Rreth 70 minatorë ne Spaç të Mirditës kanë pezulluar punën ne galeritë e kromit. Ata u grumbulluan në hyrje të kompanisë turke, duke kërkuar nënshkrimin e kontratës kolektive, qe sipas tyre do të përmirësojë kushtet e punës dhe do të sjellë paga më të larta.
“Më kanë zhgënjyer me rrogën dhe me kushtet. Brenda ligjit dhe kushtetutës, ne duam kushte për punë, se s’jemi tu bo luftë me turqit, por duam drejtësi për vendin tonë të punës. Unë punoj nëntokë prej shumë vitesh dhe nuk mund të rrezikoj jetën për 20-30 mijë lek të vjetra në ditë.
Pagat janë të ulëta, është turp me e ngju kush, marrim sa një pastrues apo një kamarier. As maska nuk kemi dhe akoma po qëndrojmë këtu vetë për besën, se besa e mirë është e madhe shumë”, tha njëri prej minatorëve.
Protesta mbështetet nga Kol Nikollaj, kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.
“Sindikata qëndron pranë minatorëve dhe mbështet krijimin e sindikatës dhe negocimin e kontratës kolektive me kompaninë. Është e rëndësishme që punonjësit të kenë kushte të sigurta dhe paga të drejtë.”
Ndërkohë, pas rreth gjashtë orësh ndalim, janë liruar shtatë minatorët që u shoqëruan nga policia pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës.
Kompania “Tete Albania” ka theksuar se nuk është kundër dialogut me punonjësit, por nuk njeh Kol Nikollën si përfaqësues te sindikatës. Në orët e pasdites dy minatorë u shoqëruan në komisariat pasi bllokuan rrugën.
Kompania Tete Albania përmes Drejtorit të Përgjithshëm Cem Koray Vagci bën të ditur se: “Ne jemi të hapur për bisedime me minatorët dhe këtë ua kemi bërë të ditur, por sindikata me të cilën ata po aderojnë nuk plotëson kriteret ligjore. I kemi kërkuar të plotësojë dokumentet, por nuk i kanë sjellë dhe në këto kushte nuk mund të bëjmë bisedime. Pezullimi i punës që prej datës 8 tetor po na sjell dëm ekonomik dhe do të ndjekim hapat ligjorë për këtë çështje. Nuk është aspak e vërtetë që pagat dhe kushtet e punës janë ashtu siç ata pretendojnë.”
“Tete Albania Tunnel & Mining” është degë e grupit turk Tete Turkey dhe ka marre leje shfrytëzimi nga shteti shqiptar në vitin 2018. Kompania bën nxjerrjen e përpunimin e bakrit dhe numëron mbi 200 punëtore. Ne proteste është ngritur vetëm sektori i minierës, ndërsa fabrika vazhdon punën normalisht.
Pas rreth gjashtë orësh ndalim, janë liruar shtatë minatorët që u shoqëruan nga policia pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar sot në hyrje të kompanisë “Tete Albania”, në Spaç të Mirditës.
Sipas burimeve, protestuesit janë mbajtur në komisariat ku kanë dhënë deklarimet e tyre, ndërsa pretendojnë se janë marrë me forcë nga efektivët e policisë.
Deri më tani, policia nuk ka dhënë një reagim zyrtar për ngjarjen, por mësohet se materialet e rastit pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shoqëria "TETE Albania Tunnel and Mining" sh.a. ka reaguar pas protestës së minatorëve në minierën e Spaçit dhe kërkesës së Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë për nisjen e bisedimeve mbi një kontratë kolektive pune.
Në deklaratën për mediat, kompania sqaron se kërkesa e paraqitur nga Konfederata më 18 shtator 2025 ishte e paplotë në dokumentacion, pasi nuk përmbante prova që vërtetonin anëtarësinë e punonjësve të TETE Albania në këtë konfederatë dhe as mandatin e vlefshëm të kreut të saj, z. Kol Nikollaj, i cili sipas dokumenteve të dorëzuara "ka përfunduar në vitin 2024".
Pavarësisht kësaj, kompania thekson se ka treguar vullnet për bashkëpunim, duke i dërguar më 7 tetor Konfederatës një ftesë zyrtare për plotësimin e dokumentacionit dhe nisjen e një dialogu institucional.
Deklarata e shoqërisë TETE Albania në lidhje me kërkesën e konfederatës së sindikatave të shqipërisë
Në vijim të zhvillimeve të fundit që përfshijnë Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë, shoqëria “TETE Albania Tunnel and Mining” sh.a. dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe institucionet shtetërore lidhur me një sërë ngjarjesh që lidhen me Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë dhe z. Kol Nikollaj.
1. Lidhur me kërkesën për nisjen e bisedimeve. Më 18.09.2025, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, nën drejtimin e z. Kol Nikollaj, i është drejtuar shoqërisë “TETE Albania Tunnel and Mining” sh.a. me kërkesë për fillimin e bisedimeve për nënshkrimin e Kontratës Kolektive të Punës.
Pas shqyrtimit te dokumentacionit te paraqitur u konstatuta se kjo kërkesë ishte e paplotë në dokumentacion sic kerkohet nga neni 163 e vijues të Kodit të Punës. Për shkak të kësaj mungese, shoqëria nuk ishte në gjendje të verifikonte nëse Konfederata kishte në anëtarësinë e saj punëmarrës të shoqërisë “TETE Albania”. Ky verifikim paraprak është detyrim ligjor per ne, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve, pasi ligji kërkon që bisedimet dhe lidhja e kontratës të zhvillohen me sindikatën që ka më shumë anëtarë nga punonjësit e ndërmarrjes. Përveçse Konfederata nuk paraqiti asnjë provë mbi anëtarësinë (siç kërkohet nga ligji - nenin 163 e vijues të K.P), nuk kishte paraqitur as provë që vërtetonte z. Kol Nikollaj mbante ende mandatin e Presidentit të Konfederatës.
Vendimi i dorëzuar pranë nesh tregonte se mandati i tij kishte përfunduar në vitin 2024. Këto janë elemente thelbësore për vlefshmërinë e përfaqësimit, për të cilat Konfederata duhej të na kishte informuar paraprakisht, në mënyrë që më pas—siç kërkon ligji—palët të uleshin në bisedime.
2. Qendrimi i shoqerise dhe ftesa per bashkëpunim TETE Albania Tunnel and Mining sha Megjithë mangësitë e konstatura, shoqëria “TETE Albania” është treguar vullnet- plotë për të bashkëpunuar. Më 07.10.2025, i jemi drejtuar Konfederatës me shkresë zyrtare, duke kërkuar plotësimin e dokumentacionit përkatës për fillimin e një dialogu institutcional. Deri më sot, Konfederata ka refuzuar hapur të paraqesë çdo provë që vërteton pjesëmarrjen në anëtarësinë e saj të punëmarrësve të shoqërisë “TETE Albania”. Kjo është provë thelbësore për të përcaktuar nëse Konfederata është subjekti sindikal i duhur për zhvillimin e bisedimeve sipas nenit 164 të Kodit të Punës. Për më tepër, vetë dokumentacioni i Konfederatës shpreh se anëtarësia e saj përbëhet nga organizata të tjera sindikale, e jo vetëm nga punëmarrësit, gjë që e bën edhe më të domosdoshëm verifikimin e përfaqësueshmërisë.
3 Organizimi i një greve të paligjshme në mungesë të informacionit të kërkuar dhe cdo përgjigjie ndaj ftesës për dialog, Konfederata organizoi një grevë të paligjshme në datat 08–10.10.2025 pa njofti paraprak, siç kërkohet nga nenet 197/1 të Kodit të Punës. Një numër i vogël punëtorësh u grumbulluan duke pretenduar se z. Albert Bushpreni ishte larguar nga puna për shkak të pjesëmarrjes në sindikatë. Ky pretendim është i pabazë. Z. Bushpreni është shkarkuar nga detyra pasi ka shkelur procedurën e raportimit dhe hetimit të incidentit në punë, duke mos paraqitur deklaratën për një aksident të ndodhur në minierë ndërkohë që ushtronte detyrën si përgjegjës turni, si dhe ka penguar aktivisht hetimet e brendshme mbi shkaqet e aksidentit. Këto shkelje përbëjnë rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë në punë.
4. Shkeljet proceduriale të Konfederatës Shoqëria thekson se greva është organizuar pa njoftime paraprake, pa dialog social, dhe në kundërshtim të hapur me nenet 197 e vijues të Kodit të Punës. Për më tepër, z. Kol Nikollaj ka refuzuar të përcjellë dokumentacionin e kërkuar nga ligji dhe ka mohuar bashkëpunimin, duke ushtruar presion nëpërmjet grevave të paligjshme, të organizuara në kushtet kur: (i) nuk janë zhvilluar bisedime paraprake; (ii) nuk është ndjekur një proces i mirëfilltë ndërmjetësimi; dhe(iii) nuk janë zbatuar procedurat e pajtimit.
2 TETE Albania Tunnel and Mining sha Përveç shkeljes së hapur të ligjit, Konfederata nuk ka përcjellë asnjë kërkesë konkrete të punëmarrësve; për pasojë, përveçse të paligjshme, grevat janë edhe pa objekt të qartë, duke e bërë të pamundur për shoqërinë të kuptojë kushtet apo kërkesat e pretenduara të punëmarrësve.
5. Qendrimi përfundimtar i shoqërisë Shoqëria “TETE Albania” ka qenë gjithnjë në mbështetje të punëmarrësve të saj dhe ka kërkuar vetëm respektimin e ligjit. Shoqëria dënon çdo veprim që synon të anashkalojë procedurat ligjore, si dhe çdo veprim abuziv të përsëritur që pengon punën në minierë, i shkakton dëm ekonomik shoqërisë dhe cenon interesat e vetë punëmarrësve që Konfederata pretendon të përfaqësojë.Shoqëria “TETE Albania” mbetet e gatshme për dialog konstruktiv dhe social sapo të paraqitet dokumentacioni i plotë ligjor dhe të respektohen procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës është shoqëruar me tensione gjatë pasdites së sotme. Protestuesit janë përplasur me policinë në hyrje të kompanisë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat dy prej tyre.
Forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke kërkuar hapjen e rrugës që ishte bllokuar nga protestuesit, por situata është përshkallëzuar, duke sjellë konfrontime mes policisë dhe minatorëve.
Dy prej protestuesve janë shoqëruar në Komisariatin e Mirditës, ku po kryhen veprimet ligjore ndaj tyre.
Ndërkohë, pjesa tjetër e protestuesëve është mbledhur përpara ambjenteve të komisariatit.
Komente

Vetem ne shqiperi pronaret percaktojne ku duhet te grupohen puntoret. Mos u ndani rrini te bashkuar bravo puntoreve merrni hakun qe iu takon mos pranoni tiu shtypin lloje lloje biznesmeni qe vjen nga jashte me grabit pasurite tona
Përgjigju