E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore e Doreada Mio, ishte Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë e cila dha disa këshilla praktike për fëmijët.
Ajo tha se produktet natyrale, kanë nisur të përdoren për fëmijët e vegjël, duke mos u drejtuar direkte tek ilacet klasike.
Mjekja tha se të gjitha këshillat popullore mund të ndiqen, por në fund duhet të pyetet dhe pediatrja që është e specializuar për fëmijët.
Mjekja shtoi se duhet treguar kujdes për temperaturën e të ftuarve kur janë të vegjël, duke rekomanduar dhe paracetamolët, ndërsa shtoi se në këtë periudhë virozat janë shtuar pasi fëmijët qëndrojnë nëpër kopështe apo shkolla bashkë dhe më pas e sjellin në shtëpia.
Sipas saj duhet këmbëngulur në forcimin e imunitetit që të parandalohen problematikat me virozat në këtë periudhë, teksa kurba e virozave do të vazhdoi sipas saj deri në fund të marsit.
Lajmi kryesor:
Doktor Ardi Prushi, mjek Obsteter Gjinekolog nga Spitali Hygeia: Vizitat gjinekologjike të kontrollit rutinë tek vajzat dhe gratë mund të parandalojnë shumë komplikacione
G.K/E.H/ReportTv.al
