Ermal Dredha

Ekonomi

Miratohet buxheti i bashkisë Vlorë për 2025-ën, opozita kundër! Ja çfarë parashikon

27 Dhjetor, 16:42| Përditesimi: 28 Dhjetor, 10:12

  • Share

Është zhvilluar këtë të premte mbledhja e fundit e këshillit të bashkisë së Vlorës me fokus miratimin e  buxhetit për vitin 2025 dhe projektbuxhetin afatmesëm 2025-2027. Që në nisje këshillatrët demokratë e kanë quajtur këtë buxhet tërësisht si buxhet i pagave të administratës.

Kreu i këshillatrëve demokratë Atird Hoxha ka lajmëruar votën e tij kundër, pasi sipas tij buxheti nuk është ambicioz, por një buxhet për festa e dekore. Investime zero në zjarrfikëse, në pastrimin e kanaleve të ujërave të larta, për ambiente sportivë ku pallati i Sportit është një godinë me mure në rrëzim, ndërsa edhe transparenca sipas Hoxhes është zero

Me vetëm votat e mazhorancës  Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar buxhetin për vitin 2025 dhe projektbuxhetin afatmesëm 2025-2027. Buxheti i vitit 2025 kap vlerën e 3.7 milionë euro ku rreth 8 miliardë lekë  janë planifikuar për investime

Në mbledhjen per miratimin e buxhetit, kryetari Ermal Dredha theksoi se procesi me automjetet që kanë mbetur në doganën e Durrësit është në fazën e përfundimit. 
Sipas tij, tashmë janë duke u mbyllur detajet e fundit për faturat e këtyre automjeteve, të cilat do të vendosen në punë. Dredha bëri të ditur se puna do të fillojë që në muajin janar ne Sherisht.

Në këtë takim, u diskutua gjithashtu dhe për shpalljen e tenderit për menaxhimin e Fushave të Mbetjeve nga KFV Kryetari Dredha njoftoi se ky tender do të realizohet shumë shpejt, për menaxhim  e mbetjeve ne Vlorës dhe Orikum.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?