Mjekësia dhe paraja, Mjekja kirurge: Shqiptari ka shitur shpirtin tek djalli, mos prisni që doktori të jetë ndryshe nga populli

1 Shkurt, 17:25| Përditesimi: 1 Shkurt, 18:53

  • Share

 

Jetojmë në kohën kur mjekësia është kthyer në biznes duke u harruar dhe betimi i hipokratit.

Mimoza Boçari, Mjekja kirurge e cila ka jetuar disa vite nër Gjermani thotë se mjeku është pjesë e pandarë e filozofisë së shoqërisë shqiptare ku çdo gjë bëhet me para.

“Ç’të mbjellësh do korrësh dhe ky është bumerangu që i erdhi mbrasht shqiptarit. Që në klasë të parë e marrin me para dhe vendin e punës e marrin me para. Çdo gjë e marrin me para. Të jap unë pesëqindëshe dhe vëri 10 fëmijës tim. Marrëdhënia e shqiptarit me paranë është shumë e keqe. Ne e kemi shitur shpirtin tonë tek djalli. Mos prisni që mjeku të jetë ndryshe nga populli. Çdo gjë në Shqipëri bëhet me para. Ky është rezultati se ne nuk kemi mjekë të kualifikuar e tani mbajmë përgjegjësi në kurriz, siç mbajmë dhe për të tjerat" tha Boçari për emisionin Përballje në Report Tv. 


Lajmi kryesor:

'Paraja po drejton mjekësinë, fatkeqësi!' Mjekët ngrenë alarmin: Të ndryshohet sistemi, doktorët s'mund të punojnë në privat e shtet njëkohësisht


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?