Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, ka dhënë detaje të reja për Report Tv për mishin e pulës të kontaminuar me salmonelë që AKU ka bllokuar.
Jorgaqi shprehet se bëhet fjalë për të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë që është kapur në Portin e Durrësit. Jorgaqi thotë se produkti ishte shpërndarë në 10 rajone, por nga sigurimi i 154 faturave është bërë i mundur njoftimi i konsumatorit dhe tërheqja e mbi 4 tonëve.
Sërish Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU ngurron të thotë se kush është kompania përgjegjëse, pavarësisht se burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për "diMal".
Ai thekson se kjo kompani refuzoi të bashkëpunojë për të gjurmuar shpërndarjen e mallit, ndaj është dashur ndihma e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, falë të cilës është bërë e mundur gjetja dhe tërheqja e më shumë se 4 tonëve fileto pule me salmonelë, në 10 rajone.
Report Tv: Sa është sasia e mishit me Salmonela? Kur erdhi në port?
Martin Jorgaqi: Sasia e mishit të kontaminuar me salmonelë ka ardhur nga importi, nga Brazili, dhe autoriteti kombëtar i ushqimit në bazë të planeve të monitorimit dhe marrjes së mostrave në pikat e inspektuimit kufitar, ka kryer procedurë të tillë dhe rezultoi se produkti ishte kontaminuar me salmonelë. Sasia për të cilën bëhet fjalë është 7.9 ton.
Report Tv: Sa nga kjo sasi ka dalë në treg dhe sa është bllokuar?
Martin Jorgaqi: AKU me të marrë informacion nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, që është laboritori referncës në vend, mori masa mnjehëre për identifikimin e oiperatorit të biznesit që kishte kryer këtë import dhe brenda ditës shkoi pranë ambienteve të tij dhe kreu kontrollet për gjetjen e produktit, dhe në vanzhdimësi të kontrollit që në kemi, gjurmueshmërinë, që është një process shumë i rëndësishëm, sepse nëpërmjet gjurmueshmërisë së operatrorit gjejmë lista, formularë ligjorë që e ka detyrim ti mbaj, ne shkojmë në pikat ku e ka tregtuar për të bërë të mundur tërheqjen mbrap[sht të produtktit. Në këtë pikë ne patëm një problematikë jo pozitive në lidhje me operatorin e biznesit ushqimor, sepse nuk I kishte listat e gjurmueshmërisë të mbajtura sipas rregullit, duke na e vështirësuar punën p[ër mbledhjen mbrapsht të produktit në mënyrë të mënjëhershme, por nëpëmjet bashlpunimeve që në patëm me drejtorinë e përgjithshme të tatimeve mundëm të siguronim 154 faturat ku ishte shpërndarë produkti dhe me trupat tanë të inspekimit, në të gjithë vendin në 10 rajone ku ishte shpërndarë, shkuam dhe njoftuam si konsumatorin dhe bëmë të mundur tërheqjen mbrapsht të produktit që nuk ishte shitur. Gjithashtu vendosëm foto të produktit për konsmumatorin që e kishte blerë dhe ta kthente mbrapsht këtë produkt. Deri tani që flasim kemi kthyer mbrapsht 4 ton – 4 ton e gjys. Për të cilat jemi ende në terren, në subjektin importues për të bërë kthimet e mundshme të këtij produkti që është në terren. Nuk kemi një shifër të saktë dhe zyrtare momentalisht, por në ditët në vijim, ne do të përditësojmë informacionin.
Report Tv: A ka dijeni sa është sasia e mishit të kontaminuar në total?
Martin Jorgaqi: Ngarkesa prej 7.8 ton e cila ka rezultuar, në plan të marrjes së mostrës me ngarkesë të salmonelës mbi normat e lejuara. Gjithashtu në kontrollin që ne po bëjmë në subjektin importues ne kemi arritur të bllokojmë edhe sasi të tjera produkti, që ky operator ka në magazinën e vet. Kemi bërë bllokimin e gjithë kësaj sasie, kemi marrë mostra edhe për lote të tjera për të parë nëse ka produkte të kontaminuara apo jo?
Report Tv: Kush është importuesi i këtij produkti?
Martin Jorgaqi: Momentalisht, zyrtarisht nuk mund të jap emër të këtij importuesi, pasi AKU lidhur me problematikat dhe shkeljet ligjore që ka gjetur në këtë operator biznesi, ka bërë edhe referimin e tij në prokurori, dhe duke qenë një process që është duke u zhvilluar hetime të mëtjeshme, nuk duam të krijojmë intereferenca me organet e tjera ligjzbatuese.
Report Tv: Pse nuk nuk u njoftua publiku me 21 mars?
Martin Jorgaqi: Në datë 21 mars AKU mori info për raport analizën dhe u hodh menjëhertë në verim për bllokimin e sasisë në magazinë. Me trupat tonë dolëm në terren, bëmë njoftimin e konsumatorit në pikate tregtimit ku ne kishim info që ky operator kishte shpërndarë produktet e veta. Si me foto të produktit dhe me shpjegim për kthimin mbrapsht të këtij produkti për konsmutarë që e kishin blerë dhe e kishin në frigorifer apo ambintet e tyre.”
Report Tv: I keni faturat kujt i ka shkuar ky produkt?
Martin Jorgaqi: Faturat janë pjesë të procesit të gjurmueshmërisë, që është detyrim me ligj i operatporit të biznesit ti mbajë të përditësuara dhe ti vë në dispozicion AKU për gjurmin e produktit, Kjo ishte një nga shkjeljet e operatorit të biznesit. Pikërisht kjo ishte një shkelje kryesore të operatorit të bizenesit që nuk i kishte të përditësuara këto lista dhe na u desh që të bëjmë një marrëveshje bashkupinimi me drejtorinë e përgjithshme të tatimeve për të saktësuar të gjitha shitjet dhe harxhuam kohën e nevojshme dhe njerëzit për kontrollin edhe të faturave të tjera që ndoshta nuk kishin të bënin me këtë produkt.
Komente

kompanise ti hiqet licensa perjete....
PërgjigjuKa ecur para tregtia, mish pule nga brazili me salmonela dhe mish njeriu me sifiliz.
PërgjigjuPo thojini njerze Ku Jon shoernda se. Na helmut kalamojt o bastarda we ne burg e keni venin gjith
PërgjigjuShiko si flet ky pa e prishur terezinë fare,ore mik lumi po helmoni një popull te tere o inspektor..ne burg urgjentisht kush ka gabuar,se ndryshe na mori lumi..edhe ne Afrik nuk i bëjnë keto gjera,jemi gati për be BE ne,a mortja qe s'na bije
PërgjigjuTe gjithe inspektoret e Aku duhet te shkojne ne burg sepse nuk duhet te lejojne qe malli te dal nga dogana pa kryer analizat perkatese o maskarenj te ndyre se po na helmoni si komb dhe ju dubet te denoheni per terrorizem bashke me ate qelbesiren e firmes
PërgjigjuDekontaminoni dyqanet dhe magazinen e subjekti, mjetet frigoriferike te shperndarjes, o shoku
Përgjigju