe që do të bëjnë që Shqipëria të jetë sezonin e ardhshëm shembull i pastërtisë. Ne i kemi pikat fundore, të gjitha qarqet i kanë", tha Rama.

Ora 12:55
'Nuk gjen një copë letër', Rama i kërkon kryebashkiakve të ndjekin shembullin e Lezhës: Ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja për pastrimin

 

Teksa nuk i kurseu kritikat për krerët e bashkive në mënyrën si kanë menaxhuar pastrimin e zonave që kanë nën administrim, Rama përmedi Lezhën si shembulli që ata duhet të ndjekin. Rama u shpreh se në Lezhë nuk gjen asnjë letër të hedhur në tokë, teksa theksoi se ka buxhetin më të lartë të vendosur nga vetë bashkia për pastrimin.

"Ne do vendosim një duhet të veçantë për bregdetin, në bashkëpunim me bashkitë dhe krerët e bashkive, do të ndajmë barrën, një pjesë do e mbajë bashkia, një pjesë do e mbështesë qeveria, por edhe nëse bëjmë këtë, nëse krerët e bashkive nuk bëjnë të gjithë atë që bën kryetari i bashkisë së Lezhës, problemi nuk do zgjidhet. Shkoni në Lezhë dhe bëni një xhiro dhe gjeni një copë letër. Nuk është rastësi që bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja që do të thotë se ka respektin që fillon nga pastërtia", tha Rama.

 

Ora 12:51
Rama: Janë investuar 800 mln euro për ujësjellësin, e keni kthyer në sektor punësimi ku njerëzit marrin rroga kot

Kryeministri Edi Rama tha se janë investuar  800 mln euro në rrjet për trajtimin e sektorit të ujit, por ky sektor është kthyer në një sektor punësimi me njerëz që marrin rroga kot.

‘Për interesa personash që vijnë vërdallë nga një anë janë bërë investimet më të mëdha. 800 mln euro ka investuar kjo qeveria, së bashku me donatorët. Por janë fonde të këtij populli dhe humbjet në rrjet e trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi nëpër ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rroga kot dhe çdo vit që rritet borxhi bashkive është bërë rutinë. Sot asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë filtrin e prefekt nëse nuk kalon filtrin e këshillit bashkiak.’- tha Rama.

Ora 12:46
Rama-kryebashkiakëve: Asnjë buxhet nuk e kalon filtrin pa pastrimin, ta bëni edhe sikur të duhet i gjithë buxheti

 

Asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi. 'Ultimatumi' është dhënë nga Kryeministri Rama për të gjithë krerët e bashkive në takimin sot në godinën e Këshillit të Ministrave.

"Llogaritë do t'i bëjë qeveria. Edhe sikur i gjithë buxheti të duhet për pastrimin, do të shkojë për pastrimin,l asgjë nuk është më e rëndësishme se kjo. Shtëpitë e shqiptarëve kanë qenë gjithmonë model pastërtie pavarësisht situatës ekonomike. Askush nga do të tolerohet.  Të mos tolerojmë pirgje që bëhen stok me javë të tëra nëpër territor. Kjo kërkon vullnet dhe mirëadministrim. Kemi shembullin e Lezhës që ka bërë një punë të jashtëzakonshme.  Shkoni në Lezhë dhe bëni një xhiro dhe gjeni një copë letër. Nuk është rastësi që bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja që do të thotë se ka respektin që fillon nga pastërtia. Shkoni në Qarkun e Korçës dhe nuk do të shikoni asnjë bashki që nuk pastron ambientet, siç ndodh me bashkitë e Durrësit apo me Kamzën", tha Rama.

Ora 12:42
Shembja e karburantit dje në Lushnje, Rama: Kush firmosi në bashki për ndërtimin, të gjithë në prokurori! Kryebashkiakët boll me leje të paligjshme (VIDEO)

Të gjithë ata zyrtarë në Bashkinë e Lushnjes që firmosën për lejen e ndërtimit të një karburanti që u shemb nga IKMT një ditë më parë, do shkojnë në Prokurori. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, teksa akuzoi kryebashiakët se japin leje të paligjshme për ndërtimin e karburanteve në rrugët kombëtare, praktikë për të cilën tha se duhet të marrë fund.

Në mbledhjen e zhvilluar në kryeministri, Rama u tregua i prerë me krerët e Bashkive në vend, ku theksoi se atyre nuk u lejohet të japin leje për asnjë ndërtim buzë rrugëve kombëtare, duke i 'tërhequr' veshin dhe për faktin se kur vjen puna për pastrimin e tyre, kryebashikakët nuk ndërmarrin asnjë veprim.

"Panorama është e qartë, asgjë e re nuk u tha në kuptimin që nuk ka shqiptarë që nuk ngacmohet nga këto pamje, të cilave duhet t'u japim fund me sezbën. Nëse kthejmë kokën pas, ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm, por populli nuk pyet si ke qenë dje, por si je sot dhe sot situata është në udhëkryq dhe duhet ët dalim tani, jo pas disa vitesh. Duhet vetëm qartësi dhe vullnet. Kemi bashkitë që sot kanë përgjegjësi për një territor që mbulon qendrën, periferinë dhe zonë rurale. për fat të keq kemi në Shqipëri një numër të papranueshëm venddepozitimesh abuzive, të paligjshme, kriminal enë raport me mjedisin dhe në shkelje të detyrimeve ligjore që çdo ditë përdoren nga ju. Kemi pastaj pirgjet e plehrave lart e poshtë, kemi rrugët kombëtare që janë problem më vete, për të dhënë leje të paligjshme për karburante hyni edhe te rrugët kombëtare, kur vjen puna te pastrimi as nuk hyni në rrugën kombëtare dhe as jua kërkon kush. Për atë karburantin e prishur dje, do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjes. Bashkitë nuk kanë të drejtë të japin asnjë leje për asgjë në rrugët kombëtare', tha Rama.

Një ditë më parë, IKMT shembi në aksin rrugor Fier Lushnje një karburant të ngritur pa leje, ndërsa u gjobit me 3.8 mln lekë gjobë pronari i subjektit.  

1634900283_lushnje.jpg

Karburanti i Lushnjes 

 

Ora 12:38
Rama bën shembull të keq kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro: Modeli të fjeturit gjumë, përballë plehrave

Kryeminsitri Edi Rama ka kritikuar drejtpërdrejt kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Gora, për sa i përket pastrimit të mbetjeve në këtë bashki. Rama tha se ai është modeli i të fjeturit gjumë, përballë plehrave.

‘Kemi bregdetin, që është bërë problem i madh dhe do të jetë problem gjithmonë e më i madh sepse rriten numri i turistëve. Por përtej sezonit, kemi pamje të ndotjes që janë e përditshme, e dhimbshme, e turpshme të bashkisë Himarë, që është simboli të fjeturit gjumë përballë plehut.’- tha Rama.

Ora 12:30
FOTO dhe VIDEO/ Ministrja ia tregon me foto kryebashkiakëve: Ja si e keni situatën me plehrat! Janë në mes të rrugës

 

Me foto konkrete, ku duken grumbullime me plehra në mes të rrugëve, në ambiente të rëndësishme turistike ministrja e turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ia bëri të qartë kryebashkiakëve situatën në vendet që ato qeverisin. 

"Ja situata në Durrës, Vlorë, Himarë, Shkodër, Sarandë, në Fier, etj. Nuk gjeta foto nga Qarku i Korçës, me duhet ta pranoj, ose nuk më sollën", tha Kumbaro, duke apeluar se situata duhet të ndryshojë. Ajo dha modelin e Lezhës e cila ka bërë një punë shumë të mirë.

"Pse plazhet e Lezhës janë ndër më të pastrat? Sepse ka menaxhim", tha ajo.

 

 

Ora 12:26
Ministrja e Mjedisit: S’duhet të na zërë gjumi, kemi trashëguar më shumë 100 vend depozitime të paligjshme mbetjesh në terren

Sot kemi 6 impiante pastrimi për mbetjet të cilat mbulojnë 74% të popullsisë. Kështu bëri me dije ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mireal Kumabro gjatë një takimi me kryebashkiakët. Nga ana tjetër ministrja Kumbaro, tha se trashëguar më shumë se 100 venddepozitime mbetjesh të paligjshme, të cilat duhet të pastrohen.

‘Në fakt dy pika fundore ka pasur në 2013, Bushati dhe Sharra, ishin një masakër ambientale. Sot kemi 6 impiante pastrimi, të cilat mbulojnë 74% të popullsisë. Më parë nuk ishte prioritet menaxhimi i mbetjeve. Kemi mbetje që i trashëgojmë që nga para ’90. Reforma territoriale na tregoi se çfarë masakre ishte bërë me mospastrimin e mbetjeve nga komunat. Nuk ka pasur një metodologji sesi do të menaxhoheshin mbetjet në një kohë më afatagjatë.

Kjo lihet në mënyrë individuale të bashkive. Kësaj i shtohet edhe mos mbledhja e tarifave të pastrimit. Kufizohej shërbimi tek koshat dhe vetëm në zona urbane.  Sot kemi hyrë në një stad të ri zhvillimi ku ka evoluar menaxhimi integruar i mbetjeve por edhe ndërgjegjia e shoqërisë.  Për të shkuar tek zbatimi i parimit se ndotësi paguan, ne do të kemi edhe disa pika se kush do të paguaje dhe si do të paguajë. Tani që flasim po ndërtohet landifili i Vlorës, inceretaori i Elbasanit, planifikimi i investimeve që do të ndërtohet inceneratori i Fierit si dhe i Tiranës që do të mbulojë Durrësin dhe Tiranën.

Administrimi i mbetjeve detyre e bashkisë, por pasojat e mira dhe të këqija janë të qytetarëve. Territorin e bashkisë duhet ta mbushim me eko-parqe dhe jo me landfille. Nuk duhet të na zërë gjumi, sa kohë që kemi trashëguar më shumë se 100 vend-depozitime të paligjshme, të cilat vetëm ne do t’i pastrojmë. Jemi të gjithë në terren duke punuar.’- tha Kumbaro.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 23/10/2021 05:47

    Mesazhi i qarte: Leket shpejt.

    Përgjigju
  • Tutu: 23/10/2021 05:25

    Teater komiko tragjik… zeusi (Rama) pas 8 vjetesh zbret ne toke dhe shikon qe qeveria e tij kot qe ekziston… zbulon papritur keqmenaxhimin e plehrave nga kryehajdutet , beniamin te tij… zbulon ekzistencen e trasportit te paligjshem rrugor … dhe “ goxha “ zbulime te tjeta… zbulon qe qeveria me numeroze qe ka qene ndonjehere , zben asnje lek pune … por per veten e ture nuk asnje lek pa grabitur nga xhepat e hallexhinjve dhe jo vetem atyre…

    Përgjigju
  • Bim: 22/10/2021 20:30

    Popull pis që merret me afganët në vend që të pastrojnë ambientin e vet. Edhe kafshët endacak jan problem I fortë ngaqë Shqipëria është e populluar nga bishat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?