Vishwash Kumar Ramesh, i mbijetuari i aksidentit ajror dhe bileta e tij e avionit

Bota

Ky është pasagjeri që i mbijetoi tragjedisë në Indi: 30 sekonda pasi avioni u ngrit u dëgjua një zhurmë e fortë, pastaj u përplas! I vëllai humbi jetën

12 Qershor, 17:37| Përditesimi: 12 Qershor, 19:00

  • Share

Vishwash Kumar Ramesh, i mbijetuari i aksidentit ajror dhe bileta e tij e avionit

Një pasagjer i ka shpëtuar tragjedisë ajrore në Indi. Mediat raportojnë se i mbijetuari ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e qytetit, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi tragjedia. Bëhet fjalë për një shtetas britanik me origjinë indiane, i cili quhet Vishwash Kumar Ramesh.

Sipas asaj që ka deklaruar një komisar policie, pasagjeri ndodhej në vendin 11A, i cili në avionët Boeing 787 përkon me një vend pranë dritares, pothuajse në lartësinë e krahut të avionit. Përkrah Ramesh udhëtonte vëllai i tij, i cili humbi jetën.

Mediat kanë zbardhur edhe dëshminë e tij: “Tridhjetë sekonda pas ngritjes në ajër u dëgjua një zhurmë e fortë, pastaj avioni u përplas”. Ramesh u ka treguar ekipit të shpëtimit kartën e imbarkimit si provë për vërtetësinë e dëshmisë së tij. Ai ka shtuar gjithashtu se jeton në Londër prej rreth njëzet vitesh dhe kishte ardhur në Indi për të vizituar disa të afërm.

Ai tha gjithashtu se nuk e dinte ku ndodhej vëllai i tij, por kur u ngrit pas përplasjes, pa gjithandej trupa, tym, flakë dhe copa avioni, informon 'La Repubblica'.


Lajmi kryesor:

Indi/ Rrëzohet avioni me 242 persona në bord, u përplas me godinat e konviktit të studentëve, policia: Mbi 290 viktima! 1 i mbijetuar mes pasagjerëve (VIDEO+FOTO)


SI.E./A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?