TIRANË- Sulmet e vazhdueshme të Sali Berishës, kanë nxitur “besnikët e tij” të verbër që të ndërmarrin një peticion kundër diplomates amerikane Yuri Kim. Nuk dihet se kush qëndron pas peticionit, por në thelb të saj qëndrojnë pikërisht vërejtjet që janë artikuluar publikisht nga goja e Sali Berishës.
Autori i këtij peticioni, siç mund të shihet te linku, është Milaim Nela, një analist i cili ka shkruar jo pak herë shkrime kundër Kim, e në mbrojtje të Sali Berishës, teksa në Facebook e tij fton ndjekësit që ta plotësojnë. Në total synohet që të firmoset nga persona nga 5000 që kanë vendosur si maksimum, ndonëse nuk është specifikuar qartë se çfarë synohet me arritjen e këtyre firmave. “Mjaft është mjaft”, shkruhet në deklaratë, ku Kim akuzohet se po intimidon opozitën dhe po ndërhyn në votimet e brendshme, referuar zgjedhjeve që po bën ‘Rithemelimi’. Kaq mjafton për të kuptuar fare qartë se kush është autori i kësaj.
Ndonëse Kim ka dalë hapur kundër Sali Berishës të shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA, ky i fundit në luftën që i ka shpallur diplomates, fshihet si struci ndaj anonimëve apo “mashave” të tij të cilët duket se janë shtuar tani, me iluzionin që kanë se Berisha ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike, edhe sot çështja është në Gjykatën e Apelit dhe nuk ka asnjë vendim të formës së prerë.
“Ambasadorja Kim, Mjaft është Mjaft!” Kohët e fundit, kemi parë me shqetësim sjelljen jo-diplomatike dhe ndërhyrjet e paprecedenta të Ambasadores të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim në ekuilibrat e brishtë të demokracisë dhe institucioneve shqiptare.
Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cënuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar. Intimidimi i vazhdueshëm ndaj forcave opozitare, ndërhyrja në procesin e tyre te votimeve te brendshme apo trysnia që i bëhet drejtësisë nga Znj. Kim janë shumë shqetësuese pasi minojnë demokracinë dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.
Në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Amerikano-Shqiptare, shikojmë me trishtim se imazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dëmtuar edhe për shkak të ndërhyrjeve brutale të znj. Kim në çështjet e brendshme të vendit në të cilin gjithsesi ajo është një mysafire. Demokracia Amerikane që vazhdon të mbetet ëndrra e modeli i shumicës dërrmuese të shqiptarëve të cilët i lidh me SHBA një ndjenjë e thellë mirënjohjeje e partneriteti, na mëson që asnjë qytetar me dinjitet nuk duhet të pranojë këtë lloj trajtimi dhe “diplomacie”! Përveç të tjerave ky stil “diplomatik” nuk përfaqëson vlerat e demokracisë së SHBA! Për këtë arsye, i bëjmë thirrje çdo shqiptari të ndershëm brenda dhe jashtë Shqipërisë që mendon se rruga drejt demokracisë nuk kalon nga makinacionet e intrigat por vetëm nëpërmjet votës së lirë dhe verdiktit të shumicës të na bashkohet në reagimin qytetar për dinjitet duke firmosur peticionin: “Ambassador Yuri Kim, Enough is Enough”.
Si qytetarë shqiptarë dhe miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkojmë Departamentit Amerikan te Shtetit që përfaqësuesja e SHBA në Shqiperi, Znj. Yuri Kim ti përmbahet statusit diplomatik dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjet brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare! Ne kemi bindjen se vetëm një diplomaci korrekte ndihmon demokracinë tonë dhe frenon dëmtimin e mëtejshëm të imazhit të SHBA-së tek shqiptarët, të cilët sot e kësaj dite e konsiderojnë atë tempullin e lirisë dhe demokracisë”, thuhet në deklaratë.
Që ky peticion nuk është aspak serioz, mund të kuptohet shumë lehtë, kjo sepse firmëtarët e peticionit mund të votojnë më shumë se një herë, por edhe me emra fals dhe askush nuk kërkon një mjet identifikimi. Mes tyre është edhe ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.
Postimi i Ylli Manjanit
Sali Berisha ka akuzuar herë pas here ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim duke thënë se deklarata e saj, janë qëndrime personale të saj dhe jo të SHBA-së, duke thënë se do të ankohet. Kim e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojë me një ‘Non Grata’ si edhe duke e theksuar se nëse ai rimerr drejtimin e PD-së do e ndjekë i njëjti fat, izolim total me SHBA.
pse gjithe kjo gurgule?! ne nje cep te internetit virtualisht u ndoten me elektrone ca megabite memorieje per nje peticion (qe nuk fshin dot as b**** me te se eshte pak.... non-tangible. si me thene do filloj te ciceroj me fort (e ndoshta degjohem me fort) tashti qe nje hajvan pagoi 44B$ per twitter. amerika eshte aty ku ka qene dhe do beje cte doje ne nje republike bananeje si shqiperia. qeveria aktuale e mer kete peticion dhe si nje ndihme tjeter indirekte per te varosur te pakallurin berisha. Manjani paska shprehur nje opinion?!... Ma vaaaaaa.......
PërgjigjuZonje e nderuar ambasadore KIM! Ne shqiperi eshte nje fjale e urte popullore: "Mani shkundet me te tundur, ndersa arra shkundet me dajak (huri). Prandaj saliu eshte arre dhe vetem me hu bjen ne terezi. Kur para disa viteve te demokracise ne shqipetaret deshem te shkundim arren/sliun me hu nuk na lente amerika. Pra tani ka ardhur koha qe saliu nuk eshte man por eshte arre dhe don hu.dajak. shqiperine mund ta ndihmoje vetem amerika dhe BE. Na ndihmoni qe te largojme sali korrupsionin familjar.
PërgjigjuBisha edhe duke dhene shpirt eshte e rrezikshme . Si eshte e mundur , kane kaluar 30 vjet dhe ka akoma njerez qe manipulohen nga mostra te tilla. Shqiperia, kosova, gjithe shqiptaret ne rajon, nuk do te egzistonin pa patur mbeshtetjen amerikane. Ai njeri meriton nje ndeshkim shembullor nga shqiptaret tani se kemi pritur ta ndeshkoje vetem amerika
PërgjigjuMjaft eshte mjaft duhet ta thot drejtesia me Sali Berishen dhe gjith kriminelet qe e rrethojne.Por jetojme ne nje shtet te kalbur te kapur nga krimi dhe korrupsioni dhe nuk e ndal askush ket plak kriminel dhe kartelet e tija.As Amerika nuk ka force e jo me drejtesia shqiptare.Ai vazhdon zgjedhjet ne deget e PD dhe po kap partine.Tani priteni kur te vij ne pushtet
PërgjigjuPse jane kaq te trashe keta makok.. SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER... O derra Amerika eshte mikja me e madhe e kombit shqipetar....
PërgjigjuPershendetje, komentues sufllaqet I kishit me mish pule, apo derri se harrova.
PërgjigjuI LUTEMI AMERIKES QE YURI KIM TE QENDROJE NE TIRANE DERI NE VITIN 2028......TA COJE SALIUN ME DUART E VETA NE BURG...
PërgjigjuNje peticion /Mjaft eshte mjaft/ duhet bere kunder Berishes.30 vjet ne politiken pas viteve 90',pa llogaritur sa vite ka qene sekretar partie nen PPSH.Mjaft u more me politike o Berishe,mjaft,te pame si shkembeve /gomarin/ me /kalin/,te pame si /e kaperceve/ lumin,tani merr dhe Meten e dilni ne pension,nuk duam te na ngordhni ne maje te kalit te politikes,se jeni dhe pleq,u bete te pa deshirueshem dhe te paduruar, jo vetem per amerikanet,por dhe per shqiptaret vete.Mjaft u morret me politike.
PërgjigjuFjala dhe shprehja e saj eshte nder lirite ne themel te shtetit demokratik. Personi qe ka nisur nje pericion dhe kushdo tjeter jane te lire te shprehin mendimin e tyre. Por ti kritikosh e madje me keq ti akuzosh pse shprehen edhe kjo eshte tipar por i mentalitetit antidemokratik. Nuk e di kush ka apo jo te drejte. Madje kam simpati per znj. Kim e cila haptazi shpreh qendrimin e shtetit te cilin perfaqeson apo qofte dhe mendimin e saj. Pamvaresisht nese i pelqen ose jo njeres apo tjetres pale. Mos harroni qe personat ne anen tjeter nuk jane "barbare" por shqiptare. Mishi apo gjaku juaj. Nese te dy palet qe shaheni e thereni vazhdoni te mbeteni te verber dhe skllever te zoterve maskarenj politik, thjesht thelloni degjenerimin e shqiptarizmes. Dhe per kete duhet tu vije turp, sidomos ato qe e mbajne veten edhe per intelektuale. Pse ky eshte shembulli juaj? Trashegimia qe do lini pas? Urrejtja?
PërgjigjuUne nuk kam simpati per asnje pale,por ky shkrim duket lehtesisht qe ben avokatine e zonje Kim.
Ore thoni cte doni por nje kriminel dhe nje psikopat nuk ka Amerik qe e ndal...te kish qen dikush tjeter do ishte harruar sot por ky pler esht i paprekshem...hallall
PërgjigjuTe sulmosh Ambasadoren Kim eshte si te sulmosh SHBA ne diten me diell dhe kete nuk e ben populli shqiptar,i cili eshte aleati me besnik i Amerikes,por antiamerikanet dhe ata nuk jane shqiptar. Intensifikimi i “luftes” ndaj Ambasadores Kim,eshte pikerisht edhe ky peticion,qe mban eren e jashqitjes kombetare.Sepse tymnaja,baltosja,nuk eshte thjesht Ambasadorja Kim por qellimi final nepermjet saj eshte te atakohet Amerika,se nuk besoj te kete shqiptar normal sot te mos kuptoj se “non-grada”,nuk eshte vendim i Kim ,por nje vendim institucional i DASh,i cili perkoi me ardhjen e Biden President dhe ky vetem sa e anuncioi. Shqiperia dhe te gjithe shqiptaret ,ja dine per nder Amerikes per cfar ajo ka bere per Kombin shqiptar qe nga koha e Woodrow Wilson e deri me sot.Prandaj une mendoj se shqiptaret ( shumica) njezeri jane me nje mendje me mua ,distancohen nga ky peticion qesharak e vulgar dhe falenferojne Ambasdoren Kim dhe Ameriken ,per ndihmen e pakursyer qe ajo ka dhene dhe i jep Shqiperise ne ndertimin e shtetit ligjor dhe demokracise.
Përgjigjumi listo pak ca ka bere amerika per kombin shqiptar
Historia perseritet ne shqiperi,por mendoj eshte më pak problematike se ne vitin 1914, kur Esat Toptani nderseu Haxhi Qamilin per te sulmuar aleatet properendimor ne dem te popullsise shqiptareve dhe pasi H.Qamili e beri demin, u var publikisht nga Esati. Si edhe Putini qe kryen masakra dhe genocid per te mbajtur te neshtruar nje popull. Edhe Milaimi i kesaj deregjeje duket, por sot populli shqiptar ka informacion, megjithese te njejtat skema luhen edhe sot vetem e vetem per pushtet dhe mentalitet orjentalisht te pushtetareve qe drejtojne. Jam me opinionin te Eleni Kocaqit kur thote qe ka fakte historike qe te gjithe politikanet shqiptare qysh me 1912 e ketej kane shitur trojet shqiptare dhe interesat e popullsise shqiptare tek turku, serbi dhe greku dhe vazhdojne te jemi vasale te tyre ne nhe forme apo tjeter.Rusi,Turku dhe Serbi jane nje.
PërgjigjuPeticioni qe duhet bere eshte: kur do futet Saleh plehu ne burg
PërgjigjuTurp kombetar, o Zot cfar mban kjo toke, keta shpellare te turperojne... Amerika eshte aleatja dhe mikja me e madhe e kombit Shqipetar dhe kur shikon keta shpellare thua o Zot si ka mundesi qe te kete kaq shume kafshe ne kete vend qe 30 vite nuk u gdhenden. Te jesh sot me Sali non graten dhe Like floririn se ky eshte dirigjenti eshte tmerr por me shume se shpellare nuk ke cfar te tuash.
PërgjigjuSali Berisha po godet me militantët shpifsa Amerikën.Kjo është paturpësi e madhe që po bëjnë me aleatin tonë STRATEGJIK.E dim se Saliu është çmendur,por si ka mundësi që janë çmendur shumë të tjerë pas tij..! Kjo do të thotë se Sb i ka paguar shtrënjtë në 30 vite me €,$ dhe prona.Fakti që shkruajnë horra ANONIM tregon se Sb i ka hyrë lepuri në bark nga non grata Amerikane.Kjo është goditja më e madhe që pësoi ky përbindëshnë në 32 vite.Nuk e ka pandehur kurrë një goditje të tillë për vdekje politike pa kthim. -SPAK duhet ta arrestonte që më 19 maj 2021 me fakte të rënda për korrupsion,Minim të demokracisë dhe shpërfillje të drejtësisë.Turp për SPAK që ka rënë në nivelin zero duke arrestuar cironka.
PërgjigjuNuk jan "besnikët,, e Berishës e as "militantët,, e tij, janë "bashkputorë në krim,, në krimet e kryera në tre dekada.
M'e pelqen taktika e DASH-it, per c'montimin ekzemplar te non-grates foltor-iste. Po SPAK-u nga behet ?
Përgjigjujo vetem peticion online por te ngrihen ato 620.000 votues te opozites ne proteste tek rruga elbasanit deri sa te largohet ambasadorja Kim Kardashjan nga shqiperia.
PërgjigjuDo zoti e ka seriozisht Berisha me sulme…e ta kapi ne dore drejtesia amerikane. Ndryshe nuk behet ky vend.
PërgjigjuO kokra e idjotit
PërgjigjuPo Sala ishte pro rus kjo dihej por qe dilte kaq hapur kjo do te thote qe ka shkalluar fare nga trute. Po kush te p..... ty o Sali.
PërgjigjuMilaimet keto jashteqitje te Shqiperise qe me paturpesine me te madhe flasin ne emer te popullit shqiptare nuk Jane gje tjeter vecse veglia te serbomedhejve qe po' bene lojen e Rusise ne vendin tone. Por me keq akoma kur lexoj komentet e disa komentuesve qe e perkrahin do te thote qe injoranca ne Shqiperi eshte shume e madhe.
PërgjigjuAmbasadorja mbase merr persiper me shume se cdo bente ne nje vend te zhvilluat. Por, ne Shqiperi s’ka parti por ka grupe te organizuara kriminale. Veprimi me i pershtatshem do ishte futeshin ne burg te gjithe politikanet dhe 90% e administrates shteterore. Personalisht s’e falenderoj dot mjaftueshem per perpjekjet kaq te guximshme per ta nxjerre Shqiperine nga erresira e korrupsionit dhe injorances.
PërgjigjuMire eshte te vendosin edhe numrin e ID, apo e duan pa numer qe te nenshkruajne edhe derri dhe dosa
PërgjigjuKu ka peticion me te mjere se sa zgjedhjet. Tashme eshte e qarte se cfare ane perfaqeson Berisha. Le te presim zgjedhjet, dhe ai ne cilesine e kryetarit te PD te marre pjese ne zgjedhje. Nese populli e zgjedh, atehere ky eshte peticioni me i sakte dhe me i drejte. Dmth shqiptaret te votojne nese duan qe SHBA te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine dhe te jete partner i ngushte strategjik, apo te votojne Berishen dhe SHBA thjeshte te jete nje ambasade me seli ne Tirane dhe te jete neutrale per shqiptaret.
PërgjigjuKush do e bej verifikimin e personave qe e firmosin?
PërgjigjuRama ska arsye te turperohet dhe te demtoje imazhin?!Po nese ka politikan qe nuk ka fytyre,dhe jo vetem qe i pranon kur fallcifikon proceset por eshte dhe krenar.Me m...sesa berisha
Toni, per fatin jot te keq krahasimi eshte i dobet. Rama s’ka arsye te turperohet dhe te demtoj imazhin duke fallcifikuar procesin. Ndersa Berisha ka nje histori te qart me keto taktika dhe eshte ne pozite te deshperuar. Berisha eshte i tmerruar nga proceset gjyqesore qe e presin.
Ata që bënë verifikimin e anketes së kryeministrit për ballkanin e hapur, hashashin etj.
Te iki sa me shpejt kjo nga teritori
PërgjigjuPse mor loqe, ti e vendos ambasadorin amerikan? Long live US.
Eshte e tepert te flasesh per te mbrojtur Ambasadoren e US nga sulmet e Antishqiptarise, gjithashtu eshte dhe turp per nivelin e larte te injorances qe kemi mes tone. Gjithesesi nje pyetje per “anal-istet foltorist” qe po shprehen te “entuzjamuar” per numrin e larte te klikimeve, C’fare do benin nese do dale nje Nisme e re “Ambasadores se US ti jepet Qytetare Nderi i Shqiperise” ?
PërgjigjuPeticini si kockë për turmën e uritur! Njëlloj si padia në francë kundër sek.amerikan!! Nuk besoj se po i rruhet ndonjë amerikani për çimpekat e hiçit!