Muhamet Sejdiu, këngëtar nga Kosova, së bashku me bashkëshorten e tij ditë më parë rezultuan pozitiv me koronavirusin, ç'ka bëri që ata t'i drejtoheshin spitalit për shërbim. Gjithsesi tani ata rreshtohen krah atyre që e kanë fituar luftën ndaj këtij virusi vdjekjeprurës, ndërsa në një lidhje me 'skype' për 'Report TV' me gazetarin, Sejdiu sqaroi fillimisht se si e kuptoi që ishte me COVID-19:
"Të them të drejtën nuk e kam menduar se ishte korona, por një grip i zakonshëm. Unë u ktheva nga Gjermani dhe mendova mos ishte lodhje ose grip, por falë bashkëshortes ikëm duke bërë testin sepse ajo këmbënguli. Ishte një lajm i rëndë për ta marrë dhe për ta përjetuar,"-deklaroi fillimisht Sejdiu.
Me tëj këngëtari foli për shenjat që pati në fillim: "Ethe kam patur, por temperaturë jo shumë. Pas pesë ditëve që kam ndenjur në shtëpi shkova te mjeku dhe bëra komplet një terapi tjetër. Çdo ditë vija duke u bërë më i fortë. Ishte kënaqësi e madhe e mjekëve kur më thonin se po u bëja më mirë."
Sakaq mesazhi i këngëtarit për këtë situatë ishte: "Kini besim te zoti dhe mjekët. Se në Shqipëri dhe Kosovë janë gjigantë, heronj."
Në fund Muhameti këndoi edhe një këngë live, e cila i dedikoi situatës dhe me mesazhin që kjo luftë mund të fitohet.
Lajmi kryesor:
Nga 'Dëgjo këngën time' të Parashqevi Simakut te 'A e din', artistët: Çdo gjë bëhet më e bukur kur vendos zemrën të parën! (VIDEO)
Ne.k.//ReportTv.al