Sociale

VIDEOLAJM/ Mjegulla e madhe 'pushton' bregdetin e Durrësit dhe të Vlorës

4 Korrik, 13:16| Përditesimi: 4 Korrik, 16:22

  • Share

Durrës- Një pamje e pazakontë është filmuar sot në bregdetin e Durrësit dhe atij të Vlorës.

Një mjegull e madhe ka rënë duke zbehur pamjet e duke veshur me mister të gjithë detin e Adriatikut e Jonit. Megjithatë kjo gjë nuk i ka ndalur pushuesit të shijojnë edhe këtë të premte bregdetin.

Ndërkohë, edhe plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe erë e fortë.

Ora 15:56
Plazhi i Spillesë mbulohet nga era dhe mjegulla e dendur (VIDEO)

 

Pas Durrësit dhe Vlorës, edhe plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe erë e fortë.

Pamjet e publikuara tregojnë se zona është mbuluar plotësisht nga një shtresë mjegulle, duke e bërë të vështirë shikueshmërinë për pushuesit.

Kjo vjen vetëm pak pasi një fenomen i ngjashëm u regjistrua në Durrës dhe Vlorë, ku plazhet u mbuluan nga mjegull e dendur dhe erë e pazakontë. 

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?