Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka reaguar pas aksidentit të rëndë ajror në qytetin Ahmedabad, ku një avion i kompanisë Air India u rrëzua, duke shkaktuar një tragjedi që ka tronditur të gjithë vendin.
Në një postim në platformën X, Modi shprehu dhimbjen e thellë për ngjarjen.
“Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe mbushur me trishtim. Është e pamundur të përshkruaj me fjalë dhimbjen që ndjejmë,” shkroi ai.
Kryeministri bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrat dhe autoritetet përgjegjëse, të cilat po punojnë pa ndërprerje për të ndihmuar të prekurit dhe për të menaxhuar situatën në terren.
Lajmi kryesor:
Indi/ Rrëzohet avioni me 242 persona në bord, u përplas me godinat e konviktit të studentëve, policia: Mbi 290 viktima! 1 i mbijetuar mes pasagjerëve (VIDEO+FOTO)
Xh.K/r.k./ReportTv.al
