Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu keqardhjen e tij pas aksidentit “të tmerrshëm” ajror në Indi dhe u ofroi autoriteteve indiane mbështetje “të menjëhershme” për operacionet e shpëtimit.
“Aksidenti ajror ishte i tmerrshëm. India është një vend i madh, një vend i fortë, dhe jam i sigurt se do të dinë si ta përballojnë, por u kam thënë se çfarëdo që mund të bëjmë, do të jemi aty menjëherë”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Trump nuk specifikoi nëse kishte biseduar me kryeministrin indian, Narendra Modi, por theksoi se aksidenti “është një nga më të rëndët në historinë e aviacionit” dhe se i ka dhënë autoriteteve indiane disa “udhëzime” mbi çfarë duhet hetuar.
Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ishte shprehur se ndjehej “i pikëlluar” për aksidentin dhe kishte premtuar se do të lutej “për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit e tyre”.
Lajmi kryesor:
Indi/ Rrëzohet avioni me 242 persona në bord, u përplas me godinat e konviktit të studentëve, policia: Mbi 290 viktima! 1 i mbijetuar mes pasagjerëve (VIDEO+FOTO)
K.M/ReportTv.al