Periferi

Malltezi: Miqtë e Enverit, ndjesë, të Berishës, bëjnë peticion kundër Ambasadores SHBA

25 Prill 2022, 18:54| Përditesimi: 25 Prill 2022, 19:17

  • Share

Një peticion që na sjell në mendje një kohë të lënë përgjithmonë pas, po vërtitet këto orë nëpër rrjetet sociale. Me siguri do të bëhen 5000 vetë që do të firmosin e t’i thonë ambasadores Yuri Kim Mjaft më! Se po e ekzagjeron me “…sjelljen jo-diplomatike dhe ndërhyrjet e paprecedenta të Ambasadores të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim në ekuilibrat e brishtë të demokracisë dhe institucioneve shqiptare…” shkruajnë në peticion. 

Këta 3000 apo 5000 shqiptarë janë të shqetësuar se “…Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cënuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar…”

Këta 3000-5000 shqiptarë mendojnë se “Në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Amerikano-Shqiptare, shikojmë me trishtim se imazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dëmtuar edhe për shkak të ndërhyrjeve brutale të znj. Kim në çështjet e brendshme të vendit në të cilin gjithsesi ajo është një mysafire…” vazhdojnë.

Muaj më parë, që kur nisi sulmi i paprecedentë i një grupi shqiptarësh, të indentifikuar si militantë apo njerëz të lidhur ngushtë me interesat e ish-liderit të PD-së Sali Berisha, shpallur Non-Grata bashkë me familjen e tij, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u duk qartë pasioni që deri më sot kishte qenë  baraz vetëm me atë që fanatikët dhe ndjekësit e ish diktatorit Enver Hoxha, patën shprehur në Shqipërinë e diktaturës, kundër të gjithëve atyre që Enveri i atëhershëm i shpallte si “armiq”, përfshi dhe imperialistët anglo-amertikanë të kohës.

Se do të shihnim përsëri shprehje dhe veprime të tilla të mbrujtura në individë që për 30 vite gjithësesi kanë marrë frymë në liri, pakkush mund ta kishte besuar, por ja që, jo vetëm u bë një fushatë e tërë përbaltuese për diplomaten që “guxoi” të përballej Sali Berishën dhe përgjegjësitë e tij para shqiptarëve, por kërkesat, përmes një peticioni nuk kanë asnjë shije tjetër vecse atë të një grupi njerëzish të ngurtësuar në kohën e Enverit, kur njësoj si atëherë, për hir të udhëheqësit të tyre, mund të bëhej cdo gjë, edhe të paralajmërojnë Amerikën:

 “…Si qytetarë shqiptarë dhe miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkojmë Departamentit Amerikan te Shtetit që përfaqësuesja e SHBA në Shqiperi, Znj. Yuri Kim ti përmbahet statusit diplomatik dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjet brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare!”. Vini re: ndërhyrjet brutale në politikën e brendshme.

Është sigurisht një nga komeditë e fundit që shohim të luhet në këto anët tona, që gabimisht menduam se kishin marrë fund me më të fundit e të apasionuarin Hysni Milloshin që donte të mbante të gjallë atë që kishte ikur përgjithmonë.

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • luani: 26/04/2022 09:17

    Banditi vicidolas dhe asqeret e tij te futur ne rresht,duke perfshire dhe renegatin mendjendritur Manjani,zbulimin e fundit te inteligjences boterore... dhe ish pushtetare e te korruptuar e te lidhur me krimin jane hedhur ne sulm te orkestruar kunder SHBA-se indirekt dhe perfaqesueses se saj ne Tirane,zonjes Kim,sepse kane marrur indirekt O.K nga SPAKU,i cili nuk guxon ti afrohet ketij perbindeshi te korrupsionit akoma edhe sot dhe ne vend qe te ishte perpara drejtesise merret me veprimtari antishqiptare e anti amerikane,duke vazhduar vepren penale te minimit te demokracise ne shqiperi e demtimin e interesave amerikane ne vendin tone.Arben Kraja,per mendimin tim,ose e ka frike Berishen ose si mik i Ilir Metes ben sikur po lufton korrupsionin ne kete vend,duke perjashtuar familjen e interesat e Berishes e te Metes,duke bere loje te dyfishte.Spjegim tjeter nuk ka per qendrimin e SPAKUT ndaj Berishes sot e per pasoje parashikohet edhe ndaj Metes,kur te lere detyren neser.Mbetet per tu pare dhe uroj qe te jem i gabuar ne gjykimin tim!

    Përgjigju
  • Eva: 26/04/2022 00:09

    Sigurisht "vullnetaret e Enverit" nuk e bejne medysh fjalen e komandantit. Nje thirrje dhe populli eshte ne kembe! Cudi shqiptare ne shekullin e 21?!! Aspak do te ishte pergjigjia. Keshtu ndodh kur ai qe ka minuar te gjithe shpresat e endrrat e ne brezit tone, te rinjve qe po hyjme ne te 50 tashme, qarkullon lirshem, uleret e mallkon lirshem, gezon me familje frytet e pasurise se paligjshme pa i hyre asnje gjemb ferre ne kembe! Faji i yne si shqiptare qe ate qe na rreh, na thyen dhembet, na vret e na shker... moralisht e mbajme si m.. ne maje te kokes pavaresisht se kunderbon ere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?