Bota

Mjekë dhe infermierë në nxitim, me barrela dhe sirena ambulancash drejt vendngjarjes për të shpëtuar jetë (VIDEO)

12 Qershor, 11:50| Përditesimi: 12 Qershor, 11:53

  • Share
 
 

Grupet e mjekëve me barela edhe ambulanca nga spitali në vendngjarje. Gatishmëri e plotë në zonën e Ahmedabad në Indi, ku u rrëzua edhe avioni “Boeing 787” i linjës “Air India”.

Këto janë momentet e emergjencës mjekësore. Spitali i gjithi në gatishmëri, sirena ambulancash, mjekë, infermierë, njerëz që lëvizin në nxitim dhe rrëmujë.

Në garë për të shpëtuar kë të munden në vendngjarje.

Teksa autoritetet paralelisht vijojnë edhe hetimet, ende nuk ka të dhëna për numër viktimash dhe të mbijetuarish të mundshëm. Edhe shkaqet e aksidentit ajror mbeten të panjohura, por gjasat janë për një tragjedi të rëndë ajrore me shumë viktima.

242 persona ishin në bord që udhëtonin drejt Londrës, nga këta 130 pasagjerë. Por mjeti fluturues ra mbi çatitë e pallateve dhe banesave të zonës, ndaj dhe bilanci mendohet se është edhe më tragjik.


Lajmi kryesor:

Indi/ Rrëzohet avioni me 242 persona në bord, u përplas me godinat e konviktit të studentëve, policia: Mbi 290 viktima! 1 i mbijetuar mes pasagjerëve (VIDEO+FOTO)


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?