Tirane- Irida Hasalla 28 vjeçe dhe 3 vjeçari Brian Spahia, të dy humbën jetën në spital privat, aty ku kishin shkuar për një mjekim më të specializuar për të cilin madje kishin paguar dhe mijëra euro
28 vjeçarja u nda nga jeta më 30 janar 2024 një ditë pas operacionit estetik për heqjen e dhjamit në spitalin Amerikan, ndërsa Briani 3 vjeç humbi jetën në klinikën private ‘Splendet’ pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje me narkozë në 14 dhëmbë. Të dyja spitalet private kanë selinë në Tiranë aty ku dhe ndodhet ministria e Shëndetësisë.
"Fatkeqësia më e madh e sotme është se paraja po drejton mjekësinë" thotë mjekja kirurge Mimoza Boçari për emisionin “Përballje’ në Report Tv.
Të dyja rastet e humbjeve të jetës ngrenë alarmin për nevojën e kontrollit të sistemit shëndetësor qoftë atij privat por dhe publik.
Të këtij mendimi janë dhe mjeku nefrolog Besnik Jakaj dhe mjekja Aurora Dollenberg e cila punon në systemin shëndetësor të Gjermanisë të cilët ishin pjesë e emisionit “Përballje’ në Report Tv.
“Për mua problematika që duhet të ngremë alarmin të gjithë është që ne duhet të kontrollojmë sistemin shëndetësor privat e publik. Duhet të ndërtojmë e monitorojmë një sistem të bazuar në ndërhyrje shkencore por gjithmonë I monitoruar. Jetojmë në kohën e uljes së ndërgjegjes profesionale dhe kërkimit shkencor. Fatkeqësisht mjekësia është tendencë biznesi dhe trajtohet shumë herë si biznes. Në këtë moment që trajtohet si biznes institucionet përgjegjëse të monitorimit, kontrollit e çertifikimit që janë përgjegjësi e ministrisë së Shëndetësisë duhet të jenë rigoroze e shkencore për të garantuar jetën e qytetarëve thotë Besnik Jakaj në lidhjen me skype për emisionin “Përballje”
Vdekjen e 28 vjeçares pas një operacioni estetik për të cilat rastet e vdekjeve janë thuajse zero, mjekja që punon në Gjermani, Dollenberg e quan rast flagrant.
“Është shumë flagrante që një e re 28 vjeçare të vdesë si pasojë e një operacioni plastik. Nuk ndodhin vdekje nga operacionet estetike. Është flagrante kur pacienti pëson vdekje fatale” thotë Dollenberg.
Mjekja ndalet tek neglizhenca që bëhet tek parapërgatitja para operacionit
Një gjë që neglizhojnë shumë shpesh në Shqipëri është fakti se nuk bëhet një ekage e thjeshtë. Pra pacientit i jepet takimi hajde nesër se do të operohesh. Duhet të ketë standartizim qoftë në privat apo shtetëror mjekësia duhet të ketë të njëjtin standard. Nuk ka pacientë që bën një operim pa pasur një parapërgatitje” thotë Dollenberg.
“Përgjegjësia është e institucioneve për të përcaktuar protokolle shkencore në privat dhe shtetëror. Dhe më pas sa ndiqen, a abuzohet për arsye financiare apo arsye të tjera dhe kush është fajtori?” thotë Jakaj.
Edhe Mimoza Boçari, mjeke kirurge vë theksin tek sistemi i mjekësisë sot.
“Fatkeqësia më e madh e sotme është se paraja po drejton mjekësinë. Ky organizim mjekësor që punojnë në shtet dhe më pas punojnë në klinika private për mendimin tim është shumë e gabuar. E para mjeku nuk ka jetë personale dhe e fut në ethen e parasë. Në Gjermani kush është në shtet është në shtet kush është në klinikë private në pivate. Nuk ka të drejtë" thotë Boçari.
Mjekët flasin për atë që e quajnë neglizhencë mjekësore për shkak të fitimit të shpejtë të parasë.
"Ne jemi mjekë por ka dhe protokolle nga babëzia e tmerrshme që ka kapur dalldinë kolektive tani. Ekonomia e pasurimi I shpejtë I menjëhershëm. Një kirurg nuk mund të rrijë 12 orë në operacion. Nuk mund të bëjë 7 operacione në ditë se do të gabojë patjetër. Tek një fëmijë i vogël nuk mund të bëhet kohë masive për të kurusuar kohën e mjekut për të ndërhyrë në 7-8 dhëmbë njëkohësisht. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta. Ka neglizhencë mjekësore si pasojë e fitimit të shpejtë të kohës dhe parasë.
Ne këtu jetojmë, shkon në spital për të bërë një kontroll thotë se ke nevojë për tu operuar. Për të hyrë një operacioni një pacient do një kohë të caktuar, analiza laboratorike, radiologjike e konsultën mjekësore e monitorimin e vazhdueshëm të reanimatorit. Se nuk mund të bëhen kështu se kemi qejf ne." thotë Besnik Jakaj për gazetarin Nertil Agalliu.
Jetojmë në kohën kur mjekësia është kthyer në biznes. Duhet të japësh sesbën lekë për të ofruar shërbimin mjekësor. Deri këtu jemi dakord. Por të shumta janë rastet kur edhe pse paguan faturën shërbimi mjekësor nuk është cilësor duke të të shkaktuar dëmtime në shëndet apo dhe mund të të marrë jetën siç ndodhi me 28 vjeçaren Irida Hasalla.
Të ftuar për të diskutuar në studion e emisionit “Përballje” në Report TV, mjekja nga Gjermania Aurora Dollenberg tregon rastin vetjak. Edhe pse ajo vetë mjeke tregon se u detyrua të kontrollojë në çdo hap gjëndjen shëndetësore të babait të saj por dhe të dërgonte lekë nga Gjermania për të paguar kolegët.
Babait tim i dhanë takim për operim nga sot për nesër ndërkohë që ai është pacient me zemer. Po ta bënte vërtet operimin do të kishte vdekur për shkak të rreziqeve që ka anestezia. Operacionet merren shumë lehtë kur bëhet fjalë çfarë rreziqesh mbart një pacient para se të futet në thikë”
....
Unë jam e detyruar të dërgoj lekë për operimin e babait tim se përndryshe do të kishte vdekur nga infeksioni. Nëse nuk do të kisha të paguaja shuma të mëdha lekësh nuk do të kisha mundësi që babain nga Gjermania ta trajtoja se do të kishte vdekur nga infeksioni për një operim të thjeshtë (heqje dhjami). Lekët kërkohen nga personeli mjekësor. E ti kur je në hall qoftë dhe si kolege je e detyruar të paguash nga Gjermania kolegët në Shqipëri që babai juaj të shkojë në shtëpi dhe jo në arkivol. Zgjidhja është të shpëtosh jetën e pacientit. Sepse mendon se jeta e të afërmit tënd është shumë më e shtrenjtë se ata para që jep jashtë faturave." tha ajo për emisionin 'Përballje'
Jetojmë në kohën kur mjekësia është kthyer në biznes duke u harruar dhe betimi i hipokratit.
Mimoza Boçari, Mjekja kirurge e cila ka jetuar disa vite nër Gjermani thotë se mjeku është pjesë e pandarë e filozofisë së shoqërisë shqiptare ku çdo gjë bëhet me para.
“Ç’të mbjellësh do korrësh dhe ky është bumerangu që i erdhi mbrasht shqiptarit. Që në klasë të parë e marrin me para dhe vendin e punës e marrin me para. Çdo gjë e marrin me para. Të jap unë pesëqindëshe dhe vëri 10 fëmijës tim. Marrëdhënia e shqiptarit me paranë është shumë e keqe. Ne e kemi shitur shpirtin tonë tek djalli. Mos prisni që mjeku të jetë ndryshe nga populli. Çdo gjë në Shqipëri bëhet me para. Ky është rezultati se ne nuk kemi mjekë të kualifikuar e tani mbajmë përgjegjësi në kurriz, siç mbajmë dhe për të tjerat" tha Boçari për emisionin Përballje në Report Tv.
E ndoqa emisionin dhe lexova gazetën.Të tre mjekët flasin,më mirë me thënë AKUZOJNË,por nuk kan emr?,.Si shpiegohet kjo? Mënyra si mjekët bëjnë pazarin është koha tet a tet(pacient mjek)kur infermjeria zel nga dhoma e mjekut.Por jo të tërë jan të pa skrupullt.
PërgjigjuKapitalizmma a e omel si hallva....!
Përgjigju