Një dron, në madhësinë e një avioni, ka rënë në kryeqytetin kroat, Zagreb. Kryebashkiaku i Zagrebit tha se ishte një mrekulli që askush nuk u vra nga rrëzimi i dronit ushtarak mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00.
Sipas kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç, droni pa pilot është i prodhimit rus: "Por nuk dihet nëse është në pronësi të ushtrisë ukrainase apo ruse".
Dron është model u kohës sovjetike TU-141. Kryebashkiaku i Zagrebit Tomislav Tomaseviç tha se pjesë të dronit janë gjetur në disa zona të periferisë jugperëndimore të Jarunit. "Askush nuk u vra. Është një dron i madh."
Udhëheqësit kroatë thonë se droni fluturoi mbi Hungari për 40 minuta dhe më pas hyri në hapësirën ajrore kroate për shtatë minuta të tjera përpara se të rrëzohej në kryeqytet.
Presidenti Zoran Milanovic, i cili është gjithashtu komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, u ka kërkuar kroatëve të qëndrojnë të qetë, duke thënë se ky lloj incidenti ndodh gjatë konflikteve dhe droni nuk mendohet të jetë drejtuar në Kroaci.
Lajmi kryesor: