Mjalti, shëruesi i madh i 216 sëmundjeve, Altin Joka: Si të përdoret pa humbur vlerat / Provat e pagabueshme, si të dallojmë mjaltin pa hile

20 Nëntor, 16:33| Përditesimi: 20 Nëntor, 16:39

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti Altin Joka, i cili foli për benefitet e mjaltit dhe si të dallojmë mjaltin cilëror nga ai i manipuluar.

”Mjalti është një produkt bioaktiv që i përket klasës natyrore dhe në 10 ilaçet bimore më të mira, i pari është mjalti, e deri tek i dhjeti që është po mjalti” tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se mjalti është aq i rëndësishëm sa është produkti i tretë më i manipuluar në botë, pas vajit të ullirit dhe qumështit. Sipas një mendimtari të vjetër, thuhet se mjalti duhet përdorur që nga djepi e deri në varr.

Sipas Altinit, mjalti duhet përdorur çdo ditë dhe jo me pauza, për të patur efekt.

”Nëse përdoret dy herë në javë, efektshmëria shkon 40-60% dhe nëse përdoret çdo ditë, kemi 100% efekt. Mjalti rrit nivelin e inteligjencës së qelizës, madje stimulon në veshka hormonin e vitaminës D. Mjalti ka nga 24 deri në 31 minerale, ka 22 aminoacide dhe nivel të lartë të vitamincës C dhe polifenolesh dhe 94-97 % kardohidrate. Mjalti është i vetmi produkt që u reziston viteve, ndërsa stimulon prodhimin e enzimave që janë kaq të rëndësishme për jetën tonë. Mjalti në përgjithësi kuron rreth 216 lloje patologjish” theksoi nutricionisti Joka.

Por cilët lloje mjalti janë më të mirët?

“Manuka hyn tek mjalti më i mirë, pasi lulet që bëhet mjalti vetëm 12 ditë çelin dhe cilësia e tij është shumë e lartë dhe është shumë efikas për sëmundjet autoimune. Mjaltë tjetër i mirë është ai i Sidrit, por kjo rritet në Zelandën e Re dhe është pak më i vështirë të gjendet dhe është shumë efikas për problemet hormonale, seksuale, për problemet e sistemit mendor apo depresionit, apo për gratë në menopauzë, ose në kancerin e prostatës. Mjaltë tjetër shumë i mirë është ai i lule rradhiqes që është mjaltë kurues për mëlçinë dhe cerozën” shprehet Altini, duke shtuar se kemi dhe mjaltin e akacieve, të sherebelës, apo i trëndelinës.

Sipas studimeve në Amerikë, rezulton se mjalti është një ndër alkalizuesët më të mirë, pasi përthith shumë mirë vitaminat. Sa më i errët të jetë mjalti, aq më shumë nivele enzimatike ka dhe sipas Altinit rekomandohet që të konsumohet dhe tek fëmijët e vegjël pa asnjë problem.

”Konsumimi i mjaltit në mëngjes esëll është 2.5 herë më efektiv se konsumimi gjatë ditës” u shpreh ai. Njerëzit që kanë jetuar më gjatë kanë konsumuar 2 deri në 3 lugë gjelle në ditë mjaltë, sasi që rekomandohet dhe sot.

Por si mund t’a dallojmë mjaltin cilësor me disa teste të shpejta? E para, mjalti ndikon tek lëkura jonë nëse e vendosim në një puçër që mund të kemi në dorë, pra mbyll plagët, nëse jo nuk është mjaltë i mirë. Mjalti nuk duhet të jetë transparent, pra që të shihet përtej në dritën e diellit, ndërsa nuk duhet mbjatur në bidona plastike, këshillon Joka. Kur mjaltin e hedhin në ujë dhe kristalizohet pasi e përzjejmë, mjalti nuk është cilësor. Mjaltin ne mund t’a provojmë me shkrepëse, pasi e vendosim dhe e ndezim. Nëse shprepësja ndizet dhe pikon ngjyrën e mjaltit, mjalti është i mirë, nësë jo atëherë kemi të bejmë me një mjaltë të manipuluar. Mjalti cilësor duhet të jetë shumë viskoz, i rëndë kur qarkullon nga një enë në tjetrën.

Më pas Altini foli për një përzierje të mjaltit, uthullës së mollës, xhinxherit dhe specit pikant që është shumë efikase për problemet e kolesterolit, të zemrës, apo sistemit kardiovaskular, mëlçisë, duke mos harruar të përdoret në mëngjes esëll. Ndërsa mjalti Tupelo nëse kombinohet me kanellë, është shumë i mirë për diabetikët, tha Altini në fund të bisedës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?