Sociale

Tensionohet protesta e minatorëve në minierën e bakrit në Spaç, protestuesit përplasen me policinë, shoqërohen dy prej tyre

13 Tetor, 16:37| Përditesimi: 13 Tetor, 16:56

  • Share

 

Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës është shoqëruar me tensione gjatë pasdites së sotme. Protestuesit janë përplasur me policinë në hyrje të kompanisë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat dy prej tyre.

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke kërkuar hapjen e rrugës që ishte bllokuar nga protestuesit, por situata është përshkallëzuar, duke sjellë konfrontime mes policisë dhe minatorëve.

Dy prej protestuesve janë shoqëruar në Komisariatin e Mirditës, ku po kryhen veprimet ligjore ndaj tyre.

Ndërkohë, pjesa tjetër e protestuesëve është mbledhur përpara ambjenteve të komisariatit.


Lajmi kryesor:

Minatorët e Spaçit protestojnë për paga dhe siguri, përplasen me policinë! Lirohen 7 protestuesit që u shoqëruan


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?