Mitsubishi në Vlorë del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagosen shoferi dhe shoqëruesja e tij

8 Korrik 2020, 13:12| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 13:19

  • Share

Një aksident është shënuar mesditën e sotme te rruga e Kalasë në Vlorë. Bëhet me dije se një automjet tip Mitsbushi fouristradë ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur një pemë.

Për shkak të përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit si dhe shoqëruesja me të cilën ishte në makinë. Aktualisht në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

1594207181_aksidentnevlore.jpg

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?