Mediat kanë hedhur dyshime se i mbijetuari i 8-të misterioz i aksidentit është 36-vjeçari me prejardhje arabe Shaip Nauf Al Salah.
Emrin e tij e kanë parë familjarë të të mbijetuarve në listën që e kanë marrë nga autoritetet bullgare. Këtë e pohon edhe djali i shoferit të dytë, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Në listën zyrtare të të mbijetuarve të cilën e publikoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, nuk figuron emri i shtetasit arab, por emrat e vetëm 51 të aksidentuarve, nga 52 që thuhet se ishin në total.
Hetuesit bullgarë, do të hetojnë lidhur me prezencën e tij në autobus, nëse ai ka shpëtuar dhe më pas në mënyrë misterioze është zhdukur natën.
Lajmi kryesor:
Aksidenti tragjik në Bullgari, prokuroria bullgare: U gjetën vetëm 44 trupat e viktimave! Misteri, i mbijetuari i 8-të i aksidentit tragjik, një arab? Zyrtare, autobusi nuk po transportonte karburant
B.K./ReportTv.al