Sociale

Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë nga Brazili/ AKU pa transparencë, fsheh kompaninë! Burime: ‘Dimal’ theu urdhrin e bllokimit

28 Mars, 12:11| Përditesimi: 28 Mars, 21:58

  • Share

DURRËS- Në tregun shqiptar është hedhur mish pule i kontaminuar me salmonelë në një sasi të konsiderueshme nga kompania Dimal, ndërsa konsumatori u njoftua publikisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, 1 javë pasi kishte marrë në dorë analizat me prani salmonele, dhe filetot e rrezikshmë për shëndetin ishin shpërndarë për konsum nëpër markete.  

AKU njoftoi se referoi për hetim në Prokurorinë e Tiranës një kompani, por duke i mbajtur të fshehtë emrin, që importoi nga Brazili mish të kontaminuar me salmonelë, bakter i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve

Report TV mësoi përmes burimeve konfidenciale se kompania që importoi mish pule me salmonelë është ‘AMG Food’, produktet e së cilës në treg gjenden me emrin ‘diMal’.

Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, tha për Report Tv se sasia totale që mbërriti nga Brazili në Durrës më 11 mars është 7.9 tonë, ndërsa burime bëjnë me dije bëhet fjalë për  18.250 kilogramë fileto pule e ngrirë, pra rreth 18.3 tonë. Nga ana tjetër,  kryetari i urdhrit Veteriner Ervin Resuli, denoncon për 27 tonë. 

Para shifrave zyrtare nga AKU, burime konfidenciale, thanë se pjesa më e madhe e saj, 13.1 tonë fileto pule me salmonelë doli në tregun shqiptar dhe vetëm 5.2 tonë u bllokuan. Edhe këtë të premte, burime nga Aku në Vlorë, thanë se inspektorët dolën në terren në qytetin bregdetar dhe tërhoqën një sasi fileto pule me salmonelë të Dimal që kishte dalë në treg për tu shitur.

Por si u zbulua mishi me salmonelë?

Burime nga AKU thonë se inspektorët bënë një kontroll rutinë në sasinë e filetove të importuara nga Brazili, morën një mostër nga mishi dhe e dërguan për analizë pranë laboratorit të ISUV më 12 mars. Njëkohësisht – burime nga AKU thonë se urdhëruan subjektin AMG që deri në daljen e përgjigjes së analizave, produktin ta mbyllë në dhomat frigoriferike në port dhe të mos e hedh në treg.

Burimet thonë se ISUV nxori përgjigjen pas 9 ditësh pasi i ishte dërguar mostra, më datë 21 mars, por kur AKU shkoi pranë kompanisë të bllokojë mishin në port, rezultoi se pjesa më e madhe ishte hedhur në treg. Nga ky moment, kur kuptoi se shqiptarët do blinin me para një produkt të rrezikshëm, AKU nuk bëri asnjë njoftim për qytetarët që të mos i konsumonin filetot e pulës të DIMAL, dhe as nuk bëri thirrje pranë bizneseve që të kthejnë pas mishin e kontaminuar. 

1 javë pas doli përgjigja se ishin fileto të kontaminuara, AKU njoftoi vetëm se ka referuar në prokurori një subjekt për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë. Burime nga AKU thonë se kompania DIMAL ka falsifikuar faturat tatimore, duke regjistruar të dhëna të pasakta, pasi sasi të tjera importonte nga jashtë e të tjera deklaronte.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë Ekstraktin e biznesit 'diMal'

Ora 17:04
Skandali i 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë, Resuli: Jo neglizhencë, por akt kriminal! Të hetohet nga SPAK

1743178125_64001736414634xz752x440586.jpg

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në lidhje me skandalin e 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë nga Brazili që u kap në Portin e Durrësit. Në një reagim në Facebook, ai thotë se nuk bëhet fjalë për një rast neglizhence, por për një akt kriminal që meriton hetim të thelluar nga SPAK.

Resuli akuzon ministrinë se ka tentuar që të fshehë ngjarjen, ndërsa thotë se AKU nuk informoi qytetarët dhe nuk mori asnjë masë të menjëhershme për të ndaluar produktin dhe tërheqjen e tij nga tregu.

Ai shkruan se mishi i pulës i kontaminuar me salmonelë ka hyrë në vend më 11 Mars dhe se AKU-së iu deshën 10 ditë për përgjigjen e analizës, ndërkohë që produkti është shpërndarë, shitur dhe konsumuar nga konsumatorët. Ai thotë se më 21 Mars, janë publikuar përgjigjet e analizës që tregoi se ngarkesat e mishit të pulës ishte të kontaminuara me salmonelë, por AKU nuk mori asnjë masë për të njoftuar qytetarët dhe për ta tërhequr nga tregu.  

“Fshehja e rastit nga Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV lë dyshime të forta se biznesit i është dhënë kohë për të shitur produktin dhe për të helmuar qytetarët me vetëdije të plotë. Ky nuk është më një rast neglizhence, por një veprim kriminal, që kërkon një hetim të thelluar nga SPAK, nga A deri në Zh! Sa raste të tjera janë fshehur? Sa herë qytetarët shqiptarë janë bërë kavie eksperimentale të një sistemi të kalbur që nuk kontrollon as ushqimin që importohet dhe as atë që prodhohet brenda vendit?”, shkruan Resuli.

Reagimi i plotë:

Ministria e Bujqësisë fsheh skandalin!

Mandarina me pesticide, peshku (açuket) me parazitë dhe së fundmi mishi i pulës me Salmonella Typhimurium! Ky është realiteti ku jeta e shqiptarëve vlen më pak se interesat e disa institucioneve të paafta, të kapura dhe që kanë dështuar spektakolarisht në misionin e tyre. Që nga muaji tetor e deri më sot, një seri skandalesh kanë shpërthyer, duke ekspozuar të vërtetën e hidhur: institucionet nuk janë të afta të diagnostikojnë në kohë, nuk marrin masa dhe kur përballen me prova të qarta, i fshehin rastet!

27 ton fileto pule nga Brazili kanë hyrë në Shqipëri më 11.03.2025. AKU ka marrë mostrat në doganë, por për një analizë që duhej të zgjaste maksimumi 72 orë, u deshën 10 ditë. Dhe ndërkohë, produkti u shpërnda në treg, u shit dhe u konsumua nga qytetarët në supermarkete, restorante dhe fast food-e. Laboratori ISUV, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ka publikuar përgjigjen më 21.03.2025, duke konfirmuar ngarkesë të lartë Salmonella jashtë normave të lejuara. Por AKU nuk mori asnjë masë të menjëhershme për të tërhequr produktin nga tregu, as nuk njoftoi qytetarët. Vetëm pas publikimit të skandalit nga mediat investigative si "Piranja", nisi një farë reagimi, por deri më tani askush nuk ka treguar se cila kompani e ka hedhur në treg këtë mish të kontaminuar!

ISUV është kthyer në një institucion të dështuar, i cili ka humbur çdo lloj efektiviteti për qëllimin që është krijuar. Në vend që të jetë një entitet shkencor referencë për laboratorët shtetërorë dhe privatë, është bërë një strukturë tenderuese, ku kostoja e analizave për kampionet kalon edhe vlerat e sektorit privat! Madje, KLSH ka hapur një hetim për abuzimet e këtij institucioni, që në vend të shërbejë për sigurinë ushqimore të qytetarëve, është shndërruar në një makineri burokratike që vonon rezultatet dhe justifikon paaftësinë e Ministrisë së Bujqësisë.

Nga ana tjetër, AKU ka treguar edhe një herë paaftësinë dhe indiferencën totale. Për 10 ditë, ky institucion lejoi që pulat e infektuara të përfundonin në treg dhe vetëm kur skandali u bë publik, filluan të lëviznin. Në vend që të vepronte me urgjencë, AKU u mjaftua me një njoftim në prokurori, kur ndërkohë Prokuroria duhet të kishte marrë të pandehur drejtorët e AKU dhe ISUV, sepse këtu ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë! Në vend të një institucioni profesional që duhet të mbrojë shëndetin e qytetarëve, AKU është kthyer në një "autoshkollë drejtorësh", ku emërimet bëhen për qoka politike dhe jo për meritokraci. Në vend që të garantojë sigurinë ushqimore, ky institucion është shndërruar në një mekanizëm që shërben vetëm për interesat e ministrit dhe jo për jetën e qytetarëve.

Fshehja e rastit nga Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV lë dyshime të forta se biznesit i është dhënë kohë për të shitur produktin dhe për të helmuar qytetarët me vetëdije të plotë. Ky nuk është më një rast neglizhence, por një veprim kriminal, që kërkon një hetim të thelluar nga SPAK, nga A deri në Zh! Sa raste të tjera janë fshehur? Sa herë qytetarët shqiptarë janë bërë kavie eksperimentale të një sistemi të kalbur që nuk kontrollon as ushqimin që importohet dhe as atë që prodhohet brenda vendit?

Ky nuk është vetëm një skandal, është një kërcënim direkt për jetën e qytetarëve dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi! Ky shtet nuk mund të vazhdojë të heshtë ndërsa populli ushqehet me mish të infektuar, peshk me parazitë dhe fruta-perime të stërmbushura me pesticide! Është koha që drejtësia të veprojë dhe të ndëshkojë ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë! SPAK duhet të nisë hetimet urgjentisht, sepse ky është një krim kundër qytetarëve shqiptarë!

S.G/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 29/03/2025 10:08

    Asgja sasht kjo pula ça asht mielli serb që konsumojnë Shqiptarët çdo ditë e askush nuk flet. Mielli kancerogjen që po mbyt njerzit çdo ditë.

    Përgjigju
  • Dori: 28/03/2025 19:51

    Kriminela,te mbyllet firma,ti konfiskohen gjitha pasurit dhe ne burg pronari.SPAK te veproj menjeher

    Përgjigju
  • Arben: 28/03/2025 17:53

    Sa te kete njerez te Sali bufit ne AKU, keto gjera do ndodhin! Pastroni institucionet e shtetit nga keneta! Nuk kane me kohe shqiptaret te vuajne pasojat e krimeve te PD!

    Përgjigju
    • Berat Çelepias: 28/03/2025 18:46

      Fajin e ka Saliu

    • Shqipëria: 28/03/2025 18:38

      Hahahahahaahahahahah, ty po te prisja, ne lot.

  • Timi: 28/03/2025 17:48

    Aku eshte ne fushate ne shijak qe te beje popullin me pashaporte evropiane packa se dime a do jente gjalle populli pasi te haje mishin e fresket me salmonele

    Përgjigju
  • Miku: 28/03/2025 17:48

    Te pakten te kontrolojne ato qe u cojne ne Big Brother vipave, se ne qytetsret e thjeshte e kemi nda davane.

    Përgjigju
  • Salamina: 28/03/2025 17:41

    Licenza ti hiqet ne ndiqen penalisht doganiere AKu dhe te jape dorheqjen ministria e ushqimit dhe buqesise! E helmuan kete popull krim me ndergjegje te plote te pushkatosh nje te pa fajshem! Dhe ta coje ne BE ky 2027 se populli nuk eshte delle be be!Jane kriminela a thua sikur jà japin Serbit!

    Përgjigju
  • Final: 28/03/2025 16:53

    Na pastë bo mire ! Hajde jetë Hajde

    Përgjigju
  • biologe: 28/03/2025 15:23

    Keshilla si te gatuajme pulen keta kohe: Larja e mishit/filetos përhap salmonelën (nëse pula është e infektuar me te) pothuajse në të gjithë kuzhinën. Keshtu qe mos e laj pulen, vetem gatuaje mire. Edhe pastro mire banakun edhe cdo gje me detergjente. Kujdes sfungjerin e eneve. Gatimi minimumi 75 grade Celsius 10 minuta, ose temperatura me te larta aq me mir per te vrare bakteret. Nuk duhet te ishte lejuar, por eshte e menaxhueshme si situate.

    Përgjigju
    • Shqipëria: 28/03/2025 18:40

      Te japi njeri dorëheqjen jo e? Te ikin këto te mallkuar qe po na helmojne fëmijët.

    • Berat Çelepias: 28/03/2025 18:13

      O zonja biologe, e kan ngrënë njerëzit para se të merrej vesh. Dhe shumica e konsumatorëve të filetos së pulës janë fëmijë. Këto këshillat e tua, për menaxhimin e situatës nuk vlejnë sepse mjafton të mos blesh fileto pule tani që u mor vesh.

  • berti: 28/03/2025 15:21

    Duhet shkarkuar urgent drejtoret Manush Kullolli dhe Fatjoni Pasholli.

    Përgjigju
  • John: 28/03/2025 14:36

    SPAKU do nderhyje tek AKU apo presin qe vdesi ndonje dhe pastaj te nderhyjne ? Vetem vitin e fundit, u rihodhen ne treg mandarinat me posticide, tani doli salmonella. Ky eshte krim i tmerrshem. Ku eshte avokati i popullit? Shoqatat e konsumatoreve ? Dhomat e tregtise?

    Përgjigju
  • romeo: 28/03/2025 14:27

    Ky është krim i rëndë dhe komplet AKU duhet shkrirë dhe të gjith duhen penalizuar..

    Përgjigju
  • miri: 28/03/2025 14:16

    perfundoi me Mianmar dhe me Pulen ne durres historia e frigoriferit….. ne p te semes do veni e dini ju

    Përgjigju
  • Bledi: 28/03/2025 14:08

    Si e hodhi një pjesë të mishit në treg? Ata që e kanë lejuar dhe janë korruptuar duhen pushkatuar dhe kompania të shkrihet me këta bastarda. Ca vendi është ky more?

    Përgjigju
  • Or tej: 28/03/2025 13:53

    Mjere albanistani or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • sapa: 28/03/2025 13:53

    Kthehuni ne shqiperi thote Rama!Si nuk turperohet?Drejtesia nuk eshte ne duart e tij thote ai po kontrollet e te ASHTUQUAJTURIT SHTET PSE NUK FUNSJONOJNE?Dhe ka goje Sharlatani per tju thene shqiptareve qe te kthehen ne Sketerre per te jetuar?

    Përgjigju
  • Daichi: 28/03/2025 13:31

    Minimumi jep njeri doreqehjen nga AKU, minimumi apo cqr

    Përgjigju
    • Lushka: 28/03/2025 15:35

      Ju te AKU-se mendoni se ja futet ketij populli me keto gjokse pule. Por nuk do shpetoni nga patatja nga domatja nga orizi nga cdo produkt tjeter. Ky veprim jo te konsiderohet si mashtrim me produktet konsumatore por si akt terrorist ne mase kunder nje populli te ter. U shkrifshi u djegshi ju e me kedo keni kontakt aty ku ju dhemb me shum te femijet tuaj mostra. Nje vend cale cale sepse pasurohet nje njeri edhe vuajne nje komb i tere. Duheni shkrir komplet si organizate. Standarti zero ne cdo skaj te ketij kombi. Per cfare jan doganat per te kapur ato me 5 steak cigare apo ato qe skan garanci ku do shkojne... u djegshi ju te AKU- se nga i pari te i fundit edhe ju qe heshtni ne ate institucion qe nuk i denonconi. Ky komb nuk ka per tu ber kurre...

  • Pordhi kali: 28/03/2025 12:39

    Kjo eshte pashaporta e be

    Përgjigju
    • tamam: 28/03/2025 16:57

      tamam o vlla kjo eshte pashaporta per BE. sa turp, edi rama a i lexon ketoj lajme ti apo jo, apk te pakten a te informon njeri cpo ndodh apo edhe AKU han dardha pas shpines tende?!

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?