“Ku ishin inspektorët e IKMT?” është pyetja që zë vend në rastin e një pallati të ndërtuar pa leje deri në 5 kate në një nga zonat më të bukura të rivierës shqiptare në Dhërmi. Ndërtesa sot u prish më në fund nga tritoli i IKMT por gjatë të paktën 1 viti punimesh, autoritetet e tjera shqiptare kanë qenë qorre më keq se vetë IKMT.
Si ka mundësi që për këtë ndërtim pa leje nën hundën e autoriteteve, inspektorët ndërtimorë, bashkia, strukturat e policisë, kryeplaku e deri autoriteti më i fundit në radhë, jo vetëm nuk e panë, por nuk dinë të thonë se cili është pronari i këtij ndërtimi?
Si ka mundësi që prokuroria dhe policia nuk po hetojnë qoftë duke gjetur të paktën një punëtor që ka punuar për ndërtimin e këtij pallati... me apo pa kontratë qoftë, i siguruar apo jo, ky punëtor mund të çojë drejt emrit që qëndron në krye të këtij ndërtimi pa leje.
Policia dhe prokuroria kanë shumë rrugë për të shkuar drejt pronarit, ashtu siç mjafton të kërkohen kontratat që firma misterioze ka lidhur me kompanitë e materialeve të ndërtimit, hekur, beton, etj.
Është e pamundur që gjithë zinxhiri i autoriteteve dhe elementëve në ndërtimin e një objekti, të mos arrijë që organet ligjzbatuese të gjejnë se kush është investitori i këtij pallati 5 katësh!
Mjafton të kërkohet se si është lidhur energjia elektrike për punimet në kantier, për të parë nëse ka një kontratë të rregullt me OSHEE, apo nëse vjedhja e energjisë me një burim të fuqishëm për të përballuar të tillë ndërtim (tension i lartë) do të jetë një tjetër akuzë që duhet të rëndojë mbi pronarin anonim.
Policia dhe prokuroria duhet të investigojë në zyrat e hipotekës se në pronësi të kujt është toka mbi të cilën u ndërtuan 5 kate pa leje. Edhe ky gjurmim shumë thjesht të çon një hap më pranë pronarit misterioz, i cili me vënien nën akuzë për ndërtim pa leje, rrjedhimisht vihet para përgjegjësisë penale. Të gjitha këto shtigje që policia dhe prokuroria nuk po përdorin për të hetuar, të lënë të besosh se dikush kërkon ta shpëtojë nga burgu pronarin e pallatit fantazmë.
Lul Morina dhe nje llac tjeter i zones e kane. Morina ka ndertu edhe dy godinat perpara kesaj qe u prish. Me sa duket per kete nuk e zbardhi dot lejen se ka ngrene nje koder te tere per nje mini-hotel te qelbur. Çudi se si nuk e paska pare Belinda Balluku qe ka vilen 150 metra me siper !!!!!!!!! Prokuroria e ka shume kollaj te gjej "pronarin fantazme". Ndiq pronesine e tokes dhe kush ka aplikuar per ate toke.
Përgjigjulul morina ,ai katunari me corape te bardha e ka.....
PërgjigjuHahaha gallat. Osht martuar burri Por fatkeqesisht nik i di emrin gruas. I therret ojjj. Vetem në shqiperi ndodhin keto mrekullira. Ka mundesi te kete qen ( UFO ) se ata kan filluar te vijne në planetin tone e po bojn prapesira bojn dertime naten per gjith naten e kan bo pallatin. As komshi si shef.
PërgjigjuPo mire, ke pyesni per "pronarin misterioz"? Apo kot. Ja prishin sot, ja japin me tutje neser.
PërgjigjuDuhet shkarkeuar nga puna qe nga Drejtori I policise Himare deri te Drejtori I policise bashkiake, dhe Drejtori INUK Himare. Te gjithe jan ne dijeni kush e ka ber, por ska andej hetim. Policia e Himares eshte kopetent sipas ligjit ne fuqi per ndalimin e ndertimeve pa leje. Duhet media ta hetoj me shume rastin keshtu do dal dhe emri, dhe keshtu do shkarkohen nga puna te paafte e policise himare
PërgjigjuPa ai qe e ka furnizuar me beton dhe materiale te tjera a duhet te penalizohen?
Sado te themi qe u prish pallati 5 katesh e te tregosh rruget per gjetjen e pronarit,do ishte me miire te shkruajshe per administraten e shtetit tone qe eshte komplet ne gjithe shqiprin e molepsur me njerez qe paguhen nga populli dhe sbejne as nje pune por jane vetem per vota.Mendoni bashkia e Memaliajt ka ne organike 200 vete,kur ne ate vend nuk jetojn as 500 familjeSi te jete funksjonale nje administrat kur lrganika e kryeministris ka 400 e ca njerez,sec punojn apo spunojn se vetem statistika mbajn dhe as nje pergjegjesi?I vetmi vend ne bote qe kemi administrat vetem per vota ..Pse ndodhe kjo se pergjegjesia öer detyren eshte xero me xhufka.Opozita e di mire gjendjen por kerkon qe te shtohen edhe34 bashki te tjera.Per problemet dhe detyrat e zbatimit te ligjeve dhe per ndjenjen e pergjegjesis ne zbatimin e detyrave eshte xero..Po a merret ndonje here parlamenti per keto organika,jo kurr sepse e dine fare mire po menjen e kane te votat,per vehte paguhen kenaqeshem,korrupsioni ne shkallen me te larte dhe merren me individet dhe sharje.Veprime vetem per kaos e mjergull qe sa me mire te fshehin veprimtarin e tyre ne funksjon te korrupsionit.Po keshtu ka qene gjendja edhe kur opozita ishte ne pushtet ,po tani flasi per individin e jo per fenomenet negative qe jane ne te gjitha pushtetet e demokracis.Keto qe theme vertetojn punen e admiinistrates ne institucionet shtetrore qe nga maja piramides qe ka njere kukulla dhe pa vizion e eksperience qe populli ta pyesesh nuk njlhin as dhe nje minister apo kryetar bashkije sepse mendjet e tyre jane per mbushjen e xhepave te tyre se askund nuk ka kerkes llogarije e nontrolle me perjashtim te tatim taksat qe i gjene kudo aq sa bizneset i njohinsi ortake ne ndarjen e fitimeve.Nuk shpjegohet ndryshe qe behen pallate 5 kate dhe sdihet ndertuesi,vetem mme nje administrat koti dhe te korruptuar mund te ndodhin keto fenomene
PërgjigjuO EDI RAMA ketyre pisave jo vetem tia prishesh pallatet e qelbura,,,POR DHE TI RRAHESH ATY NE GERMADHA ME THUPRA THANE....
PërgjigjuOre ti Edi qe fajin e ka saliu kjo nuk diskutohet më dhe i kemi vene kapak. Saliu degjeneroi administraten, ai shpiku qe po te jesh militant partie punon ne shtet pavaresisht kualifikimit dhe ne shtet ke perfitime korruptive. Tani ska dreq e bir dreqi ta çrrenjose kete mentalitet.
Edi Rama vetë s'ka faj,nuk i ka vënë ai ato drejtues "qorra" aty? Apo ndodhin në gjithë botën thuaj e fajin e ka Saliu. I vumë kapak...
Polici i zonës e di se kush ndërton!
Përgjigjujo vetem qe ka emrin, po qeveria e ka edhe investitor strategjik, dmth qe ben ca ti doje tr4pi ne token e tjetrit ... po te dali emri qeveria nuk del mire qe ka caktuar investitor strategjik nje person qe nderton pa leje ... hahahahahaaaaa
PërgjigjuThoni emrin nxirini bojen atij dhe qeveris...