Foto ilustruese

Politikë
Top 24

Misteri/ Ku ka humbur prej 1 muaji kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

25 Gusht 2018, 15:35| Përditesimi: 25 Gusht 2018, 16:10

  • Share

Tiranë- Ndërsa afrohet shtatori, sezoni i betejave politike, nga selia e Partisë Demokratike janë të shumta deklaratat e përditshme, me fakte dhe akuza në drejtim të qeverisë, por në asnjë prej tyre nuk shfaqet vetë lideri i të djathtëve.

Lulzim Basha është shfaqur për herë të fundit live më 27 korrik. Ai zgjodhi të bashkëbisedojë me gazetarët për çështjen e ndërtimit të Teatrit të ri, akuzoi qeverinë për aferë dhe u zhduk.

Që nga ajo ditë vendndodhja e kryetarit të Partisë Demokratike mbetet mister. Pak ditë më parë teksa u përfol për pushimet e liderëve të politikës, në media shkruhej se Basha kishte zgjedhur të kalonte ditët e nxehta të gushtit në Qerret.

Që këtu nisi misteri. Presidenti, Kryeministri e kryetarë të tjerë partish, ministra e deputetë shpejtuan të postonin foto nga ditët e tyre buzë detit apo pranë malit. Ndërsa kreu i opozitës asgjë.

Mund të mendojmë që ka dashur të ruajë privatësinë, por pyetja se ku është zhdukur prej një muaji kryetari i Partisë Demokratike vazhdon. Atë nuk e kemi parë të bëjë asnjë deklaratë nga selia e PD-së, asnjë takim në Tiranë apo gjetkë dhe asnjë foto me të tretë. Shpresojmë që bashkë me shtatorin të rikthehet  edhe kryepozitari Basha.

Komento

Komente

  • Haruni: 26/08/2018 13:09

    Ceco me bica BICAKUN RUJE PER RAMEN KUR TE KTHEHET SE PO FLUTURONI ME CARTER PRIVAT PER TE PARE NDESHJEN JUVE LACIO ME PARATE E POPULLIT TE VARFER QE PO VUAN PER BUKEN E GOJES Mendoj qe ti nuk je tru shpelare si disa te tjere

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 25/08/2018 21:14

    Ha biçak a biçak...

    Përgjigju
  • Tahipi: 25/08/2018 16:13

    Jeni merzit shum per te ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?