Bordi i administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston e një studenti, në vlerën 240 mijë lekë të reja për një vit akademik. Në vendimin e bordit, marrë sot (10 tetor) përcaktohet se çdo student që zgjedh të largohet nga Shqipëria pa ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij pas diplomimit, do të duhet të paguajë këtë kosto në formën e tarifës së studimit.
Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, për të përcaktuar këtë tarifë u ngrit një grup pune për përllogaritjen e kostove për një student që ndjek studimet në fakultetin publik të mjekësisë duke llogaritur nga kostot direkte të Fakultetit të Mjekësisë, shpenzimet kapitale dhe kostot jo kapitale.
Megjithatë në relacionin ligjit për “Trajtimin e Veçantë të Studentëve të Mjekësisë” kostoja në këtë program studimi është deklaruar rreth 680 mijë lekë në vit, tarifë e cila hasi në reagime të kundërshtime të forta të studentëve e shoqëruar me protesta periodike nga studentët.
Me miratimin e kësaj tarife tashmë pritet që studentëve t’u prezantohet edhe kontrata që do të nënshkruajnë studentët nëse do të vendosin apo jo ta nënshkruajnë apo në të kundërtën të paguajnë 240 mijë lekë të reja për çdo vit akademik.
Që prej nisjes së vitit të ri akademik, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, pasi një pjesë e tyre nuk janë dakordësuar me vendimin e qeverisë që i detyron të punojnë pas studimeve 2 deri 5 vite në Shqipëri.
(Kliko këtu për të parë Vendimin e Bordit Adminsitrativ te UMT)
Vendimi i qeverise eshte shume i drejte, asnje student nuk mund te perdore taksat tona pa kontribuar per shoqerine. Shteti eshte i qytetareve dhe jo i atyre qe kerkojne vetem te marrin. Shteti eshte nje familje e madhe. Studentet qe kundershtojne ligjin duhet te largohen me detyrim nga shkollat tona. Le te paguajn qe te vazhdojne tek ne, ose te ikin qe tani ne universitetet jashte. Shteti nuk eshte shtepi pa celesa.
PërgjigjuQeveria ka per detyre ti bindet sovranit. Popullit dhe kushtetutes, qe percakton dhe kerkon arsim falas. Bordet e krijuara jane vetem per pazare. Edhe prinderit e studenteve, eterit e tyre kane paguar taksa per te arsimuar femijet. Askush nuk mund tu diktoje te ardhmen me shtrengesa financiare ne nje vend qe pretendon qe ka demokraci dhe liri. Ministria e shendetesise te hape thirrje per punesim me paga te mira dhe te punesoje doktore dhe jo t'ju shtrengoje dhembet studenteve! Ky eshte nje veprim krejt arbitrar dhe jo kushtetues.
Shumë e drejtë
Iris , me duket se ti flet per ne Amerike por dhe atje nuk funksionon tamam si thua ti(me sa kam ndegjuar atje mund te marresh kredi dhe fillon e aguan me rate kur fillon pune) por ne Shqiperi nuk jemi ne Amerike. Ne Itali ç'do student mer minimumi(kur jeton me familjen ) te pakten ne Trento 1800£ dhe po qe se nuk kalon vitin i rikthen.
PërgjigjuShume lire qenka! Tek ne kushton mesatarisht me shifra te rrumbullakosura 36.000 $/vit per studente te shtetit e 60.000 $/vit per studente te ardhur nga shtete te tjera.600 $ kushton vetem licensa per ushtrimin e profesionit dhe keto tarifa rriten cdo vit.Studentet tane mund t'a nxjerrin tarifen qe ka vendosur ministria shume kollaj po te punojne ne vere ne azile ne Gjermani.
PërgjigjuRektori Arben Gjata duhet denoncuar ne SPAK edhe per kete vendim arbitrar ndaj studenteve te mjeksise,eshte i kompromentuar korruptuar jo vetëm me ish ministrinBeqja por me tere segmentet mafioze ne pushtet aktualisht.
PërgjigjuShko denoncoje pra nqs ke fakte. Se keshtu muhabete kafenesh kemi boll. Meqe disponon provat, te lutem mos hezito... Klloun tastiere! Na cate ate qe s'thuhet me thashetheme. Apo ke ndonje hater te mbetur personalisht me Arben Gjaten?
Fiks fare
Përgjigju2.5 mil lek te vjetra (2500€ ) vetem fee eshte nje mesazh qe me mire te studiosh ne universitete jo publike vendase ose ne vende te tjera te EU! Psh ne Kroaci fee (tarifa) eshte 700-800€ vit pra kemi cmime te larta te shkollimit! Gjithsesi me mire firmos kontraten dhe paguan shteti pastaj 5 vite pune me short sesa tarifa 2500€ vit shkollimi , ndaj mendoj qe disa dege kryesore te industrise shendetesise arsim etj duhet ta kene 1€ fee ne vit sepse kane prioritet kombetar!
Përgjigjuhaha, pse nuk e tregoni qe nga kjo shifra jane 80 milion lek qe jane bursa per studentet me mesatare mbi 9. edhe per bursen e vet do paguajne studentet? cfare kuptimi ka qe eshte burse pastaj? me mire ta heqin fare.... dhe u se harrova, ku vajtji ajo shuma 6.8 milion qe thane ne fillim??
Përgjigju