Kuvendi ka miratuar me 84 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligjin për ndryshimet për koncesionet dhe partneritetin publik privat. Por ku konsiston ndryshimi? (Lexo me shume ketu) Sipas këtij drafti të fundit, që është miratuar ndalohet pranimi i ofertave të pakërkuara për koncesionet, një praktikë që deri tani është ndjekur dhjetëra herë, edhe nga qeveritë e mëparshme. Kjo është kërkuar me forcë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi ai kufizonte konkurrencën, por drafti i miratuar në Komisionet Parlamentare që në shkurt ishte lënë pezull dhe dukej sikur nuk do të kalonte këtë sesion parlamentar është miratuar sot.
Lajmi kryesor: