INDI- Një avion Boeing 787-dreamliner i Air India, përfundoi udhëtimin e tij të fundit tragjikisht. Ai u rrëzua nga një lartësi prej rreth 190 metrash, me në bord 242 persona sapo nisi fluturimin. Itinerari ishte drejt Londrës ku pritej të mbërrinte pak përpara orës 19:00 me orën lokale. Më shumë se 290 persona kanë humbur jetën në rrëzimin e një avioni të Air India në Ahmedabad, tha policia.
Vetëm pak çaste pasi u nis nga aeroporti i Ahmedabad ai dha alarmin sos për një problem, ndërsa pamjet dramatike të tij që u shpërndanë online. Ai u përplas me një konvikt të studentëve të mjekësisë pak pasi kishte dalë nga perimetri i aeroportit. Sipas të dhënave, në bord ishin 169 indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe 7 portugezë ndërsa mes pasagjerëve kanë qenë 17 fëmijë.
Deri më tani janë gjetur 208 trupa të pajetë, ndërsa 1 prej pasagjerëve ka arritur t’i mbijetojë aksidentit tragjik. Pas përplasjes me konviktin, rreth 60 studentë janë të plagosur, dy prej tyre ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
BBC raporton se kjo është ndër të rrallat raste që një avion boeing rrëzohet në mënyrë të tillë dhe se kushtet e motit ka qenë të qëndrueshme. Historiku i fluturimeve të avionit me kapacitet 256 vende, tregon për udhëtime të tjera të gjata nga India drejt Evropës Japonisë dhe Australisë.
Kryeministri Indian Narendra Modi kërkoi angazhim maksimal për operacionet.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu keqardhjen e tij pas aksidentit “të tmerrshëm” ajror në Indi dhe u ofroi autoriteteve indiane mbështetje “të menjëhershme” për operacionet e shpëtimit.
“Aksidenti ajror ishte i tmerrshëm. India është një vend i madh, një vend i fortë, dhe jam i sigurt se do të dinë si ta përballojnë, por u kam thënë se çfarëdo që mund të bëjmë, do të jemi aty menjëherë”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Trump nuk specifikoi nëse kishte biseduar me kryeministrin indian, Narendra Modi, por theksoi se aksidenti “është një nga më të rëndët në historinë e aviacionit” dhe se i ka dhënë autoriteteve indiane disa “udhëzime” mbi çfarë duhet hetuar.
Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ishte shprehur se ndjehej “i pikëlluar” për aksidentin dhe kishte premtuar se do të lutej “për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit e tyre”.
Ora është 13:38, me orën lokale, më 12 qershor: pamjet në ekran tregojnë fluturimin Air India 171 në pistën e aeroportit të Ahmedabadit. Dallohet rrotullimi në pistë për ngritje dhe shkëputja e avionit, i cili fillimisht ngjitet në lartësi, por më pas ulet dukshëm dhe përplaset mbi banesa. E gjithë skena ndodh për më pak se një minutë.
Janë momentet e fundit të avionit që u rrëzua në Indi dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 300 personave. Në bord ndodheshin 242 vetë, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Viktima ka pasur edhe në mesin e banorëve të një konvikti studentor pranë aeroportit.
Vishwash Kumar Ramesh, i mbijetuari i aksidentit ajror dhe bileta e tij e avionit
Një pasagjer i ka shpëtuar tragjedisë ajrore në Indi. Mediat raportojnë se i mbijetuari ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e qytetit, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi tragjedia. Bëhet fjalë për një shtetas britanik me origjinë indiane, i cili quhet Vishwash Kumar Ramesh.
Sipas asaj që ka deklaruar një komisar policie, pasagjeri ndodhej në vendin 11A, i cili në avionët Boeing 787 përkon me një vend pranë dritares, pothuajse në lartësinë e krahut të avionit. Përkrah Ramesh udhëtonte vëllai i tij, i cili humbi jetën.
Mediat kanë zbardhur edhe dëshminë e tij: “Tridhjetë sekonda pas ngritjes në ajër u dëgjua një zhurmë e fortë, pastaj avioni u përplas”. Ramesh u ka treguar ekipit të shpëtimit kartën e imbarkimit si provë për vërtetësinë e dëshmisë së tij. Ai ka shtuar gjithashtu se jeton në Londër prej rreth njëzet vitesh dhe kishte ardhur në Indi për të vizituar disa të afërm.
Ai tha gjithashtu se nuk e dinte ku ndodhej vëllai i tij, por kur u ngrit pas përplasjes, pa gjithandej trupa, tym, flakë dhe copa avioni, informon 'La Repubblica'.
Janë gjetur 208 trupa nga 242 pasagjerë që ishin në bordin e avionit ‘Air India’ që u rrëzuar ditën e sotme në Indinë perëndimore në Ahemedabad. Sipas të dhënave të fundit janë gjetur 208 trupa, por ende nuk dihet nëse viktimat ishin në bord apo ishin në tokë në momentin e aksidentit.
Policia ka gjetur një të mbijetuar në sediljen 11A i cili rezulton shtetas britanik me origjinë indiane. I mbijetuari është dërguar në spital dhe është në kujdesin shëndetësor.
Nga të dhënat e deritanishme rezultojnë 169 indiane, 50 studentë mjekësie të plagosur. 53 britanike 1 portugez, 7 kanadez dhe 17 fëmijë të identifikuar, raportohet në media.
Aeroplani u përplas me një ndërtesë banimi të përdorur nga mjekët, një grua përshkruan se si djali i saj shpëtoi duke kërcyer nga dritarja e katit të dytë.
Ekspertët e aviacionit i kanë thënë BBC-së se pozicioni i krahëve të aeroplanit gjatë ngritjes mund të ketë qenë problematik.
Një video që kemi verifikuar tregon aeroplanin duke u ulur dhe një shpërthim të madh në momentin që godet tokën.
‘Kur e shoh këtë’, thotë analisti i aviacionit Geoffrey Thomas, ‘shasia është ende e ulur, por krahet janë tërhequr’.
Kjo do të thotë që krahet ishin në një linjë me trupin e aeroplanit, gjë që ai thotë se është shumë e pazakontë kaq shpejt pas ngritjes.
‘Shasia zakonisht tërhiqet brenda 10-15 sekondave dhe krahet më pas tërhiqen gjatë një periudhe prej 10-15 minutash.’- thotë ai.
‘Është shumë e vështirë të thuhet me siguri nga videoja; nuk duket sikur krahët janë të zgjatura, dhe kjo do të ishte një shpjegim krejtësisht i qartë për një aeroplan që nuk e përfundon ngritjen siç duhet. Kjo do të tregonte për një gabim të mundshëm njerëzor nëse krahet nuk janë vendosur siç duhet", thotë Marco Chan, një ish-pilot dhe lektor i lartë në Universitetin e Ri të Buckinghamshire, "por rezultatet e hetimeve të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar këtë."
Rreth 60 studentë kanë mbetur të plagosur pasi një avion pasagjerësh i “Air India” u rrëzua në godinat e konviktit të mjekësisë në Ahmedabad.
Sipas Federatës së Shoqatës Mjekësore Gjithë-Indiane (FAIMA) e Indisë, dy prej tyre ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Foto: Randhir Jaiswal
Një avion i kompanisë Air India u rrëzua sot pranë aeroportit të Ahmedabad, vetëm pak minuta pas ngritjes në fluturim me destinacion Londrën. Fluturimi AI171, që ishte nisur drejt aeroportit Gatwick, pësoi aksident fatal duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme indiane, Randhir Jaiswal, në konferencën për shtyp, tha se ky ishte "një aksident shumë tragjik".
"Operacionet e shpëtimit kanë filluar. Duhet të presim edhe pak kohë në lidhje me rrëzimin e avionit. Kemi humbur shumë njerëz. U shprehim ngushëllimet tona më të thella të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre", tha ai.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka reaguar pas aksidentit të rëndë ajror në qytetin Ahmedabad, ku një avion i kompanisë Air India u rrëzua, duke shkaktuar një tragjedi që ka tronditur të gjithë vendin.
Në një postim në platformën X, Modi shprehu dhimbjen e thellë për ngjarjen.
“Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe mbushur me trishtim. Është e pamundur të përshkruaj me fjalë dhimbjen që ndjejmë,” shkroi ai.
Kryeministri bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrat dhe autoritetet përgjegjëse, të cilat po punojnë pa ndërprerje për të ndihmuar të prekurit dhe për të menaxhuar situatën në terren.
Avioni i ‘Air India” ka dhënë alarmin para se të rrëzohej mbi zonën e banuar. Autoritetet konfirmuan dinamikën paraprake të tragjedisë ajrore, duke sqaruar se ka qenë piloti ai që e lëshoi sinjalin SOS pak para përplasjes.
Por nuk dihet se çfarë ka qenë shkaku i rrëzimit në pak sekonda. Avioni ndryshoi kurs sapo u ngrit në rreth 200 metra lartësi, teksa u shkëput nga pista.
Në bord ishin 242 persona, mes tyre 230 pasagjerë dhe 12 staf. Nga këta, 169 pasagjerë janë indianë, 53 britanikë, 7 portugezë. Mjeti fluturues u ngrit nga aeroporti në orën 08:30 të mëngjesit dhe do mbërrinte orët e pasdites në aeroportin e Londrës “Gatwick” orët e pasdites së sotme.
Avioni kishte shumë orë fluturimi dhe nuk ishin hasur probleme mekanikë apo teknike, por hetimet do zbulojnë se çfarë ndodhi. Piloti ishte me eksperiencë, mbi 8 mijë orë fluturimi, kurse bashkëpiloti me mbi 1 mijë orë.
Grupet e mjekëve me barela edhe ambulanca nga spitali në vendngjarje. Gatishmëri e plotë në zonën e Ahmedabad në Indi, ku u rrëzua edhe avioni “Boeing 787” i linjës “Air India”.
Këto janë momentet e emergjencës mjekësore. Spitali i gjithi në gatishmëri, sirena ambulancash, mjekë, infermierë, njerëz që lëvizin në nxitim dhe rrëmujë.
Në garë për të shpëtuar kë të munden në vendngjarje.
Teksa autoritetet paralelisht vijojnë edhe hetimet, ende nuk ka të dhëna për numër viktimash dhe të mbijetuarish të mundshëm. Edhe shkaqet e aksidentit ajror mbeten të panjohura, por gjasat janë për një tragjedi të rëndë ajrore me shumë viktima.
242 persona ishin në bord që udhëtonin drejt Londrës, nga këta 130 pasagjerë. Por mjeti fluturues ra mbi çatitë e pallateve dhe banesave të zonës, ndaj dhe bilanci mendohet se është edhe më tragjik.
Këto janë çastet tragjike kur avioni i ‘Air India” në përpjekje të dështuar për t’u ngritur nga pista e aeroportit në Ahmedabad, bën një ulje në dukje progresive dhe më pas humbet në morinë e ndërtesave të zonës së banuar.
Në dukje kjo ulje të ngjan si normale, pa turbulenca dhe humbje ekuilibri të mjetit fluturues.
Në fraksion sekondi dhe gjithçka i përngjan një zone lufte, një shpërthimi bërthamor. Flakë, re tymi të zeza dhe zhurmë e fuqishme. Pas tyre edhe ulërima njerëzish.
Pasoja ishte aksidenti ajror që mund të konsiderohet tashmë edhe një tragjedi ajrore, për shkak se në bord udhëtonin 242 persona, staf dhe pasagjerë, teksa viktima mund të ketë edhe mes banorëve të zonës.
Pamjet ishin shokuese si në VIDEON sipër, teksa pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe zjarrfikësve, u shfaqën edhe momentet e bishtit të avionit mbi tarracën e një pallati dhe copat e tjera të tij të shkërmoqura gjithandej.
Grupet e mjekëve me barela edhe ambulanca që transportonin trupa, por nuk ka ende të dhëna për numër viktimash dhe të mbijetuarish të mundshëm.
Komente
