‘Minuta Zero’/ Gjermani bën shqiponjën, tifozët kuqezinj në Dusseldorf para ndeshjes me Spanjën: Shpresa humb e fundit

23 Qershor, 22:03| Përditesimi: 23 Qershor, 22:10

  • Share

 

Gazetari Ernest Koçi solli atmosferën e Dusseldorfit për Minuta Zero, në prag të ndeshjes së Shqipërisë ndaj Spanjës nesër mbrëma në ora 21:00. Një tifoz shqiptar që jeton në Dusseldorf tha për mikrofonin e Report Tv se pret një rezultat pozitiv të kombëtares nesër.

Nesër shpresoj fitore, rezultati im 2-1 për Shqipërinë. Jetoj në Dusseldorf, jam i Maqedonisë. Atmosfera  e mirë. Më kanë kontaktua shok e miq. Shpresa humb e fundit. Nesër duhet fitore. Mendoj fitore 2-1 për Shqipërinë. Do jem me familjen në stadium.

Ndërkohë për Report Tv foli edhe një tifoz gjerman që fillimisht parashikoi ndeshjen e mbrëmjes së sotme, ku Gjermani luan ndaj Zvicrës.

2-0 për Zvicrën. Shqipëria është e mirë por nuk jam me Shqipërinë. Ndeshja me Spanjën do të dal 1-1. Çfarë pret ti? (pyet gazetarin)

Më pas ai bëri shqiponjën.


Lajmi kryesor:

'Minuta Zero'/ Gjyrezi: Do doja Ismajlin nga minuta e parë! Karriqi: Shqipëria fiton ndaj Spanjës


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?